Parqe para zgjedhjeve!
Zgjedhjet komunale në Kosovë po afrohen.. Garat për pushtetin lokal kanë filluar. Kush do të fitojë? Ai apo ky, ky apo ai?! Kjo ende është enigmë. Sidoqoftë një gjë tashmë veç dihet dhe është e sigurt; qytetarët e Kosovës edhe kësaj radhe po sikurse edhe herëve të tjera do të fitojnë; ama të ‘trashët e surles’!
Edhe kësaj radhe kandidatët për kryetarë komunash nuk e kanë idenë se si duhet vepruar në mënyrë që elektoratin e mundshëm (ata që do dalin në zgjedhje sigurisht do ta bëjnë këtë vetëm e vetëm të shtyrë nga instinkti, asnjë arsye tjetër nuk do i çojë te kutitë e votimit) ta bëjë për vete në zgjedhjet e 15 nëntorit.
Ata kanë filluar një fushatë paraelektorale pa asnjë indic i cili do bënte që qytetari i Kosovës ta votonte një kandidat të mundshëm. Disa premtojnë gjëra të cilat jo vetëm që nuk mund të realizohen në realitet, mirëpo as imagjinata nuk i pranon si të tilla. Kryetarët aktualë si duket kanë harrur se duke rregulluar parqe në kohën kur filloi fushata parazgjedhore nuk fitohet edhe një mandat i dytë, e të tilla marifete në kohën kur qytetari i Prishtinës (i Kosovës) në këtë rast, mërdhin nga të ftohtit, kur dihet se ngrohtorja e qytetit vetëm plaçkit të parët, ndërsa për t’i ngrohur as që mërzitet fare.
Mua si qytetar të Kosovës katër gjëra do më bënin të dilja në zgjedhje; nëse njëri prej kandidatëve do të më premtonte se qyteti im nuk do vuante mungesën e ujit të pijshëm, rrymës, ngrohjes dhe shërbimeve efikase publike, vota ime do ishte për të. Mendoj se nuk kam kërkuar të pamundurën…
Si do që të jetë këtë paraqitje te shkurtër po e mbyll me rrëfimi për Drenin…
Dreni jeton në Prishtinë. Ai do të votojë më 15 nëntor. Për kë nuk e di ende, por për Isa Mustafën… kurrë!
Dreni jeton në lagjen Kodra e Diellit. Aty është rritur, aty mendon të plaket, mbase. E do Prishtinën e në veçanti lagjen e tij, aty ka kaluar vitet më të lumtura të fëmijërisë së tij. Një gjë është brengosëse për Drenin, lagjja e tij po gjelbërohet..! Sa çudi, po gjelbërohet tani në fillim të dimrit, tani kur ngjyra e gjelbër mund të shihet vetëm në ekran në një film dokumentar të gjiruar në kohë pranvere.
Pikërisht kjo brengos Drenin, fakti se lagjen e tij do e gjelbërojnë tash kur ka filluar fushata paraelektorale dhe ka friken se fati i lagjes se tij do të mbetet vetëm një tentativë për gjelbërim, ngase punimet nuk do të kryhen deri sa të mbarojnë zgjedhjet, pastaj Zoti e di cili do jetë fati i këtyre fidanëve të mbjellura në lagjen e Drenit.
Megjithatë edhe Dreni edhe lagjja, po edhe qyteti i tij në tërësi do ia bëjnë disi, zgjedhje do organizohen prapë në të ardhmen, sigurisht këto nuk kanë qenë të parat dhe nuk do jenë të fundit!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin