Shansi i shpresës
Në zgjedhjet e balotazhit, qytetarë(votuesit) e kanë edhe një shans të vendosin për shpresën, mirëqenien dhe një të ardhme më të ndritur. Me votën e tyre, ata do të kenë mundësin përfundimtare për të diktuar qeverisjen lokale,dhe për ta diktuar edhe trendin se ka mund të shkojë në tërësi politika në Kosovë.
Rritja e numrit të votuesve dhe ngritja-rënia e partive politike, nuk ishte fenomeni i vetëm i zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit në Kosovë. Një nga fenomenet e këtyre zgjedhjeve, ishte dhënia edhe të një shansi të të paditurve dhe njerëzve me biografi “të zezë” politike.
Votuesit, fatkeqësisht në disa qytete, sërish u përcaktuan për kandidatë të cilët me dekada politikën e kanë shikuar si një vend ku mund të pasurohesh brenda natës. I “dogjën” shumë kandidatë më vizion dhe moral njerëzor, dhe avancuan njerëzit me “stazh” të vjetër politik. Njerëzit që me vite të tëra, përveç propagandave dhe varfërisë politike dhe ekonomike, me vite të tëra nuk i sollën asgjë tjetër këtij vendi.
Pra, këto zgjedhje përveç që treguan, përforcuan edhe një herë faktin se politika nuk është shansi i më të diturve. Ky fenomen sa “interesant”, por shumë i dhimbshëm, ishte një nga sinjalet më domethënëse të zgjedhjeve të 15 nëntorit, për të kuptuar thelbin e politikës së Kosovës, e cila pas shpalljes së pavarësisë, po vazhdon të përballet me probleme në shumë sfera. Por, për të përmirësuar sado pak gabimin e 15 nëntorit, në shumicën e komunave të Kosovës, votuesit e kanë edhe një shans tjetër-atë të 13 dhjetorit.
Në zgjedhjet e balotazhit, ata e kanë shansin të vendosin për shpresën, mirëqenien dhe të një të ardhme më të ndritur. Me votën e tyre, ata do të kenë mundësin përfundimtare për të diktuar qeverisjen lokale, dhe për ta diktuar edhe trendin se ka mund të shkojë në tërësi politika kosovare. Ata kanë edhe një shans për t’u përcaktuar për kandidatët, që kanë mbetur në balotazh, në garë në shumicën e komunave.
Përcaktimi i drejtë i tyre, do të qartësojë shumë dilema, të cilat po ekzistojnë në skenën tonë politike, jo vetëm në nivel lokal por edhe në atë qendror. Votuesit para se të përcaktohen,do të duhej që të bëjnë krahasime në mes kandidatëve të tyre që kanë mbetur në balotazh. Nuk kanë arsye të veprojnë dhe të përcaktohen si në vitet e kaluara. Që budallait t’ia mundësojë t’i “shes” mend të mençurit.
Ka ardhur koha që në majat e politikës të ngjiten më të mençurit. Ata që para se të kandidojnë për poste politike, investuan në aspektin intelektual në vetvete. Në trojet shqiptare historikisht dihet se politikën rrallë herë e kanë bërë më të mençurit. Madje, as Mbreti Ahmet Zogu nuk ishte ndër më të zgjuarit, as ndër më të mençurit. Ai i përkiste një fisi shumë të njohur të Shqipërisë veriore. Kushdo që ishte i zoti të mblidhte nja 1 000 pushkë, në Shqipërinë e viteve 20-të, mund të vinte në pushtet.
Zogu ishte një prej atyre që kishte mundësi të grumbullonte rreth vetes mbështetës, ushtarë, apo mercenarë, kur të donte dhe si të donte. Por për ta mbajtur pushtetin duhej të ishe edhe një njohës i mirë i mentalitetit shqiptar. Megjithatë, Mbreti Zog, para se të bëhej i tillë, ishte një kalorës i mirë. Vetëm një model i tillë, në atë kohë mund të çante përpara Shqipërinë.
As Enver Hoxha nuk ishte, ndër më të shkolluarit në Shqipëri. Pas kthimit nga Perëndimi, përkundër mesatarizmit të tij intelektual, ai rezultoi i mjaftueshëm për ta vënë në krye të atyre njerëzve që morën përsipër të luftojnë me vendosmëri fashizmin. Fatkeqësisht për të qenë i suksesshëm në politikë edhe në këtë kohë të zhvillimit të demokracisë në Kosovë, nuk duhet të jesh shumë i mençur. Madje, këtu më lehët mund të ngritën në skenën politike, ata persona që në jetën e tyre vendit më shumë i kanë shkaktuar kataklizëm shoqërore.
Shembuj “më të mirë”, fatkeqësisht kurrë nuk do të kishim mundur të gjenim, madje as me konkurs ndërkombëtar,si dy deputetët e Parlamentit të Kosovës nga radhët e LDD-së, Gani Geci dhe Adem Salihaj. Qytetarët (votuesit), nuk kanë asnjë arsye të vetme të shprehin zhgënjimin e tyre për trendin e rëndë aktual politik të Kosovës. Dy regjisorët e CD-së së Nazim Bllacës, nuk kanë hyrë me parashutë në Parlamentin e Kosovës. Vota e tyre e “drejtë”, ishte ajo që ua dha mundësinë që në kohën kur më së paku i duhej vendit të krijojnë CD dhe ngjarje tragjikomike.
Përveç që terrorizuan dhe keqpërdorën votën e qytetarëve, këta deputetë keqpërdorën edhe Kuvendin e Kosovës. Se a kanë pasur të drejtë apo jo, që kanë gjetur këtë rrugë të “denoncimit të krimit”, do ta dëshmojë koha, por e rëndësishme është se këta dy xhiruesit e CD-së, nuk e dogjën rrugën ligjore. Treguan se për sa kohë që kanë qëndruar në skenën politike dhe në Kuvendin e Kosovës, jo që nuk kanë punuar për avancimin e drejtësisë, por për shkatërrimin e saj.
Figura të tilla politike të cilët në vend të avancimit, angazhimet e tyre me vite i kanë orientuar në degradimin e organeve të drejtësisë, nuk ekzistojnë vetëm në Parlamentin e Kosovës. ”Patriot” të tillë si Geci e Salihaj, ka me bollëk nga shumë parti politike, edhe nëpër kuvende të komunave të Kosovës, por që zëri i tyre nuk ka mundur të dëgjohet dhe të marrë jehonë.
Fatkeqësisht, votuesit në zgjedhjet e 15 nëntorit rizgjidhen sërish figura të tilla politike. Njerëz që në vend të rrugës së drejtësisë, për të “zgjidhur” probleme të caktuara, janë mësuar të ndjekin atë të anarkisë. Imunitetin e fituar, ata tashti presin që ta përforcojnë në zgjedhjet e balotazhit të 13 dhjetorit. Votuesit kanë edhe një shans për t’u përcaktuar përfundimisht për ata kandidatë që në vete kanë moral njerëzor dhe politikë.
Më 13 dhjetor qytetarët me votën e tyre do të kenë edhe një shans të ri, – zgjedhjen e njerëzve të mençur dhe shpresën për një të ardhme më të mirë të tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin