Një hap i drejt i Berishës…
Siç dihet këto ditë kryeministri shqiptar, Sali Berisha shqyrtoi mundësinë e riatdhesimit të eshtrave të Nënës Terezë, eshtrat e së cilës prehen në oborrin Misionaret e Bamirësisë në kompleksin në qendër të Kalkutës.
Kjo kërkesë përkon me faktin se vitin e ardhshëm bëhen plot 100 vite kur në globin tonë ngjau mrekullia, u lind nëna e ngrohtësie, e ndihmës, e ndërgjegjes e krenarisë (sidomos për shqiptarët) e bamirësisë, nëna e shpresës, pra pikërisht më 26 gusht 2010 bëhen plot 100 vjet kur lindi Nëna Terezë.
Kjo kërkesë e Berishës ngjalli reagime jo vetëm në Indi, nënshtetësinë e së cilës e kishte Nëna Terezë që nga viti 1951, por në mbarë opinion ndërkombëtar. Meqenëse kombësinë e Nënës Terezë janë munduar ta përvetësojnë kombe të ndryshme ndër ta edhe ai sllavo-maqedonas (sa ironike Nëna Terezë maqedonase! Ndërsa kombi maqedonas formohet shumë kohë pas lindjes së saj, nëse vërtet ekziston kombi maqedonas) ky hap i Berishës duhet duartrokitur, ngase e madhja Nënë Tereza meriton të prehet në dheun e kombit të saj.
Dilemave rreth nacionalitet të saj do ia vë kapakun vet Nëna Terezë kur ndër të tjera thoshte: ”Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Për sa i përket besimit, jam murgeshe katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit". Ky paragraf flet qartë për një grua madhore e cila në asnjë mënyrë nuk e fshihte identitetin e saj, përkundrazi krenohej me të.
Sigurisht, ekzistojnë mijëra fakte të cilat glorifikojnë riatdhesimin e eshtrave të Nënës Terezë, dhe se kjo ndërmarrje duhet konsideruar vetëm çështje kohe kur me një solemnitet të madh të bëhet rivarrimi i kësaj shenjtoreje aty ku e ka vendin, në zemrën e Shqipërisë, dhe natyrshëm ajo hapësirë ku do të prehen eshtrat e bijës së këtij kombi do të bëhej vend pelegrinazhi; pastaj edhe një arsye tjetër e madhe për të vizituar Shqipërinë.
India nënshtetësinë e së cilës e kishte Nëna Terezë me siguri do e konsideroj sakrificë largimin e mbetjeve të kësaj shenjtoreje nga vendi ku i dha famën, njëkohësisht nga vendi ku vinte shpresa, ku ndjehej fryma e humanitetit për mbarë njerëzimin nga Kalkuta, mirëpo përkundër kësaj kërkesa e shtetit shqiptar është tejet e arsyeshme, ngase njeriu edhe si i vdekur prehet me qetë në vendin ku i dha frymën e parë.
Siç dihet në prononcimet e zyrtarëve të lartë të Qeverisë indiane dhe akademikëve të këtij shteti, quhet e pandershme kjo kërkesë e Qeverisë shqiptare për bartjen e eshtrave të Nënës Terezë në Shqipëri.
Sunil Gangopadhyay, president i Akademisë së Sahitya thotë se: “Për sa kohë që ata ishin komunistë, nuk e pranuan Nënën Terezë. E tani ata vijnë me këtë kërkesë. Ajo letër duhet të hidhet në shportat e mbeturinave”, mirëpo kjo që thotë presidenti i kësaj akademie nuk qëndron për faktin se Nëna Terezë nuk kishte të bënte asgjë me komunizmin në asnjë fushë të veprimtarisë së saj, tjetër është nëse Shqipëria komuniste e pranoi apo jo këtë misionare. Kjo që thotë kjo akademi duhet parë si diçka shume banale dhe kjo shkarje në asnjë mënyrë nuk e zbeh kërkesën e drejt të shtetit shqiptar.
Si do që të jetë, përkundër vështirësive që do të hasë shteti shqiptar për bërjen realitet të riatdhesimit të eshtrave të Nënës Terezë, nuk duhet hequr dorë nga kjo kërkesë, ngase kjo kërkesë është tejet e arsyeshme dhe si e tillë do të perceptohet me kohë edhe në opinion indian, por edhe atë ndërkombëtar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin