Larg modeleve që ndjellin kob
Paramendojeni 16 nëntorin. Rrugët plot njerëz të gatshëm për t’u ndeshur me gjithçka dhe me gjithkë. Veçmas me “kundërshtarët” dhe me organet e rendit. Kurse në ekranet tona fytyrat e zbehura të liderëve që shpërndajnë mesazhe shurdhe që nuk i dëgjon më kush. Kush e do këtë pamje?
Tashmë të gjithë e dimë se – së paku – si duket demokracia. Por duket se mësimi me të është një rrëfim krejt tjetër. Sikur harrojmë se demokracia nuk është e mirë vetëm atëherë kur është në interesin tonë. Harrojmë, apo nuk duam ta mësojmë faktin se është demokratike të lëvizësh, të mos jesh i përjetshëm në një përgjegjësi të caktuar publike.
Në fakt, demokracia është gjithmonë në anën tonë. Sepse në këtë lloj pushteti nuk ka moçalishte ku krimben idealet e një populli, ku kufiri i mundësive shihet edhe në mjegullën më të madhe. Demokracia mund të dëmtojë interesin e ngushtë që nuk prek atë kolektiv, por kjo është ligjësi e sprovuar e të mirës së këtij lloj pushteti.
Dhe, kujt mund t’i hyjë në punë një prishje e ligjësive të demokracisë? Ose, pse ne që përditë e kemi gojën plot demokraci, kur bëhet fjalë për interesat tona personale e interpretojmë demokracinë sipas kutit tonë? Sepse ende vuajmë nga disa gjëra: nga e kaluara diktatoriale e ngulur thellë në mentalitetin tonë, nga sfidimi deri në zhbërje të kundërshtarit – edhe ky fakt i mentalitetit tonë e ballkanik, por edhe nga interesat e caktuara.
Zgjedhjet lokale në Kosovë tashmë janë çështje orësh. Ne që sot jemi kundërshtarë politikë, edhe pas 15 nëntorit do të jetojmë në të njëjtin vend, nën të njëjtin qiell, do të ecim rrugëve të njëjta, do ta hamë bukën e përditshme dhe sërish do të kemi po ato familje dhe po ato halle të gjithmonshme njerëzore. Nëse nuk gërvishtim pariparueshëm në ndërgjegjen tonë ndonjë shenjë që nuk do të shërohet asnjëherë në plotëni. Dhe pavarësisht se kush nga ne. Ata që marrin fronin apo ata që zbresin nga ai. Gërvishtjet e demokracisë janë më të dhimbshme se ato në epoka diktatoriale.
Paramendojeni 16 nëntorin. Rrugët plot njerëz të gatshëm për t’u ndeshur me gjithçka dhe me gjithkë. Veçmas me “kundërshtarët” dhe me organet e rendit. Kurse në ekranet tona fytyrat e zbehura të liderëve që shpërndajnë mesazhe shurdhe që nuk i dëgjon më kush. Kush e do këtë pamje?
Të gjithë, ama bash të gjithë duhet të jemi më të fortë që ta mbizotërojmë vetveten. Që t’i shtypim epshet tona të pakontrolluara, që të ecim drejt në rrugën e vështirë por të pazëvendësueshme të demokracisë. Këtë duhet ta bëjmë për vetveten, për fëmijët tanë, për të sotmen dhe të ardhmen tonë.
Ne sot e kemi të lehtë kur flasim për epoka historike dhe shfryjmë mllef ndaj figurave historike se pse, në momente të caktuara rrëshqitën në llumin e inateve personale dhe harruan atë që ishte kryesorja: interesi kombëtar. Por, a ia bëjmë ne sot vetvetes këtë pyetje? Duhet t’ia bëjmë, aq më tepër kur jetojmë në një vend të lirë ku vullneti i popullit vendos për pushtetin.
Duhet të gjetur forcën e ndërgjegjes patriotike dhe qytetare që 16 nëntori të mos gdhijë ashtu siç u hamendësua më lartë. Këtë hamendësim nuk e do populli ynë, as miqtë tanë. Nuk e do as e sotmja dhe as e ardhmja jonë. Është sfida jonë më e madhe e ecjes me këmbët tona nëpër fushën e demokracisë. Është ora e sprovës sonë si popull i qytetëruar. Nëse dimë të ecim drejt në këtë sfidë tonën të parë, rruga do të vijë duke u zgjeruar gjithnjë. Në të kundërtën…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin