EBU, një “ampermetër” i vonuar
Në qershor të vitit 2000, Papa Gjon Pali II bëri një deklaratë të fuqishme: “Me ndikimin e gjerë dhe të drejtpërdrejtë në opinionin publik, gazetaria nuk mund të udhëhiqet vetëm nga forca ekonomike, profiti dhe interesat e veçanta. Në vend të këtyre, ajo duhet të ndihet si një mision i shenjtë në njëfarë kuptimi, duke u bazuar në faktin se mjeti i fuqishëm i komunikimit ju është besuar juve, për të mirën e të gjithëve”.
Ky mesazh na drejtohej pikërisht neve, komunitetit të gazetarëve në gjithë botën. Ata që janë jashtë gazetarisë, gjithashtu e kuptojnë gazetarinë si një obligim të gjerë social e moral.
“Gazetarët duhet të shërbejnë si monitorues të pavarur të pushtetit”, thotë një nga parimet themelore të këtij profesioni. Mediat duhet të jenë “Watchdog” i demokracisë, formulohet ndryshe parimi i famshëm.
Sot, për mediat më të fuqishme botërore, parimi i rojtarit nuk do të thotë më monitorim i thjeshtë i qeverisë, por shtrirje në të gjitha institucionet e fuqishme të shoqërisë.
A mundet media të pretendojë se e monitoron fuqinë nëse ajo e nuk ilustron si suksesin, ashtu edhe dështimin? Kriticizmi e humb kuptimin dhe publiku nuk ka baza për ta gjykuar ndryshimin mes së mirës dhe së keqes. Por, le t’i shtojmë këto çështje fondamentale të medias për realitetin mediatik në Kosovë.
Përgjigjja është e gjatë dhe e ndërlikuar, përgjigjja është po ashtu relative, por kurrsesi nuk mund të jetë pozitive. Në Kosovë këto ditë sikur të mos mjaftonte raporti i përvitshëm i “Reporterëve pa kufij”, i cili jep një pasqyrë relative të lirisë së medias, ku Kosova, krahasuar me një vit më parë, kishte zbritur plot 20 vende, e po kështu kritikat e forta të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, një tjetër goditje i erdhi kësaj lirie. Kësaj here nga Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU). Në një letër drejtuar kryeministrit Hashim Thaçi, drejtori i EBU-së, Jean Revellion, thotë: “Presioni nga Qeveria Juaj e ka transformuar RTK-në nga një furnizues i balancuar i lajmeve në një krah medial të partisë në pushtet dhe Tuajin kryeministër”.
Letra është një akuzë e drejtpërdrejtë për kryeministrin e një vendi që pretendon të jetë demokratik. Letra është një ogur i keq, jo vetëm për televizionin publik, por për gjithë shoqërinë.
Interesant duket edhe fakti se si drejtori i EBU-së, pjesë e të cilit është edhe transmetuesi publik i Kosovës, është kujtuar të reagojë vetëm tani. A ka ndonjë ndryshim esencial në anshmërinë e RTK-së krahasuar me një vit më parë, apo me dy vjet më parë, apo qoftë dhe me pesë vjet më parë? Përgjigjja ime është Jo, dhe një Jo e fortë. Shqetësimi që ka sot drejtori i EBU-së, se RTK-ja po shndërrohet në një transmetues shtetëror, do të duhej të ishte një shqetësim i kahershëm. Kjo nuk e shfajëson aspak qeverinë aktuale, por e vërteta është se ky televizion asnjëherë nuk ka mundur ta krijojë pavarësinë mediale dhe shanset për këtë në të ardhmen janë tepër të vogla.
Por, po kaq interesante, sa koha kur vjen akuza e EBU-së, është edhe përgjigjja e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi: “Jam shumë i bindur dhe do t’i ftoja publikisht përfaqësuesit e EBU-së që të vijnë në Kosovë, apo përmes mekanizmave të tyre ta shikojnë prezantimin e fushatave elektorale të secilit subjekt veç e veç, ta shohin balancën mes këtyre subjekteve politike dhe do të besoj shumë që do të vijnë në një përfundim tjetër”. Dhe e dini pse mendon kështu zëvendëskryeministri? Sepse fushata elektorale në Kosovë përcillet me një frymë pozitive, aspak kritike dhe esenciale. Thjesht respektojnë minutazhin në mënyrë mekanike. Ta zëmë, cila media deri tani bëri një investigim, sado sipërfaqësor se ku do t’i marrë paratë kryeministri, i cili premton qindra miliona euro në këmbim të votës? A do t’ia lejonte një gjë të tillë FMN-ja? A po shoqërohet kjo fushatë me analiza për premtimet e pambajtura apo paratë e keqpërdoruara, të cilat janë identifikuar qartë në raportin e Auditorit të Përgjithshëm?
Pra, këto media a mund të pretendojnë se po e monitorojnë fuqinë, nëse ato nuk po e ilustrojnë si suksesin, ashtu edhe dështimin?
Ja pse zëvendëskryeministri jep një përgjigje interesante!
Sepse po kaq interesante është edhe se shoqëritë shtypëse apo ato me demokraci në zhvillim, siç është Kosova, priren ta zvogëlojnë saktësinë e përkufizimeve të vërtetësisë dhe të besueshmërisë, pikërisht siç bëjnë sot postmodernistët, sado që për arsye të ndryshme.
Por, tekefundit, në gjithë botën ata që janë në pushtet përpiqen t’i fusin nën kontroll mediat. Çështja është se çfarë bëjnë mediat për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë e tyre? Në Kosovë mbijetesa e një numri të madh gazetash varet nga reklamat e Qeverisë dhe të institucioneve publike. Kjo është mënyra se si blihet dhe shitet pavarësia mediale. Është argument i njohur dhe i përfolur. Është tepër idealiste të besosh se marketingu dhe gazetaria ndahen si me thikë, por ta mashtrosh publikun është e papranueshme.
Raporti i përvitshëm i “Reporterëve pa kufij” është një pasqyrë e qartë e kësaj situate. Dy shigjeta kokëposhtë në krah të Kosovës shihen në tabelën ku renditen emrat e 175 vendeve te botës. Edhe disa nga vendet më të rëndësishme të Evropës, e cila gjithsesi është kontinenti me lirinë më të madhe të mediave, si Franca apo Italia kanë bërë gjithashtu hapa mbrapa. Kjo do të thotë se në këto vende të mëdha të demokracisë, betejën mes ”spin doktorëve” dhe mediave duket se për këtë vit monitorues e kanë fituar të parët. Shqetësimi i gazetarëve është i madh dhe legjitim. Po kaq legjitime janë edhe reagimet e Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë në Kosovë. Por, ka ardhur momenti që në vend që të flitet për garancitë që jep pushteti për lirinë e mediave, vetë gazetarët të dalin para pasqyrës në ballafaqim me vetveten.
Pse nuk arrijnë dot ta mbrojnë lirinë e tyre, kujt dhe pse ia kanë shitur, cilat interesa fshihen pas tyre? Një koleg imi këto ditë më tregoi se tashmë e kishte në sirtar një listë me emrat e 60 gazetarëve të korruptuar, që marrin ryshfete të majme nga bizneset, që bëjnë favore për politikanët, që bëjnë investigime me qëllimin për t’u bërë presion bizneseve dhe nuk i botojnë në këmbim të parave dhe janë pikërisht ata që e ngrenë më shumë zërin për mbrojtjen e parimeve profesionale. Ka sot gazetarë në Kosovë që promovojnë persona anonimë, biznese dhe biznesmenë, bëjnë marketing nëpër edicione lajmesh apo gazeta.
Ky është problemi i madh që do të duhej të trajtohej nga komuniteti i gazetarëve që nuk e kanë shitur lëkurën dhe profesionin dhe që për fat ende janë të shumtit. Sociologu i njohur amerikan Eric Thomson e ka shpjeguar qartë se cili është ndryshimi mes dikujt që të thotë një “bullshit” dhe atij që të thotë një gënjeshtër. Ndryshimi është se njeriu që të thotë një ”bullshit” e beson dhe vetë atë dhe ta thotë pa vetëdije, ndërsa ai që të gënjen, e bën me vetëdijen që të mendosh apo të veprosh siç do ai. Dhe ky shpjegim i dedikohet pikërisht medias.
(Autorja është gazetare e lirë. Aktualisht punon si këshilltare për media e kandidatit të AKR-së për Komunën e Prishtinës)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin