LAJMI I FUNDIT:

Pse i gjithë ky sulm ndaj NACIONALIZMIT?

Nacionalizmi si fenomen shoqëror e politik u zhvillua në shekullin XIX, përgjithësisht si rrjedhojë e kërkesave për liri, barazi dhe vëllazërim. Dikush nacionalizmin e sheh si fatkeqësi e dikush si shpëtim për popullin e vetë, por njëkohësisht, gjithsecili duke qenë pjesëtarë i një kombësie të caktuar me apo pa dëshirën e tij.

Edhe ai që e shan apo ndjell fatkeqësi për nacionalizmin e vetë, është i detyruar të jetë pjesë e një nacionaliteti, njëjtë sikurse ai që e lavdëron dhe i është mirënjohës Zotit për përkatësin e tij kombëtare! E shave apo e lavdërove nacionalizmin, ai është pjesë e pandashme e secilit prej nesh.


Nacionalizmi si nocion i përgjithshëm ndahet në, nacionalizëm pozitiv dhe në nacionalizëm negativ. Nacionalizmi pozitiv në vete ngërthen përpjekjen, veprimtarinë, luftën dhe flijimin e popullit autokton, kundër pushtuesve mizorë, kurse me nacionalizmin negativ nënkuptojmë etjen, masakrimin, eksploatimin dhe luftimin me çdo kusht për ta kolonizuar një vend apo një popull të caktuar.

Fatmirësisht dhe historikisht populli shqiptar përthekohet me një nacionalizëm pozitiv, ku fatkeqësisht dhe historikisht ky popull bujar, qe i vërshuar tmerrësisht prej nacionalizmit negativ apo kolonizues. Por, për të qenë ironia fatkeqe edhe më e madhe, sot në mesin e këtij populli bujar kemi njerëz që ndjehen të dëshpëruar, nga shkaku se i takojnë këtij nacionaliteti, apo ndjehet të dëshpëruar për shkak se ata patën dëshirë të mos jenë farë pjesëtarë të ndonjë nacionaliteti të caktuar. Ata dëshirojnë që vetën e tyre ta identifikojnë vetëm në bazë të përkatësisë fetare.

Është mirë të krenohesh me fenë tendë, sepse përmes fesë së shëndoshë, të pastër dhe të arsyeshme do ta fitosh përjetësinë e këndshme, por njëkohësisht është tejet jo njerëzore dhe jo etike të hedhësh balt mbi nacionalitetin apo kombësinë tënde. Ngase pastaj në emër të fesë islame, do ta kundërshtosh po ashtu fenë islame. Sepse Zoti në një ajet kur’anor thotë: "O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë fise e kombe (popuj apo nacionalitete) në mënyrë që të njiheni ndërmjet vete…".

Pra, çështja e fiseve dhe e popujve qenka caktim i të Plotfuqishmit, si dhe çdo fyerja ndaj secilit fis apo kombi është mëkat, kurse fyerja dhe hedhja balt mbi kombin që natyrshëm i takon është më shumë se mëkat, më shumë se mallkim, më shumë se fatkeqësi apo më shumë se padrejtësi. Këta njerëz që e sulmojnë nacionalitetin e vetë, me këtë edhe nacionalizmin si tërësi, nuk janë vagabond as të padijshëm, por njerëz të kalemit e të konferencave. Ata e sulmojnë dhe ndjehet tejet të dëshpëruar me nacionalitetin e vetë, ngase dikush nacionalitetin shqiptarë po e ndërlidhka me disa figura të cilët nuk po i takuakan besimit islam.

Kësaj i thonë, dhashë Zoti të më vdes djali për inat të resë! Në këtë rast, edhe ata që trumbetojnë ta paraqesin identitetin kombëtarë si identitet të krishterë, provokojnë dhe gabojnë rëndë, sikurse ata që i kontestojnë të gjitha figurat shqiptarë, vetëm që po i përkitkan fesë tjetër.

A është islame ta quash kudër, lavire, spiune humanisten shqiptare, vetëm nga shkaku se ajo paska qenë një e krishtere-murgeshë, si dhe shumë fyerje tjera që i takojnë një nivel tejet të ultë dhe adoleshent!? Fundja nëse nuk dëshiron të krenohesh me humanizmin e saj, atëherë mos e përmend fare (heshtja nganjëherë është ar), Besa rezil të bëjnë nëse shkon në xhami dhe gjatë rrugës, në ndonjë ndejë apo në ndonjë kafene, nuk i përqesh dhe nuk i nënçmon këto figura të cilët i takojnë fesë monoteiste, pra fesë së krishtere, duke harruar apo dashur qëllimisht të harrojmë se jemi popull shëmbëlltyrë pranë të gjithëve, edhe pranë Zotit në tolerancën, bashkëveprim dhe mirëkuptimin ndërmjet feve.

Kështu që, ta përbuzësh nacionalizmin për shkak të fesë është demagogji. Ngase, feja islame një gjë të tillë nuk e toleron dot! Mos harroni ju që dëshironi t’i vëni njolla kësaj feje se, të jesh musliman do të thotë t’i respektosh të tjetër, qofshin edhe të kombësisë, racës dhe fesë tjetër.

Çfarë mund të themi për njeriun i cili në emër të fesë e nënçmon përkatësin e tij kombëtare! Unë fare mirë e di se çfarë janë dhe kush janë, por ata është mirë ta etiketojnë vetën e tyre se kush janë në të vërtet (dëshirojnë ta ndihmojnë dhe zgjerojnë fenë, duke e nënçmuar kombin, apo…) dhe çfarë dëshirojnë të thonë me njerëzit e helmuar nga NACIONALIZMI, sepse nuk është cilësi e shqiptarit musliman t’i etiketoj njerëzit me lloj-lloj etiketash, edhe pse në këtë rast vështirë është të përmbahesh, por durim dhe kujdes se jemi njerëz, e mund te gabojmë në vlerësime dhe përkufizime.

Nacionalizmi shqiptar nuk është helm i rrezikshëm i Perëndimit, por e kundërta! Ngase në konferencat që u mbajtën në Perëndim dhe me njerëzit e Perëndimin, u copëtuan shqiptarët, kurse nacionalizmi (që është gjithherë pozitiv), ka të bëjmë me bashkimin e shqiptarëve në një shtet, ashtu pra siç duhen të jemi. Po të mos ishin ndjenjat e larta kombëtare dhe fetare, ne sot do të flisnim greqisht, serbisht apo turqisht.

Po të mos ishin të aktivizuara dhe të manifestuara ndjenjat kombëtare dhe nacionale në kohën e pushtimit osman, atëherë ne sot do e flisnim gjuhën osmanishte. Edhe osmanët e panë se ndjenja kombëtare te ky popull është shumë e ngritur, ndaj u detyruan dhe e obliguan vetën (jo me forcë por me mirëkuptim) që mos t’ia cenojnë këtij kombi gjuhën dhe kulturën. Për këtë arsye, edhe pas pesë shekujve pushtim, ne mbetëm shqiptarë me gjuhën shqipe të ndarë vetëm në dy dialekte.

Nacionalizmi ndër shqiptarët u institucionalizua në Lidhjen e Prizrenit. Kurse kjo lidhje e cila në vetë ngërthente bashkimin e trojeve shqiptare në një territor të vetëm me autonomi të plotë nën Perandorinë Osmane, në bazë të disa studiuesve të kësaj periudhe, u mbajt në xhami. Pra, nacionalizmi të cilin dikush e quan helm të rrezikshëm të Evropës, fillet zyrtare i paska në shtëpinë e shenjt të Zoti.

Po të mos ishin të ngritura ndjenjat e nacionalizmin pozitivë, atëherë në këto troje askush nuk do tu ngritke për të luftuar kundër pushtuesve, që në vete përmbanin nacionalizëm fashizoid.

Muslimanin, të krishterin, ortodoksin, budistin, etj., i karakterizon feja apo besimi i tyre, ndërkaq turkun, arabin, francezin, gjermanin, shqiptarin, etj., i karakterizon nacionaliteti i tyre, kurse dikush e fyen dhe ndjehet i dëshpëruar me nacionalizmin!

Në trend

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Stil
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

Zbulohet plani i Carlo Ancelottit për Arda Guler

La Liga
Kalo në kategori