Autostrada 2010
I mirëseardhur ishte njoftimi datës 19 janar se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është aprovuar vendimi i Komitetit Ndërministror për ta shpallur fitues konzorciumin Bechtel & Enka për ndërtimin e autostradës Morin-Prishtinë-Merdar. Të gjithë ata që e dinë rëndësinë e saj, pa marrë parasysh koston e madhe të saj me vëmendje e kanë pranuar këtë lajm. Përfitimet e mëdha në të gjitha fushat si ekonomike dhe gjeostrategjike të rrugës i arsyetojnë ato në të gjitha aspektet, pasi të fillon funksionalizimi i saj. Ka disa çështje teknike që duhet pastruar para fillimit të punimeve gjegjësisht nënshkrimit të kontratës me ekzekutuesin kryesor të punimeve.
Pas vitit 1999 kishte kjo shoqëri kohë të hulumtonte,të analizonte të planifikonte me baza shkencore trasën e rrugës duke angazhuar dhe paguar të gjithë ekspertët e fushave që e tangojnë këtë problematik,e jo të kemi dilema së ka duhet të kaloi kjo rrugë sot kur vetëm është zgjedhur ekzekutuesi. Janë shpenzuar miliona të shumta nga buxheti i Kosovës në vitet e pas luftës, vetëm për projektimin e kësaj rruge,rezultoi se ato projekte kishin mangësi të mëdha (gjeo-mekanike). Iu nevojitën Qeverisë aktuale gati dy vite të kompletohet projekti, e sot dilet me propozime të reja për devijimin e trasës së autostradës.
Ndoshta propozimi i ri është ma i leverdishëm nga aspekti ekonomik,ka shumë arsye hapësinore konstruktive përse duhet të pësoi ndryshime trasa e rrugës por të gjitha këto do të duhej të parashiheshin me kohë para shpalljes së fituesit. Kjo do të rris koston e investimit pasi me improvizime nuk bëhen këto investime kapitale për çdo shtet,e lere ma për shtetin ma të varfër në Evropë,Kosovën.
E kamë obligim moral qytetar të theksoi rëndësinë e angazhimit të ekspertëve të planifikimit hapësinor,të cilëve as që iu është lejuar të shohin projektin e mëparshëm (viti 2005), pasi rrugët kanë ndikime të mëdha në hapësirë dhe janë ndotësit të mëdhenj të mjedisit. Ekspertiza e tyre do të ishte kryesore në këto çështje, posaçërisht caktimi definitiv i trasës së autostradës.
Të gjitha këto elemente do të duhej të ishin të inkorporuar në propozim Planin Hapësinor të Kosovës 2010-2020,ende të pa aprovuar,e që duhet të jenë në pajtim,edhe me planet e komunave që do të ndikonin në funksionalizimin e tërësisë territoriale të një shteti të ri si është Kosova.
Arsyetimet hapësinore të bëra këtyre ditëve,nga ana e Ministrit të MTPT,janë të pa qëndrueshme,ndoshta ashtu e kanë informuar ekspertët e tij,por jo edhe ekspertët e planifikimi hapësinor. Publikisht ai deklaron se trasa e re e propozuar nga fituesi i projektit do të jetë e favorshme edhe për Gjakovën. Si mundet të ketë leverdi popullata e Gjakovës të kyçet në autostradë te nyja e Orllatit kur e ka kyçjen në autostradë shumë ma afër (Prizrenin).
Është krejt çështje tjetër atraktiviteti turistik i udhëtimeve, me vizura magjepse në Ballkanin e nëpërkëmbur, që i ofron në të ardhmen për popullatën e Rrafshit të Dukagjinit dhe të tërë Kosovës rruga e liqenit artificial të Fierzës me trajekt deri në det.
Nuk bën të ndryshohet trasa e rrugës sipas arsyetimeve formale të ndonjë grupacioni apo konzorciumi pa pasur arsye të fort teknike dhe ekonomike (fizibiliteti). Kjo kërkon një punë të mundimshme teknike e cila kërkon kohë në përpilimin e projektit të ri, përndryshe kjo shoqëri do të ketë dëme të mëdha në aspektin ekonomik dhe social.
Kishte shumë dilema se si do të realizohet ky projekt madhor për të gjithë ne, (autostrada Morin-Prishtinë-Merdar). Rëndësia e saj, duke filluar nga aspekti gjeostrategjik e gjerë te ai kryesori ekonomik dhe mbarë kombëtar, është e tepërt për tu diskutuar,pasi të gjitha analizat nga aspekti i planifikimit hapësinor tregojnë një gjë të tillë. Të gjithë indikatorët hapësinor tregojnë një qasje konstruktive për ndërtimin e kësaj rruge shumë të rëndësishme për Kosovën dhe për Evropën Jug Lindore në tërësi pa marr parasysh “prishjen e dhimbshme” të disa monopoleve të huaja greko sllave.
A duhet punuar sipas sistemit “projekto-ndërto” rasti i Shqipërisë, i cili ende nuk është përfunduar dhe i kushtoi shumë shtrenjtë shtetit Shqiptar, por rrethanat e brendshme atje ishin tmerrësisht ndryshe, të pakrahasueshme me rrethanat e sodit në Kosovë. Është e pa mundur, shumë vështirë të caktohet kostoja përderisa nuk dihet tërë projekti dhe tereni kah duhet të kalojë rruga.
Eksperienca e shumicës së shteteve të ndryshme në botë (edhe në kontinentin e Afrikës), vërtetojnë se së pari duhet të përpilohet projekti, se ka duhet të kaloi rruga (trasa), ndikimet pozitive dhe negative të ndërtimit në të gjitha fushat e jetës, sa do të kushtojë me tolerancën e lejueshme ligjore, burimet e financimit, për të mos lejuar manipulimet e ndryshme shumë të dëmshme.
Një mospunë kronike me të cilën ballafaqohet e tërë shoqëria kosovare natyrisht është prezentë edhe në MTPT (Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit). Një mënyrë e veprimeve tona të bazuara ekskluzivisht në interesat partiake lokale dhe personale,duke izoluar ekspertët e panumërt në Kosovë,do t’i hakmerret kësaj shoqërie në të ardhmen. Mos lejoni që të manipulohet i tërë një popull me veprime të ulëta me të cilët do të pëson e tërë shoqëria kosovare. Për të gjitha çështjet kryesore duhet me pas transparencë të duhur nga ana e vendimmarrësve në Qeverinë tonë, gjatë gjithë procesit të ndërtimit të autostradës,që nga kontraktimi i punëve deri në përfundimin e tyre pas 36 muajve.
Politizimi i projektit nuk na duhet si po tentojnë disa parti politike, duhet shikuar vetë eksperiencat e shteteve të rajonit e ma gjerë gjatë shekullit të kaluar për të gjykuar drejtë. Le të anashkalohen interesat e grupeve të caktuara të interesit. Të shikohet së pari interesi ekonomi e pastaj ai integrues duke mos harruar qëllimet e mirëfillta gjeopolitike mbarëkombëtare pasi jemi të vonuar shumë në të dy anët e kufirit në të gjitha fushat e jetës.
(Autori është arkitekt i pavarur, ish-zyrtar i lartë në MMPH të Kosovës në Departamentin e Planifikimit Hapësinor – udhëheqës i Divizionit të Hulumtimeve-Planifikimi Qendror)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë