LAJMI I FUNDIT:

Donk Kishoti sllavomaqedonas

Emri i Maqedonisë duhet të ndërrohet sa më shpejt. Gruevski këmbëngul në marrjen e pëlqimit të popullit ndërsa ndërkombëtarët në koncensus partiak. Pavarësisht referendumin popullor apo koncensusin partiak, maqedonasit kanë një problem: si të kuptojnë se koncensusi politik me shqiptarët është shumëfish më i rëndësishëm se kompromisi me grekët

Deri më 7 dhjetor Republika e Maqedonisë duhet të ketë ndryshuar emrin. Ndryshe këtij shtetit do t’i shtohet edhe një sfidë: zhbërja! Për strukturat ekstremiste maqedonase deri më tani armiq kanë qenë grekët, tani, sipas tyre, kësaj armiqësie po i bashkëngjiten edhe ndërkombëtarët! Gruevskit nuk i pëlqeu kur Havier Solana ia tha troç mendimin e vet por edhe qëndrimin e Oli Renit (BE-së) se duhet mbledhur forcë, të merret përgjegjësia historike dhe të ndërrohet emri i Maqedonisë në të mirë të të gjithë qytetarëve të këtij shteti. Ndaj, që nga Brukseli deklaroi se emri i Maqedonisë do të ndërrohet vetëm me referendum popullor dhe kjo është punë e kryer! Ndërkombëtarët këmbëngulin për një konsensus politik në mes të gjithë partive që funksionojnë në Maqedoni, ndonëse kjo përgjegjësi i bie ekskluzivisht partisë që ka fituar përkrahjen absolute të popullit maqedonas, VMRO-DPMNE-së! Gruevski, pra, po këmbëngul për referendumin popullor!
Po cili popull duhet të ftohet në referendum? Në cilën pyetje do të duhej të përgjigjeshin qytetarët! Në ç’moment do të zhvillohej: para kompromisit apo pas kompromisit me grekët.

Të jesh a të mos jesh Maqedoni?!


Referendumet paraprihen prej fushatave të fuqishme qeveritare, prej reklamave mediale dhe prej mënyrave të tjera sensibilizuese. A ka kuptim një referendum eventual pa arritjen e kompromisit me shqiptarët! Do të jetë absolutisht i kotë çfarëdo referendumi maqedonas edhe nëse arrijnë që ta përfshijnë ndonjë parti vasale shqiptare! Në fakt, për momentin, nuk ka shqiptar që do të pranonte të dilte në një referendum që do ta shpëtonte Gruevskin i cili, për ta zbutur mllefin e nacionalistëve maqedonas do të përpiqe që të siguronte sërish një shtet ekskluzivisht për maqedonasit e sotshëm. Një shtet të kombit, të gjuhës, të kulturës, të simboleve nacionale maqedonase! Në këtë rast, cili shqiptar do të pranonte t’i përgjigjej dinakërisë nacionaliste të Gruevskit!

Gruevski refuzon sugjerimet e ndërkombëtarëve dhe këmbëngul në referendum popullor të cilin ua paska premtuar maqedonasve! Është e paqartë se kur do ta mbajë këtë referendum! Nëse e mbanë para se të arrihet kompromisi me grekët, me cilën pyetje do të dilte para popullit! “Ta ndërrojmë apo jo emrin”! Dhe, në ç’përgjigje do ta ftonte popullin Gruevski! Natyrisht, në përgjigjen që do ta garantonte dështimin e ndërrimit të emrit. Nga ana tjetër, a do të kishte kuptim që të ftohej populli për t’u përcaktuar për një emër tjetër që do të arrihej përgjatë bisedimeve me palën greke! Dmth qeveria jep pëlqimin për emrin dhe, pastaj në referendum do të kërkojë pëlqimin e popullit! Po ç’fushatë do të zhvillohej me këtë rast! Gruevski do të ftonte popullin maqedonas që ta pranojnë emrin e arritur si rezultat i kompromisit me grekët? Cili do të ishte ai emër i pranueshëm si për Gruevskin ashtu edhe për popullin maqedonas! Cilido që të jetë, në këtë rast është i papërfillshëm për shqiptarët e Maqedonisë.

Nuk është më koha e referendumit të Maqedonisë për pavarësinë por, është koha “të jesh a të mos jesh”! Nuk mund të jetë i pranueshëm për shqiptarët e vendit emër i cili do të sigurojë një superioritet absolut të maqedonasve! Është momenti i fundit i maqedonasve që të këndellen dhe të zgjidhin problemin më të madh dhe të vetmin: kontekstet me shqiptarët e vendit! Cilido kompromis i arritur në mes të maqedonasve dhe grekëve do të mund të problematizohet nga shqiptarët dhe të rrjedhin pastaj punët drejt federalizimit apo të konfederalizimit të Maqedonisë. Ndërrimi i emrit dhe gjetja e një emri të ri automatikisht do ta zhbënte atë bindje raciste se ky shtet i përket ekskluzivisht maqedonasve si dhe atyre të cilët dëshirojnë të jetojnë (apo vetëm të frymojnë) në këtë shtet.

Varianti i ndërkombëtarëve deri te arritja e një emri të pranueshëm si për qytetarët e Maqedonisë ashtu edhe për grekët, është arritja sa më shpejtë e një konsensusi partiak. Ervan Fueri, ambasadori i BE-së në Maqedoni, ka nisur një fushatë që pretendon ta thyej qëndrimin absurd të Gruevskit. Këto ditë Fuere zhvilloi takime me të gjithë liderët politik duke synuar përkrahjen e liderëve për të siguruar refuzimin e referendumit gruevskian dhe për arritjen e një pëlqimi të të gjithë liderëve se koncensusi partik është më racional se cilado metodë tjetër që do ta mundësonte ndryshimin e emrit të shtetit.

Ndërrimet që do të vijnë pas ndërrimit të emrit

Por, a mund të arrihet ky konsensus pa kompromise politike, sidomos në mes të maqedonasve dhe shqiptarëve? Konsensusi politik është i barabartë me një referendum pozitiv, ndaj, shtohet pyetja se, për çfarë u angazhuan partitë shqiptare, ç’fituan shqiptarët e vendit? Ndërkombëtarët e vendit do të thoshin se në këtë rast me rëndësi të përgjithshme do të ishte që ta shpëtojmë situatën, ta ndërrojmë emrin dhe të kyqemi nëpër strukturat euro-atlantike! Jo, kjo më së paku do të duhej t’i tangonte shqiptarët!

Politika më racionale, më paqësore dhe më e lumtur do të ishte që, qoftë për referendum qoftë për konsensus, të sigurohej se, në kushtetutën e re do të përfshiheshin të gjitha kërkesat kombëtare ligjore të shqiptarëve të vendit, të paraparë më së miri në ofertën e re të PDSH-së. Konsensusi i brendshëm partiak nuk mund të sigurohet pa miratim të kërkesave politike të të gjithë partive që do të përfshihen në sigurimin e konsensusit.

Pa dyshim, as që do të bëhet fjalë për sigurimin e konsensusit partiak, sepse, Gruevski nuk do të heq dorë nga referendumi. Në momentin kur do të pajtohet për konsensus, ai do të duhet të hiqet nga skena politike, të japë dorëheqje me etiketën historike në ballë: kryeministri i fundit i Maqedonisë që e ndërroi emrin e shtetit pa e pyetur popullin! A do të jetë vetëm emri i shtetit në pyetje apo, emri në fakt do të jetë një emër i pakos së përgjithshme politike! Ndërrimi i emrit të shtetit do të ndërrojë edhe emrin e popullit, emrin e kulturës, të gjuhës, të traditës, të simboleve, të dokumenteve të identifikimit, të kushtetutës, të parasë, të shenjave të komunikacionit etj. etj. Gruevski e ka shumë të qartë këtë pasojë të ndërrimit të emrit ndaj do të këmbëngul deri në fund në referendum, qoftë ky fund edhe me përfundim të karrierës së vet politike. Sipas të gjitha gjasave kësaj radhe do “t’i mund ndërkombëtarët”, por, a do ta mund vetveten? Historia e antikës do ta regjistrojë si një Don Kishot axhami, i cili donte ta luftonte botën me një pupël korbi në dorë.

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori