A ta djegim flamurin maqedonas
Pse Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, nuk e ka ndërmend t’ju kërkojë falje shqiptarëve për ofendimet akademike dhe nuk lejon që të tërhiqet botimi i parë i “Enciklopedisë” së sajuar! Këtë e shpjegojnë disa këshilltarë të tij që kohëve të fundit po e luajnë misionarin! Sipas tyre, nëse tërhiqet botimi i parë, atëherë promovimi do të dalë si manipulim i Gruevskit nga ana e akademikëve ndërsa pastaj ky, në shenjë revolte, do të duhet të marrë masa kundër akademikëve (dhe jo për shkak të ofendimit të shqiptarëve)
Ish-kryeministri i Shqipërisë, z. Pandeli Majko, aktualisht deputet i PS-së, një figurë mjaft e rëndësishme në jetën politike dhe i respektuar nga shqiptarët, këto ditë, në një debat televiziv rreth “Enciklopedisë” sa sajuar maqedonase, tha se, shqiptarët e Maqedonisë e kanë të drejtën e Zotit ta djegin flamurin maqedonas. Mirë boll! Mohim për mohim, apo, dhëmbë për dhëmbë! Normalisht, maqedonasit, të gjithë mediat maqedonase, e përfolën këtë deklaratë si me përçmim: Gruevski e vlerësoi si reflektim të një politikani opozitar që ka nevojë për vota; popullata e vlerësoi si nxitje për akte vandale tashmë të para në Palestinë e në vende ku funskionon Al-Kaeda. Në fakt, sipas analistëve seriozë dhe, sipas kritikëve që dinë të lexojnë nën rreshta por edhe t’i zbërthejnë porositë, deklarata e z. Majkos përmban atë thënie biblike “dhëmb për dhëmbë”!
Gruevski dhe akademikët e tij nuk e duan Maqedoninë
Kur një popull nuk e pranon një popull tjetër, kur e ofendon, kur e shanë, kur ia tallë figurat kombëtare, kulturën, identitetin, shtetin, atëherë si duhet të veprohet ndaj këtij populli “azgan”! T’ia kthesh në të njëjtën mënyrë! Por, meqë shqiptarët e Maqedonisë janë në të njëjtin shtet me maqedonasit që e sajuan enciklopedinë përplot me sharje, ofendime e mohime, i bie që kjo “e kanë të drejtën e Zotit që t’ua djegin flamurin maqedonasve” të kuptohet si heqje dorë nga ky shtet absurd, apo, varianti më i mirë si, përpjekje përfundimtare për ta federalizuar Maqedoninë. Maqedonasit, gjithsesi, jo të gjithë, por këta të tubuar rreth Gruevskit, e duan këtë konflikt, sepse, tashmë me “Aleksandërin e Madh” në krye (lexo: Gruevskin) janë të bindur se do t’i mbështesin për muri shumë keq shqiptarët, të cilët, do të dëbohen “nga kanë ardhur” me ç’rast maqedonasit përfundimisht do të kenë një “shtet etnik”!
Këtë platformë nacionale Nikolla Gruevski e kishte shtrirë në “Enciklopedinë maqedonase” e që e shpalosi me rastin e promovimit të kësaj çmendie nacionale. Pra, kështu mendojnë maqedonasit e manipuluar, ata që nuk e duan vetë shtetin e tyre, sepse, jo rastësisht edhe reagimi që erdhi nga ambasada amerikane ishte “ata që nuk e duan shtetin e vet do të lejonin të hartohet dhe të shpërndahet një “enciklopedi” e tillë”!
Gruevski, pa dyshim, nuk e do Maqedoninë, sepse, fizikisht e shpirtërisht është i kthyer kah “kiblja” e vet, Serbia! Gruevski marrëzisht i urren shqiptarët, sepse është i pumbosur me politika raciste serbe (në Serbi e ka nisur karrierën e vet politike). Është tepër naive nga ana e këtij farë kryeministri që të luhet në dy letra! Nga njëra anë, përpiqet të shkaktojë një reagim nacional shqiptar i cili do të spostonte problemin nga degradimi institucional shtetëror i shqiptarëve në rebelim të shqiptarëve sa për ta përshpejtuar shpëtimin dhe inkuadrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike dhe, nga ana tjetër, mezi e pret një rebelim gjithëpopullor shqiptar sa për ta njollosur Kosovën dhe Shqipërinë e NATO-s, argatllëk ky i porositur direkt nga Serbia!
Ribotimi i “enciklopedisë” do të jetë edhe më skandaloze
Do të ishin analiza shumë naive dhe tepër tendencioze këto të këtij kuadri që zbërthehen në këtë shkrim, sikur mos të dilte këto ditë me qëndrim të vet Akademia dhe vetë Nikolla Gruevski. Pas reagimit amerikan, anglez dhe bullgar Akademia pranoi se ka të meta dhe ofendime mbi baza nacionale në këtë “Enciklopedi” të cilat në ribotimin e dytë nuk do të gjenden por që botimi i parë nuk do të tërhiqet nga qarkullimi! Pra, që të kënaqen shqiptarët, amerikanë, anglezët e bullgarët, “Enciklopedia maqedonase” do të ribotohet, ndërsa, akademikët dhe kryeministri i tyre që i ka korruptuar deri në palcë në llogari të popullaritetit të vet nuk do të heqin dorë nga pikëpamjet e tyre, pikëpamje këto të shprehura në botimin e parë e që do të vlejë si informacion për breza të tërë sllavomaqedonas!
Nëse pranohet kjo, atëherë do të fashiten reagimet dhe mbase nuk do të kthehet sërish në debate të reja i njëjti projekt! Por, të supozojmë se do të vije deri te botimi i dytë i cili do të shpërndahet me lehtësi dhe gjithandej! Pa dyshim, tek atëherë do të vijnë reagimet edhe më të mëdha! Maqedonia është vend multikonfesional! Bashkësia Islame e Maqedonisë do të reagojë shumë ashpër, madje mund edhe ta bojkotojë Konferencën ndërkonfesionale që mbahet në Maqedoni, duke i ftuar të gjitha komunitetet muslimane në botë ta bojkotojnë konferencën e këtij shteti i cili për trashëgimitë kulturore e fetare myslimane rezervon mezi 2-3 faqe, ndërsa për kisha e manastire maqedonase lejon rreth 100 faqe “enciklopedie”. Pa dyshim, do të reagojnë edhe grekët, madje reagimi i tyre do të jetë shumë me i ashpër dhe me pasoja të paparashikueshme në planin politik.
Fare në fund, do të reagojnë edhe vetë maqedonasit, këta të LSDM-së të cilët janë anashkaluar deri në mohim total. Absurd i llojit të vet: shumë herë më shumë ka të shkruar për biografinë e ministres aktuale të Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska sesa për ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e shtetit, Branko Crvenkovskin.
Përralla idilike maqedonase
Ndërkaq, Nikolla Gruevski, këto ditë pranoi që ka ofendime kundër shqiptarëve në këtë “Enciklopedi”! Premtoi se do të ndikojë në ribotim të korrigjuar, ndërsa, për asnjë çmim nuk denjon që t’u kërkojë falje shqiptarëve, të paktën atyre shqiptarëve me të cilët “bashkëqeverisë”! Nga kabineti i kryeministrit, disa këshilltarë të tij kanë dalë si “misionarë” dhe po përpiqen që ta arsyetojnë mos kërkimin falje të Gruevskit ndaj shqiptarëve dhe insistimin e tij që mos të tërhiqet botimi i parë nga përdorimi gjithëpopullor maqedonas!
Sipas tyre, nëse tërhiqet botimi i parë, atëherë promovimi do të dalë si manipulim i Gruevskit nga ana e akademikëve ndërsa pastaj ky, në shenjë revolte, do të duhet të marrë masa kundër akademikëve (dhe jo për shkak të ofendimit të shqiptarëve)! E gjithë loja për mostërheqje të tirazhit disa mijëra ekzemplarësh është që një ditë, gjyshërit t’ju rrëfejnë nipërve maqedonas se sa trima kanë qenë në raport me shqiptarët dhe se si edhe publikisht i kanë fyer! Jo rastësisht, këto ditë, një nga televizionet (Skajnet) që kontrollohet nga qeveria aktuale në studio kishte ftuar një prof. dr. totalisht diletant, i cili rrëfente për një libër historie të tij, në të cilin me kompetencë paska folur për shqiptarët si populli më frikacak në botë dhe si popull më hajn në planet, që tërë jetën e tyre e bëjnë duke vjedhur territore, kulturë e gjuhë!
Ec e mos ua kall datën si edhe flamurin këtyre diletantëve që i prijnë një populli të përgjumur!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin