Protektorati si zgjidhje e vetme
Ëndrra e Gruevskit është që përmes problemit artificial me grekët t’i superojë dhe t’i nënshtrojë përjetë shqiptarët, ndërsa ëndrra e Menduh Thaçit është që shqiptarët t’i shohë sa më parë të integruar në familjen e gjerë evropiane
Pas bllokimit të Maqedonisë për t’u anëtarësuar në NATO dhe, sidomos pas 7 dhjetorit kur ky shtet nuk arriti të sigurojë datën për nismën e bisedimeve për anëtarësim të plotë në BE, analizat e shumta flasin se Maqedonia mezi po mbahet në këmbët e qelqta të plasaritura. Defetizëm edhe më i madh po shtohet sidomos nga politika ultra nacionaliste e udhëheqësve të partisë (VMRO) e cila ka vendosur që edhe për 100 vjetët e ardhshme (deklaratë e kryeministrit Gruevski) ta mbajë peng këtë shtet dhe shoqërinë në të.
Sikur të zbërthehej një herë e mirë kjo kryeneçësi kaq fatale e Gruevskit dhe e bashkëpunëtorëve të tij si pinjollë të fundit të Sllobodan Millosheviqit, fare lehtë do të vihej deri te përfundimi se, kacafytja me tërë botën nuk i ka rrënjët te bllokada greke por te sëmundja patologjike antishqiptare. Gruevski ka problem me shqiptarët dhe jo me grekët!
Lashtësia e popullit më të ri në botë
Problemi i ndërrimit të emrit të shtetit është një kamuflazh tepër i tejdukshëm i synimeve reale të kësaj politike shoveniste maqedonase. Maqedonia ka kohë që quhet FYROM (anglisht) apo BJRM (në gjuhët sllave) apo IRJM (shqip) dhe ky ndërrim i emrit të shtetit u bë pa kurrfarë zhurme. Pa dyshim, sot, emri i këtij shteti tashmë gjendet në licitacion ndërkombëtar!
I vetmi çmim i pranueshëm është: vula ndërkombëtare se sllavomaqedonasit janë vendas ndërsa shqiptarët ardhacakë! Nëse e arrijnë këtë garanci pa kurrfarë problemi do të ndërrojnë edhe emrin e shtetit, edhe identitetin, edhe gjuhën! Fundja, Gruevski një çerek buxheti shtetëror, në mos edhe më shumë, në vit e shpenzon duke përvetësuar histori, fakte historike e arkeologjike, duke përvetësuar civilizime, kultura dhe personalitete të këtyre kulturave.
Sot edhe Skënderbeu është maqedonas, edhe Nënë Tereza është maqedonase, edhe Ali Pash Tepelena (sipas versionit maqedonas Ilia Pasha) na qenka maqedonas, sepse vetëm një maqedonas paskësh mundur të zhvillojë një luftë shfarosëse me suliotët shqiptarë që paskan qenë kasapë të rajonit! Pra, Nikolla Gruevski ka probleme me lashtësinë në raport me shqiptarët autoktonë të Maqedonisë dhe jo me grekët.
Nuk është edhe aq politikan naivë sa mendojnë disa vendorë e ndërkombëtarë. Nëse do të arrijë ta sigurojë lashtësinë sa më të hershme në raport me shqiptarët e vendit, atëherë e ka të garantuar edhe ekskluzivitetin etnik mbi shtetin si dhe të drejtën e pamohueshme për t’i disiplinuar “shqiptarët ardhacakë”!
Se Gruevski ka probleme me shqiptarët flet edhe një shkrim i botuar këto ditë në mediat greke sipas të cilit vërtetohet se pala maqedonase në biseda me ish-ministren e punëve të jashtme greke, zonj. Bakojani, ka pranuar të ndërrojë emër e identitet me kusht që ambasada greke në Shkup t’ia ofrojë Gruevskit listën me emrat e shqiptarëve që kanë bashkëpunuar me këtë ambasadë në dëm të shtetit të Maqedonisë! Pra, pala maqedonase synon dhe është e bindur se do t’ia arrijë të hyjë në bisedime duke e arritur një kompromis trelateral. Për emrin e ndërruar të shtetit të sigurojë respektin e një populli me identitet më të ri në botë por me një histori të lashtë!
Natyrisht, diplomacia ndërkombëtare do të jetë shumë rigoroze dhe bllokuese e këtij synimi sa nacionalist aq edhe racist. E drejta ndërkombëtare shumë qartë nënvizon se, e drejta e një etnie mund të arrihet, të sigurohet dhe të garantohet vetëm me kusht që mos të cenojë të drejtën e etnive të tjera, të jetë e bazuar në faktet dhe argumentet shkencore.
Ligji fizik që shkakton shkëputjen
Me çfarë të drejte Gruevski kërkon që të sigurojë antikën si komponentë të lashtësisë etnike kur dihet se sllavomaqedonasit janë shumë të vonshëm, tepër të vonshëm në këta vise. Pjesa dërmuese e intelektualëve maqedonas e pranojnë këtë fakt dhe gjithnjë e më shumë po bëhen të zhurmshëm kundër kryeministrit të tyre si dhe kundër këtyre tezave që nuk sjellin asgjë tjetër përveçse krijojnë klimë shumë të përshtatshme për një konflikt të madh ndëretnik në Maqedoni.
Është strategji e politikave serbo-maqedonase që mundësisht shqiptarët e Maqedonisë të ngacmohen deri në shkallën e shpërfytyrimit të tyre në grup etnik problematik dhe të sigurohet një përfundim ndërkombëtar se shqiptarët janë popull destabilizues që nuk i meritojnë euro-integrimet! Për momentin, kësaj strategjie të politikave raciste në Maqedoni po i bën ballë vetëm se kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi! Jo vetëm që ka sinjalizuar mbi këta synime të ulëta por edhe ka ofruar preventivë në të mirë të të gjithë qytetarëve të vendit dhe në të mirë të stabilitetit të mbarë rajonit.
Është më se e qartë se Shqipëria dhe Kosova relativisht shpejt do të inkuadrohen në BE! Zotëri Thaçi thotë se sipas ligjit të inercionit edhe shqiptarët e Maqedonisë do të tërhiqen drejt integrimit në BE! Kjo, deshti dikush apo jo, do të krijonte kushte për një konflikt të armatosur jo më për të drejta por për territor, për shkëputje nga njëmendësia lindore e Gruevskave e për bashkëngjitje me botën perëndimore.
Shmangien nga ky konflikt potencial, që nuk do të ngjasojë si intervenimet policoro-ushtarake aktuale nëpër vendbanimet shqiptare sa për të demonstruar “forcë maqedonase”, nuk e garanton deklarata “edhe barë do të hamë e nuk do të nënshtrohemi”, apo, “edhe 100 vjet nuk do të pranojmë të ndërrojmë emrin”, apo, “kërkojmë takim liderësh” sa për ta siguruar një syret të bukur me fytyra të depiluara, e as vetëkënaqësi se “BE pranimin tonë e shtyu për gjashtë muaj deri sa ta zgjidhim kontekstin me Greqinë”!
Garanci e vetme, racionale, fisnike dhe e sigurt është propozimi i z. Menduh Thaçit, i cili, insiston dhe lutet për një hap preventiv, shumë paqësor – për protektorat ndërkombëtar, jo fiktiv si deri më sot por faktik! Për momentin, Menduh Thaçi është i vetmi lider politik që po ofron zgjidhje të situatës në të cilën ndodhet aktualisht Maqedonia dhe e cila po rrëshqet ngadalë por sigurt drejt një katandisje shumë të rëndë. Vetëm përmes protektoratit ndërkombëtar do të arrihej deri te ruajtja e një paqe, stabiliteti, deri te zgjidhja e konteksteve maqedonase, të konteksteve shqiptare dhe, të shkarkuar nga këto probleme, do të sigurohej një euro-integrim më i shpejtë, më i pazhurmshëm dhe i pranueshëm për të gjithë grupet etnike që jetojnë në këtë shtet të cilin bota e njeh me emrin FYROM.
Ëndrra e Gruevskit është që përmes problemit artificial me grekët t’i superojë dhe t’i nënshtrojë përjetë shqiptarët, ndërsa ëndrra e Menduh Thaçit është që shqiptarët t’i integrojë në shoqërinë evropiane.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin