Enciklopedia e marrive
– Të jesh a mos të jesh në këtë (pa)kohë –
Në projektin më të ri të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, ndër të tjerë nuk janë përfshirë as Nevzat Halili e as Menduh Thaçi, ndërkaq nga ana tjetër, nuk është harruar Johan Tarçullovski
Enciklopedia e marrive. Kështu do të mund të quhet Enciklopedia Maqedonase (e jo Enciklopedia e Maqedonisë), projekti më i ri i Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, që të mërkurën pati një promovim mjaft pompoz.
Është vështirë të presësh diçka nga ata që lajtmotiv të përditshmërisë kanë paragjykimin, aq më tepër kur dihet se paragjykimi ndaj shqiptarëve në Maqedoni për shumë kë është ushqim shpirtëror.
Paraqitja e elementit shqiptar në formën e një karikature të vrazhdë, edhe atë në një projekt voluminoz që mban siglën e një institucioni ku besohet se është tubuar truri i një kombi (Akademia e Shkencave dhe Arteve), do të thotë se më në fund në Maqedoni po bien maskat dhe se po qartësohen qëllimet me prapavijë të errët. Kjo shqiptarëve ua përkujton projektet famëkeqe të Akademisë serbe në krye me Çubrolloviqin e Ivo Andriqin.
Mosprezentimi i vërtetë i historisë shqiptare, ashtu siç argumentohet edhe në shumë dokumente të historianëve e udhëpërshkruesve të huaj, mospërfshirja e ngjarjeve historike (që kanë ndodhur në Dibër, Manastir, Shkup…), pa të cilën historia shqiptare do të ishte e mangët, lënia anash e shumë figurave shqiptare nga jeta kulturore e politike, përfshi edhe ata, pa të cilët historia e më e re e Maqedonisë jo vetëm që do të ishte e thatë, por edhe do të humbte kuptimin, do të thotë se intriga ndaj shqiptarëve tashmë po institucionalizohet.
Është e pafalshme mospërfshirja në këtë enciklopedi e shumë figurave, ndër të tjera edhe mospërfshirja e Nevzat Halilit, liderit të partisë (PPD) së parë shqiptarë në Maqedoninë pluraliste, pastaj e kryetarit aktual të PDSH-së, Menduh Thaçit e ndonjë tjetër. Për ta nuk pati “hapësirë dhe vend”, por pati për, bie fjala, Johan Tarçullovskin, i dënuar nga Gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit (në Luboten plagët ende janë të freskëta). A nuk flet kjo qartë për një tendencë të paramenduar mirë.
Është kapitull në vete numri i madh i gabimeve dhe të pavërtetave që prezantohen në këtë enciklopedi. Duket qartë se hartuesit e saj ndaj elementit shqiptar kanë patur qasje improvizuese. Këtë improvizim ata do ta dëshmojnë, për shembull, te shënimi mbi Hasan Kaleshin, një figurë e shquar e kulturës shqiptare nga Kërçova (babai i piktorit me famë botërore, Omar Kaleshi). Në vend të fotografisë së Hasan Kaleshi, ata do ta vënë fotografinë e Faik Konicës.
Një gabim tjetër i pakëndshëm bëhet me Hamid Thaçin (kumanovar), një figurë nga periudha e LNÇ-së, i cili prezantohet dy herë: një herë si Taki Hamid pastaj si Taçi Hamid. Këto janë vetëm disa nga “perlat” e injorancës dhe infantilitetit të përpiluesve të këtij projekti. Ndërkaq, mos të flasim për disa të pavërteta që ndërlidhen me vetë shtetin shqiptar dhe me disa figura që kanë lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë.
Dhe çka duhet bërë pas gjithë kësaj? Është koha të tubohet Unioni i Inteligjencës Shqiptare, Shoqata e Historianëve Shqiptare, Shoqata “Zgjohu” dhe asociacionet tjera shqiptare që veprojnë në Maqedoni dhe ta shqyrtojnë mirë e mirë këtë enciklopedi, dhe t’i evidentojnë të gjitha marritë, intrigat, të pavërtetat, natyrisht me argumentet që janë absolutisht në anën e shqiptarëve, dhe të kërkojnë që urgjentisht enciklopedia të tërhiqet nga përdorimi dhe të shpallet e pavlefshme. Ose të bëhet një enciklopedi që i përgjigjet realitetit të Maqedonisë.
Natyrisht, edhe subjektet politike shqiptare duhet ta shprehin qëndrimin e tyre. Kjo enciklopedi duhet të vlerësohet si shkas që të gjithë shqiptarët të falsin me një zë. Sepse për këtë enciklopedi janë derdhur shumë mjete nga buxheti i shtetit, në të cilin (buxhet) participojnë edhe shqiptarët. Nuk ka logjikë që ta paguash dikë të tallet me historinë dhe kulturën tënde. Kjo i kalon të gjitha kufijtë e njerëzimit.
Ndërkaq, ata dy-tre shqiptarë, anëtarë të kësaj akademia, pas këtij skandali besoj se e kanë të qartë mesazhin e atyre akademikëve që e përpiluan këtë Enciklopedi të marrive, që cenojnë jo vetëm historinë dhe kulturën, por edhe dinjitetin e shqiptarëve. Ata duhet t’u thonë lamtumirën atyre që tallen me fatin e popullit që i takojnë vetë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Iu referua Gjestit si](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eglafjestii-780x439.jpg)
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-29-780x439.jpg)
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht