LAJMI I FUNDIT:

Refuzimi i idesë nacionale

– Një fakt interesant dhe një mundësi për debat. Një paradoks në mes –

Fakti

Ditë më herët, pas përplasjeve dhe debateve të nxehta mes forcave politike, Parlamenti Evropian artikuloi me vendosmëri një premisë politike për funksionim të institucioneve të përbashkëta evropiane, duke përligjur paraprakisht atë që presidenti çek, Klaus, nuk po lejon ta përligj askush: Traktatin e Lisbonës dhe krijimin e institucioneve të fuqishme evropiane. Natyrisht, ai nuk e bëri këtë duke e votuar traktatin tashmë të mbetur peng nga orientimet nacionale, sepse tek e fundit nuk është Parlamenti Evropian ai që mund ta përligjë traktatin me votim, ndryshe s’do mend se ai do ta bënte që herët këtë. Por, ai e arriti “përligjjen” e tij në një formë tjetër, po kaq të vështirë, mbase, sa edhe miratimi i traktatit: ai arriti që duke i anashkaluar pikëpamjet nacionale të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët mbronin teza të fuqishme pro identitetit të tyre nacional, ta refuzonte debatin për çështjet nacionale në parlament, duke i vendosur politikat e përbashkëta evropiane dhe forcimin e institucioneve të përbashkëta përmbi debatet për relacionet politike mes forcave të ndryshme të vendeve anëtare!


Paradoksi

Vendimi u përshëndet, përveç të tjerëve, edhe nga shefi i grupit parlamentar të EPP-së (Partisë Popullore Evropiane), z. Joseph Daul. E, z. Daul është shef i grupit të forcave të djathta politike, i cili ka numrin më të madh të ulëseve në këtë parlament. Ai e përshëndeti miratimin e heqjes së debatit nacional në parlamentin Europian si mundësi për mosluftim të oponentëve politikë për shkak të politikave nacionale. Por, nëse kemi parasysh se janë pikërisht partitë e djathta ato që e mbështesin mundësinë e debateve të fuqishme për çështjet nacionale, duke e theksuar e ritheksuar identitetin nacional, duket paradoksale kërkesa e të djathtëve për të shmangur debatin për të në Parlamentin Evropian. Ndërkohë që një vendim i madh për të ardhmen evropiane ka mbetur peng pikërisht i debatit nacional dhe, më qartë ende, i interesit nacional: Traktati i Lisbonës, megjithëse u miratua me referendum nga populli i Irlandës dhe me gjithë që mori bekimin e Polonisë, nuk ka shenja se mund të nënshkruhet shpejt për shkak të ngurrimit të presidentit çek, Vaclav Klaus, për ta nënshkruar atë për shkak të frikës së ndërhyrjes së vendeve të fuqishme anëtare në tregjet në vendin e tij.

Mundësia për debat

Një mik yni çek, analist i politikave nacionale, në shtëpinë e fondacionit “Konrad Adenauer” në Berlin synonte të na bindte me çdo kusht se z. Klaus është duke i pritur zgjedhjet e ardhshme në Britani, me shpresë se konservatorët do të rikthehen në pushtet dhe ata do të mund të organizojnë referendumin të ri për traktatin! Dhe këtu, z. Klaus mbështetet fuqishëm në politikat nacionale. Qoftë kur refuzon ta nënshkruajë atë, qoftë kur e vë shpresën për përballje me presionin në rikthimin e fuqishëm të një partie të djathtë, asaj konservatore në Britani, ai i rithekson politikat nacionale dhe impaktin e tyre ne politikat e përbashkëta evropiane. Ndërkohë, debati i fuqishëm në nivelin nacional e ka përfshirë Evropën. Nëse ai do të zhvillohet në parlament, do ta ritheksojë politikën e jashtme evropiane paralisboniane, ose politikën e dominimit të plotë të politikës së jashtme të vendeve anëtare të BE-së në vendimmarrjen politike në Bruksel. Dhe ky nuk mund të jetë synimi i burokracisë së mbështetur fort në shpresën për miratim të traktatit dhe mundësinë e kapërcimit të dilemave të mëdha për konceptin politik evropian. Nëse ky debat pritet në Parlamentin Evropian, kjo e nënkupton traktatin së brendshmi, ai i jep fuqi strukturës së përbashkët që, qoftë edhe në trajtë të frustrimit të lehtë, ta demonstrojë vullnetin për politika të përbashkëta dhe për fuqi ekzekutive të centralizuar. As njëra dhe as mundësia tjetër hë për hë nuk kanë formë të përkryer, derisa varen nga vendimi politik i cili, edhe në këtë rast, u takon institucioneve të pavarura nacionale. Por synimi duket se është artikuluar. Paradoksalisht i mundshëm dhe paradoksalisht i vështirë. Madje, duke ngritur edhe një dilemë të tretë: A po orientohet Europa drejt politikave pragmatiste? Dhe, më tej, a është integrimi evropian i mundshëm vetëm si kurorë e zgjidhjes së çështjeve nacionale, apo si mundësi e largimit të vëmendjes sojesh?
Është koha për debat….

Në trend

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Lajme
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Kalo në kategori