Corpus Delicti, zoti Kermabon!
“Gjykatësi është dënuar kur krimineli është shfajësuar.” Kjo maksimë e latinit të famshëm Publilius Syrius, u bë edhe një herë aktuale ndërsa data 10 shkurti erdhi për të tretën herë, së bashku me kujtimin për vrasjen e dy të rinjve në sheshin kryesor të Prishtinës, vetëm e vetëm sepse po ushtronin një nga të drejtat themelore që bën pjesë në listën e të drejtave të njeriut, protestën.
Sesi rrodhën ngjarjet pas vrasjes së dy të rinjve, janë një tregim i njohur; sekuestrime, arrestime të anëtarëve të VETËVENDOSJES, burgosja e liderit të kësaj lëvizjeje Albin Kurti, largim i policëve romunë nga Kosova pa u ndëshkuar, por jo dhe gjykimi e dënimi i policëve të UNMIK-ut.
Mungoi gjykatësi që do të duhej të ndëshkonte krimin, por në vend të tij u dënua drejtësia që fali kriminelët. Së paku moralisht. E kjo është drejtësia në radhë të parë e organizatës më të rëndësihme në botë, Kombeve të Bashkuara, e më pas ajo e një shteti që bën pjesë në Bashkimin Evropian, Rumanisë. Përzierja apo ndarja e kompetencave apo zingjirëve komandues mes organizatës dhe anëtarëve të saj nuk i interesojnë askujt, aq më tepër familjeve të të vrarëve. Fakti është se UNMIK-u apo vetë OKB-ja nuk dëshmoi asgjë më shumë se vërtetimin e sentencës së njohur: një krim ku marrin pjesë shumë veta mbetet pa u ndëshkuar.
Dhe do të ndalej këtu rrëfimi për 10 shkurtin sikur saga e turpit të drejtësisë ndërkombëatre në Kosovë të mos vazhdonte rrugëtimin e saj. Misioni i Bashkimit Evropian që ka ardhur për të vënë drejtësi në në këtë vend, gjë që vendorët kanë dëshmuar me sukses se nukn e bëjnë dot, EULEX-i bëri të njëtin gabim- ra në grackën e ndëshkimit të atyre që patën më pak faj, nëse faj mund të konsiderohet e drejta për të protestuar, siç është ta zëmë në Iranin e sotëm të Ahmadinejadit.
Në kohën kur të gjithë po prisnim me padurim të binte në rrjetën e misionit evropian për polici dhe gjyqësi, ndonjë “peshk i madh” i sojit të peshkaqenit, soj i cili duket se në Kosovën e pasluftës është kultivuar me shumicë, misioni EULEX do të rifillojë procesin gjyqësor ndaj Albin Kurtit, pikërisht për ngjarjet e 10 shkurtit.
Një zhvendosje e vëmendjes për të mos u përballur me dështimin në zënien e “peshqve të mëdhenj”, apo frika nga e vërteta se EULEX, nuk është misioni që pritën me shpresa të mëdha shumica e qytetarëve të Kosovës, se më në fund po instalohej një pushtet që do të vendoste sundimin e ligjit, si e vetmja garanci për ta bërë këtë vend?
Apo është thjeshtë një hakmarrje personale ndaj Albin Kurtit dhe lëvizjes VETËVENDOSJE që me kohë e parashikuan dështimin e EULEX-it, kur ende nuk e mbante as këtë emër. Mund të ketë persona në EULEX që mendojnë se izolimi apo ndëshkimi i Albin Kurtit mund tju ndihmonte për ta përmirësuar imazhin e dëmtuar, jo aq për faj të tij, sesa si pasojë e komplikimeve diplomatike dhe ligjore, e më së shumti falë dështimit në terren pas vendosjes së tij në Kosovë. Sido që të jetë, një gjë është e sigurtë: kushdo që përfiton nga krimi, është fajtor për të.
Nga ana tjetër është interesant të shpjegohet fakti që në mesin e 1200 dosjeve për krime të rënda që i ka lënë trashëgim UNMIK-u, kjo iu ka rezultuar si më e rëndësihmja apo më e ngutshmja. Si duket, bosët e korrupsionit apo kriminelët e luftës do të mund të qëndrojnë edhe për ca ditë në liri se ju bën mirë, ose mund të qëndrojnë përgjithmonë, se ju bën edhe më mirë. Dhe e dini pse? Sepse “ushtrisë” blu të gjeneralit Kermabon i mungon guximi. Guximi për të ndërmarrë arrestimi të rëndësishme, guximi për të hyrë në pjesën veriore, ose “mbretërinë e krimit”, e mbase guximi për të prishur rehatinë…
Por EULEX, duke rihapur rastin e gjykimit të Albin Kurtit dhe jo duke e mbyllur atë, siç do të ishte e udhës ka bërë një gabim strategjik, të cilin nuk e ka për herë të parë , e që do t’i kthehet në bumerang. Dhe ja pse.
Së pari ka dalë kundër vullnetit të qytetarëve të Kosovës, pasi askush prej tyre nuk beson se Albin Kurti ka faj për vrasjen e protestesve.
Së dyti ka dalë kundër të gjitha organizatave të rëndësishme për të drejtat e njeriut, të cilat kanë pohuar se me 10 shkurt policia e UNMIK-ut ka dhunuar të drejtën për jetë të dy qytetarëve të Kosovës. Për EULEX-in do të kishte mjaftuar ta zëmë raporti i Amnisty International dhjetor të vitit 2007, një organizatë me renome botërore, e cila gjithashtu arriti në përfundimin e mësipërm dhe se gjykimi ndaj Albin Kurtit ishte një rast i "motivuar politikisht."
Por edhe sikur të kishte lexuar raportin e hetimeve të brendshme që ka bërë UNMIK-u në lidhje me këtë ngjarje, i cili ka dalë në përfundimin se vdekja e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit dhe plagosja e rreth 80 demonsruesve të tjerë erdhi si pasojë e përdorimit pa kriter të plumbave të skaduar nga njësia e policëve romunë, zyrtarët e EULEX do ta kishin kuptuar se fajtori është tjetërkund.
Madje edhe momenti i rihapjes së gjykimit është i gabuar; vetëm dy ditë para festës së pavarësisë së Kosovës. Pra rihapja e gjykimit të Albin Kurtit, ku kërkohet shpallja e tij fajtor, në mënyrë indirekte për vrasjen që kanë kryer policët romunë, vërtetë nuk është një veprim i zgjuar politikisht. Ky akt vetëm sa e rrënon edhe më tej reputacionin e EULEX-it, i cili tashmë duket se ka kundër edhe një pjesë të mirë të shoqërisë civile.
Dhe armiqësimi me shoqërinë civile ka pasojat e veta. Ajo do të kishte qenë përkrahëse e flaktë sikur EULEX të ndërmerrte hapat që do të ndihmonin në vendosjen e drejtësisë në këtë vend, si konsolidimi i policisë, gjyqësisë që është njolla e errët e këtij shteti, mbyllja e pikave doganore në veri dhe bllokimi i kontrabandës, futja në sistem e pjesës veriore dhe shuarja e strukturave paralele, rikthimi i gjykatësve në Mitrovicë dhe vënia në funksion e saj, deri tek arrestimi i kriminelëve të luftës dhe peshqve të korrupsionit, që përmendëm më sipër, pasi në këtë vend korrupsioni çdo ditë e më shumë po bëhet rregull dhe jo përjashtim.
Në vend të tyre ky mision ka vendosur të merret me një gjykim politik dhe të padrejtë ndaj Albin Kurtit, gjykim i cili përveç të tjerash është edhe humbje kohe dhe shpenzim i kotë energjishë.
Dhe e dini pse zoti Kermabon? – Sepse Corpus Delicti akuzon dikë tjetër!
(Autorja është analiste pranë gazetës Kosova Sot)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin