LAJMI I FUNDIT:

Si nuk po i kapë politikanët “mësyshi”?

Është vështirë të kuptohet se ç’po ndodhë realisht në tokat shqiptare. Në njërën anë nuk po i le eksiq shqiptarët konfrontimi politik në mes të socialistëve e demokratëve për të shpëtuar, apo “hequr” kokën "Salës". Flamujt partiak ende nuk janë ngritur në maje të Olimpit, është faza fillestare e mprehjes së shtizave të luftës demokratiko-socialiste për t’u dhënë më vone sinjali luftarak, me bori, për t’u sulmuar kështjella qeveritare në Tiranë.

Shumë është përfolur deri më tash korrupsioni qeveritar, tash së fundi ka arritur zenitin ogurzi të "shkëlqimit" medial. Nga interpretimet e shumta të parlamentarëve opozitarë, jo vetëm nga ata, është krijuar përshtypja se QEVERIA është vetë krimi, korrupsioni, hajni plaçkitësi e çkado tjetër, ndërsa të tjerët janë vetëm vallëzues baleti “primadona” të politikës shqiptare, me një kulturë shumë të lartë qytetërimi, që do t’ua kishte zili edhe Çajkovski, për t’ua lënë atyre pusin demokratik e jo mjellmave të bardha në Balshoj teatër, në Moskë.

Ky frymëzim i erës së fuqishme "demokratike" tiranase po frymon fuqishëm në Prishtinë e kudo tjetër në Kosovë, duke sinjalizuar papërgjegjësinë në qeverisje. Qyteti ka një pamje impozante me shumë “VIP” persona që ndajnë një copë hyqymet, derisa EULEX-i, UNMIKU e qeveritarët serbë merren me politikë, duke elaboruar projektin serb për ndarjen e Kosovës. Besoni, është e pamundur të kalohet një natë pa këtë “sherbet” diabeti.


Njëherë, më herët u pata gëzuar shumë për të arriturat e biznesit kosovar në përpunimin e ushqimit, dhe më thoshte mendja se turshimania kosovare do të zë vend të rëndësishëm në tregun global, pastaj rasoji i përgatitur enkas nga kreatorët e politikës ishte kërkesë e shumë degustatorëve për të rikthyer filmin prapa, për t’u joshur me këto vlera historike dhe kombëtare. Çuditërisht si nuk protestojnë bujqit shqiptarë dhe nuk shtrojnë kërkesat shumë të arsyeshme që të mbahen garat në zgjedhjen e më të mirit në prodhimin e rasojit, se sa për pekmez e ëmbëlsime tjera jemi rrasë. Bëj seri si nuk po materializohen kaq shumë ide, të kaq shumë ideatorëve.

Nuk e thash këtë rastësisht, ngase aty pas viteve të 60-ta (fatkeqësisht më ra të dëgjoja vonë) në SHBA, i kishte ra njërit në mend të shpërblejë prodhuesin më të mirë të patates, shpërblimin do ta merrte ai që kishte kultivuar pataten më të madhe dhe më të rëndë me peshë në Amerikë. Se sa ishte ideja e shkëlqyeshme u pa më vonë, ngase ideatori u bë milioner. Si ndodhi kjo mrekulli? Fermerët amerikanë me të dëgjuar lajmin se shpërblimi do të jetë…, jo i vogël për atë kohë – 1.000 dollarë amerikanë, e vërshuan vendin nga “polli” ideja. U dërguan me tonelata patate, me vagonë, vetëm për të dalë fermerët nga anonimiteti dhe për të fituar llagapin e njëshit “VIP”.

Është e vërtetë e madhe se nëse je person i njohur publik në Amerikë, atëherë je mall i kërkuar, në këtë treg të tmerrshëm të konkurrimit. Ideatori vërtet shpërbleu fermerin më të mirë, por nga ky marshim i patate-fermerëve u bë "milioner", ngaqë kuptohet ai patatet nuk i ktheu, ishte aneks i marrëveshjes gjatë aranzhimit të shpalljes.

Duke mos dashur t’u mbetet hatri konsultantëve dhe analistëve të shumtë politik qëllimisht përmenda fermerët ngase vendin e tyre po ua zënë politikanët dhe ata po i drejtojnë se si duhet të punohet toka, kanë edhe të drejtë se në Kosovë fermerët janë kuadër deficitarë, se sa për doktora e magjistër të politikës ka shumë, po të peshohen bashkërisht do të dalin mjaft të rëndë, edhe pse nuk i gjen kund në literaturën rajonale, as mos t’ia mësyjmë asaj evropiane se lodhemi kot.

Edhe tash në Kosovë ka pak fermerë se janë bërë të gjithë "akademikë", pak kanë mbetur asi që punojnë tokën, tash diplomat bëjnë punë, është kohë pazari, vrap e në log të burrave të marrim sa më shumë diploma politike publike e private, kanë humbur minatorët, inxhinierët e mirë, zejtarët…, të gjithë këta që për nga zanati janë krijues. Listat e të papunëve, por edhe parlamentin e kanë vërshuar juristët me diploma, çdo gjë është përgjithësuar, se sa janë të pajisur me dije shikoni nivelin e gjykatave; pastaj ekonomistët dhe biznesmenët kanë arritur statusin e të privilegjuarve, ngase nuk ka fare ekonomi vendore, por pjesa më e madhe janë politikanë të shumë universiteteve private të pasluftës. Shumë interesant tregun e kanë vërshuar universitetet e universitarët, secili ideolog partiak premton nga një universitet, ndërsa fabrika të reja nuk premtohen, vende të reja pune po, por fabrika hiç.

Për keqardhje edhe biznesmenë tonë të popullarizuar po i lëshon lëngu, i ka marrë malli për pasul të Leskovcit. Shikuar nga aspekti i biznesit nuk është edhe shumë keq, derisa të ketë ndërmarrje publike për privatizim lehtë do ta ketë qeveria e ministrat, nuk u duhet as programi qeveritar, po dalin ashiqare shumë guximshëm. Dhe vërtetë tash ka për të vluar paqja, duke na ia përvëluar buzët diplomatike. Nuk duhet të flitet shumë për këtë, më shumë ka të bëjë me mjeshtri kulinarie dhe zbulim recete si të zbuten raportet me Serbinë, tash, me zgjedhjet "realiste", jo me ato shumë moderne të shekullit XXI, që e përmendi gjatë debatit me kryetarin serb Tadicin ministri i jashtëm z. Hyseni në KS të OKB-së.

Tani mund të vlerësohet lehtë niveli i parlamentit dhe i parlamentarëve, se gjuhëtarë që flasin shqip pak kemi, e asi që flasin mesele sa të duash, keq që kemi mbetur pa kaca rasoji, nuk po ka kush t’i punoj. Është vështirë të zgjedh njeriu çfarë dialekti të flet tash se mund të kërcënohet nga "coolerët", luftëtarë të rebeluar, që e flasin "kosovarishten", se sa për gjuhë akademike as që bëhet fjalë, ngase shkrimtarët, intelektualët, poetët … i kanë shkelur në fyt.

Kush u ka faj akademikëve që nuk dalin të protestojnë, në kohën kur nuk mund të dallosh perin e bardhë nga i ziu, ata përmenden kur qeveria dhe kryeministri ua ndërtojë godinën e re, apo kur iu hidhet ndonjë lekë apo euro "sadaka".

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori