Cilat zgjedhje janë të jashtëzakonshme?
Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në Istog u bë duke u bazuar në nenin 56.3 germa (b) të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, dhe nenit 4.1, 4.4 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale. Ligji i parë e përcakton organizmin e komunave, kompetencat e tyre, mënyrën e financimit, të drejtat dhe obligimet që dalin nga akti më i lartë i statutit .
Nuk ka dyshim se ( LVL ) është një ndihmesë e madhe në përkufizimin e kompetencave që ka pushteti lokal, dhe një njëfarë mënyre pak a shumë e ka ndihmuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili në bazë të nenit 139 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkufizohet si “organ i përhershëm që përgatit, mbikëqyr,drejton dhe verifikon të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve e referendumet dhe shpall rezultatet e tyre”.
KQZ, e cila përherë të parë organizon zgjedhje lokale për këshilltarë dhe kryetarë të asambleve komunale, të gjithë aktivitetin e vetë e ka mbështetur në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Lokale, i miratuar në Kuvendin e Kosovës, në qershor të vitit 2008.
Ndonëse është në mandatin e Kuvendit, inicimi i procedurave dhe miratimi i ligjeve, dhe kompletimi i legjislaturës, Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Lokale, gjatë zbatimit nga KQZ-ja, që në fillim doli me mjaftë mangësi, të cilat kanë krijuar paqartësi dhe dilema se si duhet të implementimohen një varg dispozitash ligjore.
Mangësitë janë të ndryshme: kolezioni mes dispozitave, të cilat e komplikojnë mënyrën e vendimmarrjes për çështje të caktuara, ambiguiteti (dykuptimësia) gjatë interpretimit, mosharmonizimi i terminologjisë standarde, struktura mjaftë e dobët e rregullave gramatikore, fjali të shumta të shkëputura në kontekstin logjik, mendime të papërfunduara dhe një varg të metash të tjera, të cilat i takojnë lidhshmërisë horizontale në mes kapitujve, që i referohen rregullimit të drejtave dhe obligimeve për subjektet politike, pjesëmarrëse në procesin elektoral si në nivelin qendror dhe atë lokal.
Edhe pse KQZ, e cila ka autoritetin të nxjerrë legjislacionin dytësor, bazuar në nenin 128.1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si rregullat të cilat duhet t’i referohen ligjit, as këto akte nënligjore nuk kanë mundur t’i mbulojnë mangësitë që i ka ligji, i cili nuk lejon shmangie nga dispozitat e normuara në mënyrë joprofesionale dhe abstrakte.
Të gjitha këto të meta të cekura më lartë, janë reflektuara në organizimin e zgjedhjeve lokale, të mbajtura në fundin e vitit të kaluar, dhe që ende nuk u arritën të përmbyllen as në pjesën e parë të këtij viti.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme
Për të mos u lëshuar në aspektin e trajtimeve toriko-shkencore, ku shtjellohen kriteret për klasifikimin e zgjedhjeve, meqë kishim vdekjen e Kryetarit të Komunës së Istogut, i cili kishte fituar mandatin për të udhëhequr me Kuvendin Komunal, u krijua një rrethanë ndoshta e para e këtij lloji, që ka bërë të mendohet, se këto zgjedhje, të cilat përcaktohen për nga periudha kohore, janë të jashtëzakonshme, për dallim nga zgjedhjet e rregullta dhe ato të parakohshme.
Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Lokale, nuk i ka dhënë hapësirë të mjaftueshme, sidomos zgjedhjeve të parakohshme dhe të jashtëzakonshme. Në nenin 4.4 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale, shkarazi përcaktohen afatet kohore të shpalljes, jo më herët se tridhjetë ditë dhe jo më vonë se katërdhjetë e pesë ditë, rrethana këto, kur mund të shpërbëhet kuvendi komunal, dhe bëhet shkarkimi i kryetarit në një komunë.
Ndërsa, për zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat organizohen si pasojë e rrethanave të jashtëzakonshme, vice majores, që kualifikohen se krijohen jashtë fuqisë dhe vullnetit të njeriut, në nenin 11.1 dhe 11.2 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale, shkurtimisht flitet se kemi edhe zgjedhje të jashtëzakonshme. Këto dispozita ligjore i referohen më shumë disa rrethanave që i ka përcaktuar Ligji për Vetëqeverisjen Lokale në nenin 56.3, ku në mënyrë taksative i ka përmendur një varg rrethanash të cilat qojnë në përfundimin e mandatit të kryetarit të komunës.
Disa nga rrethanat e paraqitura në nenin 56.3 të LVL-së, kualifikohen si rrethana që qojnë në zgjedhje të parakohshme, por nuk mund t’i përcaktojnë edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat jo vetëm në aspektin terminologjik, por substancialisht dallojnë njëra prej tjetrës.
Vdekja e Kryetarit të Komunës së Istogut, nuk është rrethanë që zgjedhjet të kualifikohen si të parakohshme, por janë zgjedhje të jashtëzakonshme.
Draftimi eventual i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Lokale, në të ardhmen, do të duhej t’i përcaktonte më qartë organizmin e këtyre dy palë zgjedhjeve, dhe t’i specifikonte dallimet mes tyre.
(Autori është zyrtar i lartë ligjor në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim )
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin