LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia ndërmjet krizës financiare dhe krizës së identitetit!

Prej se është themeluar Maqedonia si shtet, në vazhdimësi ka qenë e shoqëruar me kriza të ndryshme. Natyrat e krizave në këtë shtet kanë qenë të llojllojshme, duke u krijuar kështu një laramani anarkish. Anarkia në këtë shtet, filloi të troket prej atëherë, kur në mënyrë institucionale u anashkaluan dhe u diskriminuan shqiptarët. Sinjalet e krizave të njëpasnjëshme, ishin; shpërndarja e mjeteve buxhetore (të grumbulluar bashkërisht) vetëm në institucionet që qeveriseshin absolutisht nga funksionarët maqedonas, investimi në armatim nga tatimpaguesit e përbashkët për maltretimin dhe vrasjen e tatimpaguesve shqiptarë, investimi marramendës në mënyrë të fshehur për promovimin e identitetit maqedonas, financimi i spiunëve shumetnik nga tatimpaguesit po ashtu shumetnik, ndarja e mjeteve buxhetore për bursa të cilët i “takonin” vetëm studentëve maqedonas, financimi i botimeve nga Ministria e Kulturës vetëm e botuesve maqedonas, kujdes dhe tretman të veçantë u jepeshin atyre të cilët gënjenin në mënyrë perfide mbi identitetin kombëtarë maqedonas, si dhe një pjesë goxha e madhe e buxhetit shkonte në një vend të errët e të ngushtë që po i thoshin, “xhep personal”.

Por, i gjithë ky diskurs dhe mobilizim diskriminues, nuk i mjaftoj dot që gjendja e qytetarëve maqedonas të përmirësohet. Përkundrazi, nëna qeveri që dikur nga ajo rronin si pashallarë, i futi në një hendek, ku vështirë se mund të dalin ndonjëherë. Ndoshta i zuri haku i shqiptarëve. Ndoshta! Jo, jo, sepse po t’i zinte haku jonë, atëherë as Afrika nuk do i priste, nga padrejtësitë që na i kanë bërë dhe të cilët aktualisht janë duke na i bërë. Ne, si tatimpagues asnjëherë nuk kemi pasur të drejtë të thirremi në të drejtën buxhetore, e drejtë e garantuar me kushtetutë. Ja që fatmirësisht, erdhi koha kur gjithçka doli në shesh! Maqedonia në të njëjtën kohë, në mënyrë publike u kaplua nga dy kriza tejet të rënda, prej dy dukurive kryesore të cilët e mbajnë gjallë një shtet.

Ata janë: kriza e identitetit kombëtarë dhe kriza financiare. Kriza e identitetit maqedonas dhe kriza financiare, nuk janë të reja, ashtu siç pandehin ta paraqesin disa dashamirë të këtij shteti. Identiteti kombëtare dhe fetarë i maqedonasve të kësaj Maqedonie, u kontestua nga shumë shtete. Bullgaria ia kontestoi gjuhën, Greqia emrin, Serbia kishën ortodokse, si dhe të gjorët shqiptarë harruan t’i kontestojnë diçka, ngase vet ishin apo lejuan të kontestohen si faktor nga maqedonasit e kësaj Maqedonie. Para disa muajve ky shtet, gjegjësisht Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave, e shpallën zyrtarisht krizën financiare në vend, që rrodhi nga kriza globale financiare. Kjo për opinionin e gjer nuk paraqiste ndonjë risi, sepse ne fare mirë e dinim që ky shtet prej themelimit të tij, ishte në një krizë sociale, përveç atyre oligarkëve të cilët prej kohësh e përjetuan të qenit në New York, duke qëndruar në Maqedoni. Por, çudia dhe paradoksi i radhës i këtij shteti, është përballja kontradiktore me këto dy kriza tejet serioze. As një vend në botë, i cili u përfshi nga kriza globale financiare nuk investoi në diçka të vdekur. Por, Maqedoni si duket e zgjodhi rrugën e kundërt.


Në këtë kohë krizash, ajo mëton të investon miliona nga buxheti i përbashkët shtetëror, në ndërtimin e skulpturave antike, në mobilizimin e elitës intelektuale maqedonase për promovimin e identitetit antik maqedonas (këta intelektual kërkojn shuma të mëdha parash dhe një gjë e tillë, po u sigurohej prej buxheti shtetërorë), humbjen e investimeve të mëdha në telekomunikacion vetëm për shkak të emërtimin të aeroportit, “Aleksandër Veliki”, shpenzimet marramendëse deleguese për negociata me përfaqësuesit e Greqisë rreth kontestit të emrit, si dhe ftohja e investitorëve të jashtëm nga anarkia dhe kundërthëniet e këtilla për identitetin. Ministritë në fjalë, harrojnë qëllimisht se buxheti shtetërorë rreth 70 për qind mblidhet nga konsumi potencial. Kurse konsumatorë potencial jemi të gjithë ne, qytetarët e këtij shteti.

Konsumatorë potencial janë, edhe mërgimtarët shqiptarë që vijnë në vendlindje për pushime veror, ku minimumi i shpenzimeve i secilës familje është nga 7.000 euro, kurse 18 për qind në kuadër të TVSH-së, me automatizëm shkojnë për buxhetin e shtetit. Ndërsa të gjorët mërgimtarë, presin me orë të tëra nëpër sportele të ndryshme, për një certifikatë të thjeshtë. Tash së fundi dëgjuam nga ministri i financave se, në vitin vijues nuk do të kemi rritje në paga për 10 për qind (rritje e paralajmëruar) për të gjithë nëpunësit shtetëror, sepse në vendin tonë paskemi krizë financiare dhe një pjesë bukur e madhe e buxhetit shtetëror qenka ndarë për mekanizmat të cilat do të merren me përballimin dhe eliminimin e pasojave, që rrodhën prej krizës globale financiare.

Ai harroi të thotë, apo tha mes rreshtave se milionët e buxhetit janë të dedikuar për ndërtimin e skulpturave, kishave, kryqeve dhe përvetësimin e gjuhës maqedonase, gjë që etniteti shqiptarë me identitet të pastër, këto shpenzime të kota, i shikon si lojë të radhës me zjarr.
Pra, për hir të identitet kombëtarë të rrejshëm maqedonas, po pësojmë ne shqiptarët. Ne në vend që sot të ishim në NATO, bashkë me mëmëdheun Shqipëri, ne sot po merremi me gjepura dhe humbje kohe rreth mitit antik maqedonas. Ky shtet në vend që të merret dhe mobilizohet për tejkalimin e krizës financiare, ky po merret dhe mobilizohet për mbrojtjen dhe tjetërsimin e figurave historike që kurrë nuk kishin qenë të tyre. Por, as me njërën, as me tjetrën nuk do të ketë sukses, ngase adresat e duhura kuruese që moti i ka humbur.

Rasti i përfshirjes së Maqedonisë me dy kriza serioze i ngjan, njeriut të cilin e kanë vërshuar morrat në kokë, dhe për momentin nuk i gjinden para, për të blerë një ilaç për morra, por morracaku në fjalë krenohet se, në pjesën e përparme të kapelës së tij i shkruan, “BOSS”.

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori