“Faktet” e Akademisë së robëruar
Këto ditë Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve doli me një vepër skandaloze, “Enciklopedia Maqedonase”, e cila në fakt është një vepër që sublimon aktivitetin disa dekadëshe të politikës zyrtare sllavomaqedonase antishqiptare.
Janë jo të sakta vlerësimet që dëgjohen se kjo Enciklopedi qenka vepër e “pseudointelektualëve”, apo “pseudoakademikëve”, apo, “diletantëve maqedonasë”, sepse, mbi të gjitha është punë e kryer prej njerëzve që gëzojnë titullin e akademikut e që gëzojnë respektin deri në përulësi si nga populli përkatës ashtu edhe nga strukturat më të larta shtetërore.
Veprat e tyre përkrahen, subvencionohen madje edhe pranohen si parametra për politikat e larta shtetërore. Së këndejmi, a ka kuptim të kërkohet që kjo Enciklopedi, e financuar nga buxheti shtetëror, e përkrahur dhe e promovuar madje edhe nga kryeministri sllavomaqedonas, z. Gruevski, të tërhiqet nga qarkullimi për shkak të disa faqeve skandaloze!
Gjatë hartimit të projekteve gjithmonë kihen parasysh tri faza: qëllimi i projektit, kostoja e projektit dhe arsyeja, arsyetimi. Faza e fundit gjithnjë e ka karakterin politik dhe gjithnjë është në shërbim të institucioneve përkatëse shtetërore, qoftë kjo materie nga lëmi i ekonomisë, financave apo edhe bujqësisë! Pra, do të ishte një kompromis absolutisht i pranueshëm për palën sllavomaqedonase që ta tërhiqnin Enciklopedinë nga qarkullimi dhe t’i përmirësonin ato faqe skandaloze për të cilat po protestojnë sa për sy e faqe disa shqiptarë të vendit!
Në këtë rast, do të improvizohej tërheqja, do të botoheshin nja 10-20 ekzemplarë sa për t’i kënaqur protestuesit shqiptarë si dhe BDI-në dhe vetë Ali Ahmetin, të cilin e paskan fyer në këtë Enciklopedi dhe për ç’gjë si z. Ahmeti ashtu edhe Partia e tij do ta padisnin në gjyq Akademinë sllavomaqedonase (hala nuk dihet se në cilin gjyq do ta padisin dhe cili gjykatës maqedonas do ta dënonte Akademinë maqedonase)!
Nostalgjikët e veprimeve dëshpëruese
I vetmi akt që do të dëshmonte për mospasjen gisht të qeverisë aktuale dhe të Gruevskit në këtë Enciklopedi përplot shpifje, trillime, mburrje nacionale, urrejtje patologjike, përvetësime e vjedhje të fakteve të huaja, do të ishte marrja e titullit si dhe degradimi i të gjithë atyre akademikëve të cilët me këtë rast janë vënë në shërbim të elementeve që dëshirojnë provokim të një konflikti jo vetë me bullgarë e grekë por edhe me shqiptarë!
Të jesh akademik e të mos e dish se kur u shpall pavarësia e shtetit fqinj, Shqipërisë, apo të konstatosh se shteti shqiptar u themelua më vitin 1944 nga Gjermania fashiste?! Të jesh akademik dhe të mos e dish se akëcilët heronj janë bullgarë e jo sllavomaqedonasë? Të jesh akademik e të mos e dish se sllavomaqonasit e sotshëm në këta vise u shtrinë gjatë shekujve kur u dyndën sllavët nga Karpatet! Të jesh akademik e të mos e dish se në Ballkan të gjitha civilizimet dhe kulturat e mëvonshme për bazë zhvillimi kanë pasur civilizimet iliro-greke! Të jesh akademik dhe t’i shtrembërosh faktet e pamohueshme dhe moti të pranuara nga e gjithë bota, pra të punosh në të mirë të nacionalizmit e racizmit të sëmurë të strukturave që udhëheqin me shtet, do të thotë se je i prangosur fizikisht e psikikisht dhe se në fakt lëshon alarmin për shpëtim e çlirim nga politikat ditore të njerëzve të kompleksuar.
Ndaj, këta akademikë, këta përpilues të Enciklopedisë më të re sllavomaqdonase urgjentisht duhet të çlirohen, mbase duhet që në ndihmë të tyre të dalë edhe Gjyqi i Strasburgut! Të verbuarit politikisht e të ngarkuarit me fashizëm e racizëm duhet që të degradohen deri në mësues të rëndomtë, ndërsa përpiluesit e detyruar mbase do të ishin shumë të kënaqur që të degradoheshin dhe të largoheshin me dinjitet nga kjo akademi, që dhunshëm po shndërrohet në filiale e VMRO-së së Gruevskit.
Po cila është arsyeja e nxjerrjes në qarkullim të një projekti të këtillë që fyen grekët, bullgarët, muslimanët, shqiptarët, amerikanët, anglezët dhe, krejt në fund, edhe shumicën e popullit sllavomaqedonas, të atyre maqedonasve që mburren me identitetin e tyre sllav!
Ndër intelektualët maqedonasë të manipuluar, të shitur, të verbuar nga nacionalizmi i egër, të dhënë pas namit fatal të “Francuska 7” e të Akademisë serbe, pra, ndër këtë lloj intelektualësh realizimi i këtyre projekteve arsyetohet me nevojën imediate për ta njoftuar botën se kush janë shqiptarët! Këto ditë, në Ministrinë për Kulturë, në sektorin për botim, për programin e vitit 2010 kanë arritur dhjetëra projekte antishqiptare prej akademikëve, historianëve sllavomaqedonasë të cilët realizimin e këtyre projekteve e arsyetojnë me nevojën kombëtare për ta informuar korin diplomatik si dhe organizatat ndërkombëtare për shqiptarët si dhe për synimet shqiptare për ta zhbërë popullin antik e biblik maqedonas!
Pra, në aksion antishqiptar është një strukturë më e gjerë dhe shumë mirë e organizuar dhe dirigjuar nga shtresat qeveritare të vendit. Kamufluese e këtyre synimeve tepër të ulëta të kësaj Qeverie është pjesëmarrja vasale e BDI-së në pushtet!
Pasojat e tepricës së pushtetit
Psikologjia shpjegon se ëndërr e individëve shtatshkurtër, çunakë e anonimë është që një ditë të arrijnë e të rriten, të bëhen trima, të komandojnë me vendin, rajonin e botën! Çka mund të pritej nga z. Gruevski, i cili, me të ardhur në pushtet, punën e parë që e bëri ishte vënia e skulpturave origjinale antike të civilizimit grek në platonë e ndërtesës socrealiste të Qeverisë së Maqedonisë.
Me këtë dha isharete se do ta përvetësojë civilizimin e lashtë, heronjtë mitologjikë, legjendarë, Aleksandërin e Madh, babanë e tij, historinë bullgare, greke e shqiptare, sepse, ndryshe nuk kishte se si t’i shërojë komplekset e veta prej një njeriu pa identitet kombëtar, pa shtet e pa kulturë, të cilit nuk i pranohet as gjuha, as kisha, as simbolet kombëtare!
Tani, kur ka arritur këtë zenit (është vetëm një fatamorganë) nuk e ka për dert që ta fyej edhe Amerikën dhe Anglinë, shtete këto që i konsideron për partner në luftë kundër terroristëve afganë e irakianë! Pra, kemi të bëjmë me një njeri tërësisht të çorientuar në kohë e në hapësirë, si dhe me një strukturë të hipnotizuar të sllavomaqedonasëve të cilët gjithnjë e më shumë kanë nisur ta konsiderojnë veten si të reinkarnuar nga luftëtarët e Aleksandërit të Madh e të prirë nga “Aleksandri” i sotshëm (Nikolla Gruevski) i cili me sukses po i bëka ballë synimeve shtetërore antimaqedonase të bullgarëve, grekëve, shqiptarëve, amerikanëve e anglezëve.
Këto dit, një politikan shumë serioz më tha se, nevoja e Gruevskit për të krijuar sa më shumë armiq, për t’u armiqësuar me të gjithë shtetet fqinjë është pushteti i tij me tepricë! Ka aq shumë pushtet sa nuk po di se çka të bëjë me te dhe, natyrisht, për kapacitetet e tij është e papërballueshme i gjithë ky pushtet. Ndaj, mezi pret që dikush ta shporrë nga pushteti, por ama vetëm me luftë! Kjo është logjika millosheviqiane e dorëzimit të pushtetit!
Në Maqedoni ka kohë që punohet sipas logjikës serbe që shprehet përmes politikave të ndryshme okupuese. Politikat e okupatorit janë të prira të ngrisin kufij enklave dhe ta eksploatojnë e ta shtypin kafshërisht popullin brenda atyre kufijve. Nuk investojnë asgjë, ndërsa vjelin gjithçka! Kështu sillej Serbia dikur me Kosovën, sepse e kishte fare të qartë që një ditë do të detyrohet ta braktisë Kosovën! Politikat okupuese e eksploatuese hartoheshin dhe diktoheshin nga akademia serbe!
Shikojeni lagjen e Aerodromit dhe shikojeni Gazibabën shqiptare, apo krahasojeni Karposhin me Seravën! Cilat investime shtetërore u zhvilluan në Tetovë, Gostivar, Dibër! Dy qytete në një ujë, në një liqe! Ohri dhe Struga! Qindra miliona euro derdhen ne Ohër, ndërsa Struga edhe më tej degradohet!
A ka pasur Maqedoni e shqiptarë para Biblës
Akademia sllavomaqedonase ka kohë që trumbeton ndarje dhe këmbim territoresh! Kjo politikë nuk mund të dalë aty për aty, por del si rezultat i projekteve të mëhershme mirë dhe gjatë të analizuara! Si rezultat i këtij qëllimi të hershëm politik ishte edhe përgjigja e një ankete të zhvilluar kohë më parë sipas së cilës maqedonasit më me ëndje pranojnë të bashkëjetojnë me një pjesëtarë të komunitetit rom se sa me një shqiptar!
Qofshin të gabuar të gjithë analistët që u morën me këtë skandal nga më të rëndat për këta dy dekada, qofshin të kota të gjitha reagimet e protestat shqiptare rreth këtij skandali maqedonas, por, megjithatë, nuk u veprua ashtu siç e meriton ky skandal!
BDI duhet ta braktisë sa më parë qeverinë dhe, kthimin në qeveri si dhe amortizimin e kësaj pakënaqësie kombëtare shqiptare ta kushtëzojë me ndëshkimin e akademikëve duke i degraduar nga titulli, si dhe urgjentisht ta nis themelimin e akademisë shqiptare në Maqedoni! Është koha që BDI-ja të këndellet dhe të nisë praktikën e PDSH-së, të themelojë institucione kombëtare shqiptare në Maqedoni!
Sllavomaqedonasit po japin sinjale shumë të qarta, ndërsa po krijohet përshtypja se shqiptarët nuk po dinë t’i deshifrojnë këto sinjale! Z. Ahmeti duhet ta realizojë sa më parë iniciativën për themelimin e akademisë shqiptare, ndërsa z. Thaçi gjithsesi që do të heq dorë nga të qenurit autor i kësaj ideje. Nuk duhet lejuar që me aq lehtësi sllavomaqedonasit të përvetësojnë, të sllavizojnë e të ortodoksojnë çdo gjë shqiptare në Maqedoni!
Këto ditë iu dorëzua ftesa Papës, Benediktit XVI, që të vije e ta vizitojë Maqedoninë në vitin 2010. Arsyeja për këtë ftesë na qenka se me këtë rast Papa do ta pranojë Kishën Ortodokse Maqedonase si dhe do ta bekojë Maqedoninë si tokë biblike e përjetë ortodokse!
Po a ka pasur Maqedoni para Biblës dhe ortodoksisë? Gruevski thotë “jo” siç thotë se nuk ka pasur as shqiptarë para se të rebelohej Ali Pash Tepelena e të depërtonte deri në Maqedoninë Perëndimore. Më tej nuk arriti të depërtojë sepse e paskëshin frikësuar sllavomaqedonasit e Gruevskit të hipnotizuar deri në palcë nga efekti i aftësive hajdute.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin