LAJMI I FUNDIT:

Rrugët e jetës dhe mortit

(Në shenjë respekti për viktimat kosovare në Austri)

Ata mund të kenë qenë në gjumë të thellë, në ëndrrën e tyre që zgjat sa vetë ecejaket nëpër dyert e botës. Mund të kenë ëndërruar kthimin e përgjithmonshëm në atdhe, të lodhur nga jeta e dyfishtë. Por jo kthimin në arkivol.

Një natë e ftohtë, dhe automjete të aksidentuar. Punëtorë emergjence dhe lajme të trishta. Të gjitha këto në ekranet televizive. E përballë këtyre shpirtrat e trazuar të kosovarëve që presin në ankth emrat. Emrat, emrat, emrat…Reporterët do të urrehen apo adhurohen përjetësisht. Pa fajin e tyre, nëse përmendin apo jo një emër.


Djemtë dhe burrat e Kosovës kanë lënë rininë rrugëve të botës, jetën e tyre e kanë kaluar mes dashurisë për familjen dhe atdheun dhe shkëlqimit perëndimor. Shpirti i tyre i madh, i mbrujtur nga dashuria e familjes shqiptare i ka mbajtur në këmbë për dhjetëra vite. Edhe përballë jetës që u kalon në baushtella dhe punë tjera të rënda.

Ata kanë ikur me kokë prapa nga atdheu. Një ditë do të kthehen, nëse bota ndryshon. Një ditë do të shtrihen të qetë në vendin e tyre nëse sofra do ketë bukë dhe oborri liri. Malli i tyre është kthyer në jetë, në gjak për shpirtrat e përmalluar në vendlindjen e tyre të djegur nga lotët dhe përballimi me mungesën.

Ngjarje tragjike ndodhin në tërë botën, edhe dhimbjet po ashtu. Por dhembja jonë për mërgimtarët është e dyfishtë, e trefishtë, e pamatshme. Ata na ngjajnë në trima të legjendave që flijohen për jetën e të tjerëve. Flijojnë rininë, burrërinë, dashurinë e nënës, gruas, fëmijëve me ëndrrën për sofrën plot.

Ata do kenë përjetuar herët dhembjen e të qenit shërbëtorë ne tokën e huaj. Do ta kenë harruar apo kujtuar me mall fjalën e ngrohtë të nënës, apo këshillën njerëzore të babait. Do ta kenë kujtuar të mjegullt bukurinë e nuseve që me aq dhembje i kanë pritur me vite.

Dhe vetëm një gjë i ka mbajtur në këmbë, shpirtrat e tyre të trazuar e të shtrydhur pa dhimbshëm: Dashuria.

Por, duket se fati tragjik i njerëzve tanë që u flijuan për një gjysmë shekulli për ta na mbajtur gjallë është i shkruar si i tillë: në fillim dhe fund, dhembje dhe lot.

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori