Kosova dhe urbanizimi i komunave
Do të ishte privilegj i madh nëse në një shoqëri do të kishte kërkesa të mëdha për ndërtime të reja, si ka ngjarë në Kosovën e pas luftës së fundit. Të gjitha vendbanimet kryesore në Kosovë janë atakuar nga të gjitha anët si rezultat i dy faktorëve esencial, lëvizjes së pa kontrolluar të popullsisë në relacionin fshat qytet (migrimi), si dhe dëshirës së madhe të emigracionit, së pari politik e pastaj ekonomik, i cili ishte i detyruar të largohej nga Kosova në vitet e para luftës, për të kontribuar në rindërtimin e shtetit të tyre.
Për t’u kthyer në vendin e tyre shumica e tyre ishin të gatshëm të investojnë në vendin e tyre ku ata,fëmijë e tyre dhe familja ma e gjerë do të kishin ma në fund rehati shpirtërore dhe lirinë e fituar me sakrifica të mëdha shumëvjeçare. A ishim ne në gjendje me pranuar të gjitha këto kërkesa realiste në fushën e planifikimit hapësinor, urbanizmit dhe arkitekturës?
Sa do të ishte lehtë të projektohet një vendbanim apo zgjerim i tij, kur ka kërkesa të mëdha për të jetuar aty dhe zhvilluar të gjitha aktivitetet që i kërkon jeta në një mjedis të organizuar si është qyteti.
Vetëm një shoqëri total e papërgatitur, pa traditë urbane, pa sens të menaxhimit të hapësirës urbane, mund të ketë këso qëndrime të çuditshme si është rasti me qytetet kryesore kosovare. Aty është vepruar kundër të gjitha rregullave elementare, normave dhe standardeve të planifikimit hapësinor dhe urbanizmit. Interesat e përbashkëta as që janë trajtuar ndonjëherë,vetëm interesat individuale janë të rëndësishme. Aspak nuk ekziston vullneti politik që të zgjidhen këto probleme esenciale për një shoqëri.
Tërë kësaj i kanë ndihmuar edhe “politikat” komunale urbane qe janë ndjekur në dhjetë vjetshin (10) e fundit në tërë Kosovën. Problemi i rritjes së pakontrolluar të vendbanimeve tona është reflektuar në të gjitha fushat e jetës urbane si infrastrukturat jo adekuate teknike dhe sociale (uji, kanalizimi, rryma, rrugët, entet parashkollore, shkollat e dy cikleve etj.). Për punësimin gjegjësisht prodhimin as që ka menduar dikush, kryesisht gati të gjitha kapacitetet ekonomike janë bazuara në tregti. Në një shoqëri ky importi kap shifrën deri në 95 %, dihet se si trajtohet prodhimi, edhe se po jetojmë kohën e ekonomisë së tregut, dhe në epokën e globalizmit në të gjitha fushat e jetës.
Një neglizhencë, e pa imagjinuar përpara, është duke vazhduar me dekada, kemi menduar se i ka rrënjët në politikat diskriminuese të regjimit të kaluar serb, por sot pas dhjetë viteve “liri”, kur pos vetvetes askush nuk është duke na penguar, të kemi këso veprimesh jo profesionale dhe jo humane në fushën e urbanistikës, në të gjitha anët e Kosovës me theks të veçanet në kryeqytet janë të pa justifikueshme.
Qëllimin është një jetë ma e mirë të banorëve tonë,kushte normale të strehimit, të lindjes, arsimit, punësimit dhe të pushimit, dhe një të ardhmen më të mirë të fëmijëve të tyre. Janë këto kërkesat minimale që duhet me ia plotësuar komuna banorit, si pjesë integrale e tij me të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë që pësojnë. Ai duhej të ishte obligim i shtetit tonë për të gjithë,e sot ne çka po iu ofrojmë atyre?
Nëpër komunat tona anashkalohet partneriteti urban-rural si bazë themelore e planifikimit hapësinor i cili është esencial në rastin e Kosovës. Atë e rekomandojnë edhe dokumentet e aprovuara ndërkombëtare të cilët apostrofojnë rendësin e raporteve fshat qytet të cilët edhe në Evropën e zhvilluar janë problem serioz (ESDP). Autori i këtyre rreshtave këtë problematik detal e ka hulumtuar në një pilot projekt “Komuna e Drenasit ”, por asokohe në MMPH ishte anatemuar pa e ditur rëndësinë që kishte ky partneritet për tërë Kosovën. E sot pas shumë viteve kjo shoqëri duhet t’i kthehet partneritetit pasi gjendja në fshatrat dhe qytetet tona ka marrë përmasa shqetësuese, duhet të ndërmerren veprime realiste dhe konkrete.
Jam duke i përcjell debatet publike për zgjedhjet komunale 2009. Vetëm një kandidat potencial për kryetar komune,deri me tani,me profesionalizëm të lartë ka shpjeguar rëndësinë e ekzistimit dhe përpilimit të dokumenteve hapësinore komunale (Planit zhvillimor komunal, Planit zhvillimor urban dhe planeve të tjera rregulluese urbane), me të cilët duhet të veproi komuna për të pasur një rregull hapësinor dhe urban në tërë territorin e saj. Pa u punuar dhe zbatuar këto dokumente vetëm do të mashtrojmë së pari veten, e pastaj të tjerët, pasi askush nuk mundet me pasur pasqyrë reale se si po zhvillohet komuna. Ky është një proces afatgjatë të cilin e kanë kaluar të gjitha shoqëritë dhe nuk duhet pasur iluzione se do të arrijmë rezultate të qëndrueshme urbane pa këto plane.
Ka premtime jo serioze si në rastin e legalizimit të ndërtimeve pa leje,ku edhe për objektet të cilët kanë uzurpuar hapësirën publike propozohen “negociata” me uzurpuesit!, çka tregon një jo seriozitet ekstrem pasi askush nuk ka të drejtë së pari morale e pastaj ligjore me luajtur me fatin e atyre që kanë vendosur që jetën ta kalojnë në mjedise urbane-qytete. Rast ma eklatant i jo seriozitetit ekstrem është edhe deklarata e një zëdhënësi komunal i cili deklaron se mbindërtimet duhet të trajtohen në një mënyrë tjetër. Duhet ditur se me premtime joreale vetëm krijohet huti dhe pakënaqësi e madhe të banorët.
Është interesant edhe një dukuri dëshpëruese e zyrtarëve të lartë komunal të cilët veprimet e paraardhësve të tyre nëpër vendet udhëheqësve në qeverisje nëpër komunat kosovare nuk i marrin si obligime të një vazhdimësie funksionale të një vendbanimi edhe nëse i takojnë të njëjtës parti politike, e në të kundërtën as që mundesh të imagjinon veprimet e ndryshme destruktive si ka ngjarë në vitet e fundit. Duhet kuptuar se interesat e përbashkëta duhet marr shtruar pa marr parasysh cila parti politike qeveris dhe do të qeverisë me komunën.
Kualiteti i jetës urbane në komunat tona është shumë i varfër. Ka shumë deformime urbane nëpër vendbanimet tona ato vërehen dhe preken nga të gjithë ne,ato duhet ndryshuar për të mirën e të gjithëve. Gati të gjitha qytetet e Kosovës nuk i kanë të zgjidhura as infrastrukturat elementare si ujin 24 orë,kanalizimet,e për rrymë me rrjetën e vjetër bartëse, as të mos diskutojmë pasi ajo është kompetencë e pushtetit qendror,e nuk ka lidhje përse ky popull po kriminilazohet që dhjetë vite. Krejt këto dhe shumë çështje jetike janë rezultat i mungesës së dokumenteve hapësinor dhe urbane.
Edhe aty ku janë punuar këto janë vetëm dokumente formale, nuk veprohet sipas tyre, nuk respektohen, askush nuk referohet në to, nuk janë realiste dhe të bazuara në elementet relevante që sot, në shekullin 21, shfrytëzohen në tërë botën në fushën e planifikimit hapësinor dhe urbanizmit, e sa për arkitekturë, jemi shumë larg trendëve aktuale në botën e artit.
A thua eksodi i viteve 90’ta në Shqipëri dhe Kosovë ishte vetëm një episod e një vazhdimësie që këto ditë u “rishfaq” në Kosovë me pasoja tragjike në lumin Tisa? E raste të ngjashme të trafikimit klandestin kemi shumë në vitet e fundit. Në thelb jemi ne ata të cilët kemi vepruar kështu në mënyrë destruktive në tërë hapësirat tonë komunale, pa i respektuar as normat dhe standardet elementare të urbanizmit për një jetë ma të mirë të gjithë neve.
(Autori është arkitekt i pavarur)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë