LAJMI I FUNDIT:

Frika nga lideri, politikani i ardhshëm!

Elita jonë politike, ka frikë nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, politikani i ardhshëm Albin Kurti, ngase ky mendoi ndryshe, kundërshtoi Pakon e Martti Ahtisaarit, decentralizimin…. Procesi i përsëritur ndaj tij nuk është i rastësishëm.
Edhe kësaj radhë, më 23 shkurt, dështoi procesi. Nuk u paraqit në gjykatore i akuzuari Albin Kurti, as anëtarja e trupit gjykues Fllanza Kadiu. Seanca shtyhet për 2 mars. Qëndrimi i Kurtit ndaj EULEX-it dihet: "Nuk e njihni pavarësinë e vendit tim, as unë nuk u njoh juve".

Ishte koincidencë, apo jo. Po atë ditë, kur u shtye seanca, gazetat botuan në faqen e parë foton e Albinit, treguan për të se pritet të formojë partinë e re, të angazhohet në politikë.

Shtëpinë e drejtësisë e kishin pushtuar gazetarët, kameramanët… Ishte një numër i vogël i pjesëmarrësve të "spektaklit" ! Kalimtarët nuk e kthenin kokën, ata që e kthenin pëshpëritnin: "Kush po gjykohet…". Herë pas here vinin makinat e policisë, policët bllokonin trafikun.


Tek porta e gjykatores qëndronin policët, dy zonja, njëra e EULEX-it, dhe një zotëri. I "preknin" gazetarët, shikonin mos kanë ndonjë gjësend të metaltë, apo mjet të incizimit. Para se të nisë "zhurnali", pjesëtarët e policisë i ftuan dy aktivistët e Vetëvendosjes ! Glauk Konjufcën dhe Zgjim Hysenin të lëshojnë sallën e gjykimit, ngase kanë punë me ta. Në publik u dëgjuan zërat:"I arrestuan Glaukun e Zgjimin…". Fotoreporterët e kameramanët e "zunë" skenën e këtyre dy "pacientëve", të cilët i futën në makinën e policisë.

Me një vonesë prej gjysmë ore hynë me "xharra" gjykatësit e EULEX-it, Ferdinando Buatier de Mongeot dhe Vladimir Kanev. Afër tyre, njëri në të majtë e tjetri në të djathtë zunë vendet e tyre dy "civilë", prokurori special Ali Rexha dhe avokati, mbrojtësi ex officio Ramiz Krasniqi.

Zotëri Mongeot, i cili, me gjasë, nuk dinte se çka kishte ndodhur gjysmë ore më herët, i diktoi procesmbajtëses të shënoj praninë e palëve. Detyrë e mbrojtësit është të reagoj, t’i bëj me dije kryetarin e trupit gjykues, zotëri Mongeot për incidentin që kishte ndodhur, por ai nuk e bëri këtë. Ndoshta, nuk e ka ditur?!

Në publik gjendej avokati Tomë Gashi. Po e përmend Gashin për të treguar se para dy vjetësh nuk kishte pranuar të jetë mbrojtës ex officio i Albinit. "Kam respektuar Apelin e Albinit që asnjëri nga avokatët të ‘ mos duket ‘ në gjykatore", më tha ky avokat, derisa vazhdonte rrjedha e kësaj seance.

Gjykatësi shtatgjatë Mongeot arsyetoi mospraninë e koleges së tij Fllanza Kadiu. "Ajo ka probleme shëndetësore", tha ai. Pastaj shtoi:"Uroj të shërohet sa më shpejtë…".

Përkthyesja, një vashë e re, përktheu fjalët e gjykatësit Mongeot:"A gjenden në sallën e gjykimit vktimat, dëshmitarët e rastit penal… ? ". I përmendi emrat e tyre veç e veç, shumica prej të cilëve mungonin. Përmendi ai "viktimat", këtë term juridiko teknik, i cili përdoret në të drejtën e procedurës penale. Me të dëgjuar këtë shprehje, të pranishmit pëshpëritën:"Këqyre ti, këta qenkan viktimat e Albin Kurtit, ky u paska shkaktuar plagë…".

Së këtejmi, zotëri Mongeot foli për fletarrestimin ndaj Albin Kurtit. "Urdhri për arrestimin e të akuzuarit Albin Kurti nuk vlen sot, por më 2 mars, ditën e seancës", saktësoi ai.

Mbrojtësi ex officio Ramiz Krasniqi dukej i shqetësuar, mezi i zihej vendi vend. Ai tërhoqi vëmendjen se kjo është hera e fundit që ka ardhur në gjykatore për rastin e Albinit. Për këtë punë mos më thirrni më, tha ai duke shtuar se i "bartë të gjitha konsekuencat ligjore". Krasniqi theksoi:"Unë s’mund të veproj në kundërshtim me ndërgjegjen, bindjet e mia. Ju lus që të pranoni dorëheqjen time…". Përgjigja e gjykatësit ishte:"Refuzohet kërkesa e mbrojtësit…". Mongeot e ftoi në zyrën e tij këtë mbrojtës, i tha:"Eja në zyrën time, bisedojmë nja dy minuta…".

Me të përfunduar seanca, vazhdoi "zhurnali" tjetër përballë Gjykatës. Gazetarët morën deklarata nga zëdhënësja e EULEX-it, Christina Herodes, avokati Ramiz Krasniqi dhe aktivisti i Vetëvendosjes ! Visar Ymeri. Znj. Herodes theksoi se nuk e di arsyen e arrestimit të dy aktivistëve të Vetëvendosjes ! Glauk Konjufca e Zgjim Hysenit. "Pyetni për ta në polici", iu tha gazetarëve. Një njërën nga pyetjet se çfarë pasoja mund të ketë në rast të mosparaqitjes së tij në gjykatore, më 2 mars, avokati Krasniqi tha: Gjyqi mund të më gjobis me 250 euro, të merre licencën …

Zotëri Krasniqi mos keni frikë, EULEX-i as nuk jep e as nuk merr licenca!
Kjo çka po ngjet me ne, Albin Kurtin e të tjerët, është një fushatë me prapavijë politike, tha Visari. Në pyetjen time konkrete se a e kanë kërkuar policia sot Albinin në banesën e tij dhe në selinë e Vetëvendosjes ! – përgjigja e tij rezultoi:"Nuk kam informacione për këtë", tha ai.

Në selinë e Vetëvendosjes ! Frashër Krasniqi njoftoi për arrestimin e aktivistit tjetër në Podujevë, Blerim Maqestenën. "Blerimin e arrestoi policia derisa ai kujdesej për Peticionin, nënshkrimet e qytetarëve përkitazi me lirimin e Albinit". Frashëri përmendi Telegrafin. Këtu, tha ai, e kam lexuar shkrimin tuaj që ka të bëjë me Albinin – Ndiqet viktima, shpërblehen vrasësit ! "Të rinjtë po e lexojnë Telegrafin…", tha ai.

Procesi, në fazën e hetimeve ndaj Nazim Bllacës, të vetëshpallurit vrasës, sikur ka është zbehë. Ky i pandehur "ra nga liga", s’bëhet zhurmë për të, mbahet i ngujuar në shtëpi. Ndërkaq, zyrtarët e EULEX-it aktivizuan fletarrestimin ndaj Albinit, kërkojnë ta arrestojnë duke e cilësuar "të rrezikshëm" ! Në anën e Albinit doli të jetë edhe diplomati Joe Higgins, anëtar i Parlamentit të BE-së, i cili ka dërguar një letër përkrahje për Kurtin duke e cilësuar procesin gjyqësor të motivuar politikisht.

Kambana bie për atë që ka vesh!

Në trend

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori