Për Sllovakinë dhe vizitën e Tadiqit
Me 21 gusht të vitit 2009, presidenti hungarez Laszlo Solyom kishte planifikuar të vizitonte një pjesë të Sllovakisë ku jeton një grup i gjërë etnik me origjinë hungareze. Qëllimi ishte për të zbuluar një statujë të mbretit të parë hungarez, Shën Stefan, një emër që i përket historisë mesjetare. Mirpo zoti Solyom duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë. Edhe pse presidenti hungarez e konsideronte një “vizite jozyrtare” në vendin tjetër ku jeton një minoritet prej 10% të kombësisë së tij, edhe pse vendi i tij ashtu sikurse Sllovakia janë pjesë e një klubi të përbashkët politik pa barriera kufitare siç është BE-ja, ndeshi në një jo të fortë dhe të vendosur. Kjo sepse Robert Fico, kryeministri sllovak e konsideroi vizitën e presidentit hungarez as më pak e as më shume, por dhunim të së drejtës ndërkombëtare dhe të sovranitetit të Sllovakisë.
Zbulimi i një statuje të një mbreti hungarez, ndërsa Sllovakia shënonte përvjetorin e pushtimit të saj me 1968, ku Hungaria kishte qenë një nga pesë ushtritë e paktit të Varshavës që kishte marrë pjesë (të tjerat ishin Bashkimi Sovjetik, Bullgaria, Gjermania Lindore, dhe Polonia) dhe për me tepër zhvillimi i një aktiviteti të tillë pa prezencën e asnjë autoriteti sllovak ishte një argument më se i mjaftueshëm për t’ia ndaluar hyrjen në kufi presidentit të vendit fqinj.
Gjithkush e merr me mend se pse po e rikujtoj këtë ngjarje që për pak u shndërrua në incident diplomatik. Sepse presidenti serb Boris Tadiq, politikani që nga diplomatët Evropa konsiderohet i moderuar (sepse në biseda konfidenciale e pranon se Kosovën e kanë humbur) por që vazhdon të frymëzojë serbët e Kosovës në një mënyrë jo të moderuar, me fjalinë “Kosova është Serbi,” në një kontekst shumë më të komplikuar dhe të dhimbshëm se ai në Sllovaki, do të zhvillojë vizitën e radhës në territorin e një shteti sovran, duke anashkaluar në mënyrë të qëllimshme autoritet shtetërore.
Një hakmarrje e shpejtë për mungesën e ftesës në mini-samitin e presidentëve të rajonit që do të zhvillohet në Prizren, me ftesë të presidentit Sejdiu, duke përcjellë mesazhin që ne hyjmë kur të duam në territorin e Kosovës, e po ashtu një mesazh se zemra e Kishave serbe është pikërisht Kosova, ndaj, ngjarja më e rëndësishme fetare e vitit, Krishtlindjet meriton të kalohet në një vend siç është manastiri i Deçanit.
Por cili do të duhej të ishte reagimi i autoriteteve të Kosovës?
Gjëja e parë që mund të thuhet është se vizita e presidentit serb nuk ka sesi t’i ketë gjetur të papërgatitur, sepse nuk është vizita e tij e parë dhe as e fundit, edhe pse herën e mbramë ishin përbetuar se nëse Tadiq do lëshonte mesazhe politike, më nuk do t’i shkelte këmba në këtë vend.
Por presidentit serb, jo vetëm që do t’i shkelë këmba, por nuk është aspak çudi që të lëshojë sërish ndonjë “bombë” të tipit “Kosova është Serbi,” siç e hodhi në një tjetër “vizitë private” pak muaj më parë në mes të manastirit të Deçanit.
Dhe autoritet kosovare që këtë herë duket se i ka zënë me “pushime” të gjata dimërore nuk kanë ç’të bëjnë tjetër veçse t’ju tregojnë nipërve të tyre atë përrallën nga ka dalë edhe shprehja “unë them ja ku është ujku, ju thoni ja gjurmët.”
Është e qartë se ata nuk kanë guximin e as fuqinë për tja vënë kufirin tek thana presidentit Tadiq, ashtu siç bëri Anëtarja e BE-së, Sllovakia me presidentin hungarez.
Ta zëmë për një çast se BE-së, së cilës i është drejtuar Tadiq, autoritet e Kosovës do t’i kthenin përgjigje negative; çfarë do të bënte presidenti serb? A do të tentonte ai pra, politikani i moderuar në sytë e Evropës të hynte me forcë në territorin e Kosovës? Nëse do të tentonte, a do të mund të hynte? Frika se kjo vizitë mund të shndërrohej në një incident që do t’i hidhte benzinë zjarrit në raportet shqiptaro serbe është e ekzagjeruar, dhe çështja është deri kur do të zgjasë dhe sa do të tolerohet?
Nëse flitet për stabilitet të rajonit, për uljen e gjakrave, përmirësimin e raporteve ndërfqinjësore duhet të marrin pjesë të paktën dy palë, jo njëri të provokojë e tjetri të heshtë e të durojë.
Nga ana tjetër ta zëmë se kryeministri Thaçi do të donte të shkonte për një “vizitë private” ose vërtetë për një vizite private në Luginën e Preshevës. A do ta toleronte njeri? Përgjigja dihet, pranga në kufi.
Tadiq nga ana tjetër nuk e ka përmendur natyrën e vizitës së tij. Ka numëruar të gjithë bodigardët por jo dhe qëllimin, nuk e ka thënë se është vizitë zyrtare por ama as jo zyrtare, pra do të sillet si t’i vijë për mbarë. Sepse si vend i çudirave që është Kosova, këtu mund të konsiderohet “vizitë private” edhe kur dikush ka një dyzinë gazetarësh me vete, ose “vizitë fetare” edhe kur besimtarëve të devotshëm mund t’ju recitosh nacionalizma të thekura.
Për ta kuptuar më mirë realitetin absurd që tashmë ka filluar të perceptohet si normal shtrojmë pyetjen: nëse për autoritet sllovake konsiderohej dhunim i sovranitetit shtetëror zbulimi i një statuje mesjetare, çfarë mund të jetë një deklaratë me ambicie territoriale si “Kosova është Serbi?”
Ose çfarë mund të jetë emërimi i gjykatësve dhe prokurorëve serbë në Gjykatën në veri të Mitrovicës nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në Beograd?
Një fjali si ajo e ministres së Drejtësisë, zonjës Nekibe Kelmendi që e cilësoi vendimin e Serbisë si ndërhyrje të rëndë në punët e brendshme të Kosovës, është më se e pamjaftueshme. Ata gjykatës apo prokurorë duhet thjeshtë të mos lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda territorit të Kosovës dhe EULEX, misioni i Bashkimit Evropian të marrë një herë e mirë në dorë frenat e drejtësisë në këtë vend, ashtu sikurse është mandatuar.
Dhe futja e hundëve “në punë të brendshme” do të jetë i përditshëm nga ana fqinjit të obsesionuar pas Kosovës derisa shteti i ri të vazhdojë të mbetet një han pa porta, ky hyn e del gjithkush, ku hyjnë e dalin qindra maune me mallra kontrabandë duke rrënuar buxhetin e varfër me miliona euro, ku kriminelët e luftës apo pasluftës kanë pse të ndihen më të sigurt edhe se në xhunglën e Amazonës.
Ps. Por si çdo e keqe edhe kjo vizitë e ka një të mirë. Në lejen e kërkuar për të hyrë në Kosovë, drejtuar përfaqësuesve të BE-së, Tadiq së paku e di se ka një zot shtëpie në këtë vend, e që ky zot shtëpie nuk është Serbia.
(Autorja është analiste politike pranë gazetës Kosova Sot)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin