Në kujtim të heronjve të fjalës së lirë
Sot kur para nesh kemi dritaren e lirisë Prishtina Post, na bie në mend Informatori i QIK-ut i një dhjetëvjeçari më parë. Ishte kjo gazeta e parë e mbrëmjes të një kohe që i dha konturat e para demokracisë, sot akoma të paimplementuar deri në fund në Kosovë në formën të cilin ky popull e ka dëshiruar. Me Prishtina Post pashmangshëm vie edhe një rrebesh emocionesh të kujtimeve mbi veprën dhe jetën e Enver Malokut dhe Xhemajl Mustafës, heronjve të fjalës së lirë dhe zërit të artikuluar të qytetarëve të Kosovës, guximtarëve mendjendritur që në një kohë pa kohë luftonin që të dihet e vërteta në kushte izolimi të plotë.
Enver Maloku dhe Xhemajl Mustafa, këta bijë të pendës shqiptare me angazhimin dhe sakrificën e tyre i dolën hak atdheut, ata si dy intelektualë të pakompromistë, të vendosur drejt një vizioni të qartë, paguan me jetë përkushtimin ndaj këtij vendi. Fatkeqësisht, detajet mbi vrasjen e tyre asnjëherë nuk dolën në dritë, ndonëse kanë kaluar gati 11 respektivisht 9 vite që kur dikush i vrau, drejtësia i mbetet borxh opinionit, kurse e vërteta po heshtë e strukur në ndërgjegje të organizatorëve dhe ekzekutuesve të cilët me veprën e tyre tinëzare dhe të turpshme, i dhanë vulë identitetit të vetë si armiq të lirisë, pavarësisht nëse vrasjet i kreu apo jo po e njëjta mendje dhe pavarësisht përkatësisë kombëtare, krimineli ka vetëm një përkatësi, atë të kriminelit.
Në luftën e pashpallur të klaneve të ndryshme kundër lirisë së fjalës, Kosova vazhdon edhe më tutje të vuaj pasojat nga sulmet që i bëhen atyre që morën përsipër informimin e qytetarëve. Ku qëndron Kosova sot në respektimin e fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit ? Bazuar në të dhënat e organizatës ndërkombëtare “Reporterët pa kufij”, për një vit të vetëm dallim distance kohore, Kosova nga vendi 58-të ku ishte vitin e kaluar sot renditet në vendin e 75-të. Kjo renditje e bën Kosovën që në këtë aspekt të jetë mbrapa një shteti si Haiti i cili akoma po vuan pasojat e luftës civile, më tej sipas këtij raporti Kosova gjithashtu mbete mbrapa shumë demokracive të brishta afrikane si Burkina Faso apo Tanzania. Kjo renditje jo për tu lavdëruar, alarmon çdo qytetar anëtar të kësaj shoqërie. Prishtina Post do të përmirësojë këtë gjendje.
Siç tha edhe një mik i imi, le të jetë Prishtina Post një nderim post mortum për Enver Malokun, Xhemajl Mustafën dhe të gjithë ato zemra të guximshme shqiptare që me fjalët e tyre sfiduan padrejtësinë dhe diktaturën. Edhe në kushte kur ky vend u mbetet shumë borxh, kurrë të mos harrohet asnjë nga ata që ranë duke u munduar që të largojnë terrin informativ. Kujtimi mbi ta le të jetë një shtytje më shumë në përpjekjet për fjalën e lirë dhe për një Kosovë në të cilën një ditë trinomi Liri – Pavarësi – Demokraci do gjej përmbushjen e tij të plotë. Ai apo ata autorë të krimit që u morën jetën gabojnë nëse mendojnë që më vrasjen e tyre do të ngadhënjejnë mbi lirinë dhe demokracinë. Rrugët e Prishtinës të lara me gjakun e Enver Malokut dhe Xhemajl Mustafës mbesin dëshmitare të rrugëtimit të pandalshëm të betejës intelektuale për liri të fjalës. E vërteta gjithmonë ngadhënjen.
(Kolumne e botuar në numrin e parë të Gazetës Prishtina Post)
P.S. Në ndërkohë, Unioni Evropian i Transmetuesve të hënën ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke e akuzuar se Radio Televizionin e Kosovës e ka shndërruar në “krah medial të partisë në pushtet”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës