LAJMI I FUNDIT:

Zhvendosja e qytetit gri

Mineralet, thëngjilli, nafta dhe derivatet të tjera që dalin prej saj, diku era dhe uji, kaherë janë në vënë në shënjestrën e ekipeve të specializuara të hulumtuesve, të cilët ngarendin në çdo cep të planetit Tokë për të arritur deri te ndonjë zbulim më i ri, nën flamurin e shtetit apo kompanive të fuqishme transnacionale.

Në shtetin e ri të Kosovës, në këta pak kilometra katrorë që ka, hiq parashikimet jo edhe të sakta për pasuritë që disponon vendi, dihet vetëm për thëngjillin, i cili shfrytëzohet pak kilometra nga kryeqyteti i Prishtinës, dhe për disa minerale si potenciale ekzistuese nëntokësore.

Sa herë mund ta zësh në gojë emrin që në dokumentet zyrtare shkruhet Obliq, ndërsa tani i njohur si Kastriot, mund të kujtohen dy gjëra. E para për vendin, i cili na mundëson të kemi energjinë, si një nga burimet më të rëndësishme, për të cilin luftojnë shtetet të fuqishme të botës, që të disponojnë me të, jo vetëm sot.


E dyta ky qytet, ta kujton erën e pluhurit, vendin që shihet si pikë e zezë për të jetuar, dhe asgjë tjetër të mirë.
Këto fakte nuk janë asgjë e re e shpikur, por vetëm një konstatim i një gjendje faktike, për të cilën qeveria e sotme dhe ato në të ardhmen do të duhej ta kishin këtë rajon, pjesë të programeve të tyre me prioritet.

Duke pasur parasysh projektin për një Kosova C, për të cilin flitet, kalkulohet për përfitime ekonomike, energji për 24 orë, eksport, ka zëra që flasin më tone pesimiste, dhe këtë ndjenjë të pasigurisë nuk e fshehin as qytetarët, sidomos ata që “ushqehen” çdo ditë me pluhur se sa me bukë. Nga shumë ide, të cilat shpërfaqen në artikulimet e përditshmërisë sonë, ndjeva nevojën që të them diçka të re për këtë qytet, jo sa për të përfituar vetëm ekonomia, por si mund të ruhet shëndeti i njeriut si faktor i pakapërcyeshëm në ndërtimin e shoqërisë dhe shtetit.

Kjo ide, që mund të duket futuriste, nuk buron nga ndjenja për të qenë novator i parë i një projekti, por si mund të shpëtoj qytetari i rrezikuar nga ky ambient i degraduar ekologjik, dhe si të mundësohet shfrytëzimi i resurseve në “pellgun” e madh të thëngjillit që dominon në këtë rajon.

Duke pasur parasysh numrin jo edhe të madh të banorëve të kësaj komune, e sidomos ata që jetojnë në vendet ku parashihet zhvendosja e tyre, mendoj se jo vetëm pjesët jourbane, por edhe qendra e qytetit, e cila ka një infrastrukturë të dobët urbanistike do të ishte mirë të zhvendosej nga ky vend.

Qeveria e Kosovës, do të duhej të zhvendoste qendrën bashkë me disa zona periferike, të cilat i ekspozohen rrezikut permanent , në një zone të re banimi për disa kilometra, në një vend tjetër, dhe të krijonte gradualisht një qendër banimi më të sigurt për jetesë, ndërsa ky qytet të shpallej rajon me interes nacional dhe ekonomik.
Mënyra e zhvendosjes së banorëve të shumë fshatrave të kësaj ane, siç është bërë deri më tani, më shumë u ka krijuar banorëve, vështirësi në ambientimin e tyre, dhe përjashtim nga marrja me veprimtari të ekonomisë familjare.

Nuk kanë qenë korrekte as mënyra e zhdëmtimit material gjatë shpronësimit, janë zvarritur procedurat rreth pagesave, dhe janë bërë zgjidhje jo adekuate të banimit.

Krijimi i një zone të re urbane për qytetin dhe banorët e disa fshatrave periferike, mund të jetë më i kushtueshëm, por do të mundësohej një zgjidhje afatgjate të këtij problemi, integrimin e banorëve në komunën e tyre, dhe jo shpërqendrimin e strukturës demografike. Kjo do të krijonte premisa më të përshtatshme për sajimin e projekteve serioze, aplikim të politikave zhvillimore ekonomike për komunën, dhe për vendin.

(Autori është zyrtar i lartë ligjor në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim)

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori