E meritoi Klintoni, pse jo Demaçi…?!
“Që nga 21 prilli (1990 vër. i.s) i këtij viti ndodhem në burgun më të madh në botë, që e njeh historia e njerëzimit – në burgun e Kosovës, ku më se dy milionë Shqiptarë nga regjimi hegjemonist-shovinist-terrorist janë zhveshur nga të gjitha liritë dhe të drejtat më elementare njerëzore e kombëtare”. Kështu do të deklarojë menjëherë pas daljes nga burgu Nelsnon Mandela i Europës, Adem Demaçi, pasi kishte vuajtur plot 28 vjet në burgjet famëkeqe të regjimit (sot e atëherë) hegjemonist serb.
Të flitet për biografinë e Adem Demaçit mendoj se është e tepërt, mirëpo nuk është kurrë e tepërt të kërkojmë nga organet kompetente, që në të gjallë të këtij burri të madh të kombit, të këtij institucioni moral, një shesh i kryeqytetit të Kosovës të emërohet ‘Adem Demaçi’, këtë më shumë se çdokush e meriton ky Ante i tokës sonë.
Ajo që dua të shtroj në rreshtat pasues, në asnjërën mënyrë nuk ka për qëllim të shfaq ndonjë kundërshti ose mospajtim me faktin se sheshi Bill Klinton tashmë është pasuruar edhe me shtatoren e këtij burrështetasi që bëri shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovë, mirëpo pres inicimin e idesë që sheshet e qyteteve të Kosovës të pasurohen edhe me figura të shquara të historisë sonë që dhanë shumë për lirinë dhe pavarësinë e kësaj hapësire, e që në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar t’i mbulojë pluhuri i harresës.
Çdo meritë e bërjes realitet të shtetit të Kosovës i atribuohet shtetit amerikan në radhë të parë e në veçanti ish-presidentit Bill Klinton, i cili për asnjë çast nuk hezitoi që çështjen e Kosovës ta ketë prioritet në agjendën e tij gjatë periudhës sa ishte (po edhe më pastaj) president i SHBA-ve. Meritë hiç më të vogël për realizimin e aspiratës shekullore të popullit shqiptar ka edhe Adem Demaçi i cili shkriu një jetë të tërë për një ideal të madh duke kaluar afër gjysmë shekulli në burg.
Për ta bërë realitet bërjen e Kosovës shtet, gjithashtu u deshën shumë sakrifica, u vranë shumë dëshmorë, u burgosën me mijëra të tjerë, por që shumë rastësisht disa patën fatin të ngelën gjallë, pashmangshmërisht këto edhe janë rregulluat e lojës (jetës). Kur flasim për dëshmorët e kombit, asnjëherë nuk duhet harruar edhe të vërtetën se Kosova ka edhe dëshmorët e saj të gjallë…! Heronjtë të cilët ishin (janë) sinonim i qëndresës, i luftës për liri, frymëzim i gjeneratave, i mbajtjes gjallë të idesë nacionale e mbi të gjitha i mbajtjes gjallë të humanitetit.
Ndër këta “dëshmorë të gjallë” duhet veçuar Adem Demaçin simbolin e rezistencës shqiptare, ikonën e pavarësisë së Kosovës. Njerëz si Baca Adem nuk lindin shpesh, andaj kjo figurë e shquar e historisë sonë duhet trajtuar ashtu siç e meriton, ngase çdo gjë fillon me veprimtarinë e këtij burri të madh të kombit shqiptar..
Kam dëgjuar për ca privilegje që gëzon Adem Demaçi nga pushteti aktual, mirëpo sikurse kryeqyteti ynë ta kishte një shesh, ose së paku një rrugë apo shkollë e cila do ta mbante emrin e tij, përveç që do të shlyente një borxh ndaj kësaj figure poliedrike i cili tashmë është në ‘moshën e bardhë’, do ishte nder i madh në të njëjtën kohë edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Adem Demaçi gjatë tërë jetës së tij luftoi dhe vazhdon të lufton për emancipimin, lirinë dhe barazinë mes njerëzve pa dallim feje, race, kombësie etj,., etj,.. Ai për asnjë çast nuk do e ndal veprimtarinë e tij prej luftëtari të madh të të drejtave të njeriut, andaj pres që përvjetorin e ardhshëm të lindjes së këtij Heroi të gjallë të Kosovës, kryeqendra jonë të pasurohet me shtatoren dhe me sheshin që do ta mbajë emrin “Adem Demaçi”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin