LAJMI I FUNDIT:

Shtegdalja nga “kurthi praktik”

Kohë më parë, duke analizuar praninë e misionit të BE-së në Kosovë, si dhe rolin e tij në ndërtimin e partneritetit të qëndrueshëm për thellimin e demokracisë, kisha identifikuar “betejën për imazh” si njërën ndër betejat të cilën ky mision do të duhej ta fitonte domosdoshmërisht, për të qenë partner i vërtetë në ndërtimin e jetës demokratike në Kosovë.

Mbi çfarë premisash e nxirrja këtë konstatim dhe, ta zëmë, pse u dashka ritheksuar rishtazi këtë synim të EULEX-it si esencial, nëse tashmë shumëkush betejën politike për partneritet e ka përkthyer si betejë për fuqi në vendimmarrje.
Së pari, sepse misioni EULEX pasonte misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK (ende i pranishëm dhe me një lloj pushteti ekzekutiv, së paku në pikën më të ndjeshme të Kosovës, në veri), nami i të cilit ndër shqiptarët e Kosovës nuk ishte shumë i lartë. Duke e pasuar këtë mision, EULEX-i gjendej para sprovës së madhe: të dëshmojë se ai nuk ishte mision provizor i cili dëshiron të ndërtojë kapacitete provizore në një status-quo politike, por mision i cili vjen si partner me institucionet e pavarura të një vendi sovran brenda përbrenda hartës gjeografike dhe politike evropiane dhe se raportet të cilat ai do t’i ndërtojë me institucionet sovrane është ai i partneritetit në ndërtim dhe jo ai i imponimit të politikave;

Së dyti (dhe kjo është shumë e ndërlidhur me premisën e parë), misioni i BE-së erdhi si dëshmi e ekzistimit të një projekti të madh për lirinë e popullit të Kosovës, projekt të cilin e ka përkrahur në vazhdimësi perëndimi, si dhe e kapërcimit nga partneriteti për krijim të shtetit të Kosovës dhe të lirisë së qytetarëve të saj, në partneritet për ndërtim e zhvillim.
Mirëpo, duke e ruajtur shenjën e BE-së (Brukselit) ai u përball në një “kurth praktik”, i cili nuk e lejoi atë që të ndërtojë imazhin e mjaftueshëm për veten: ai vinte si mision i BE-së, strukturës politike e cila për shkak të mosunifikimit të pikëpamjeve të vendeve anëtare në një qëndrim unik evropian, nuk e ka njohur ende sovranitetin e Kosovës!! Tashmë dihet se organizimi politik evropian është rregulluar asisoj që politika e jashtme evropiane varet ekskluzivisht nga qëndrimet e shteteve anëtare të saj. Si rrjedhojë, është krejtësisht e dukshme se cilësori “politikë e jashtme evropiane” këtu nuk i referohet një politike unike të Bashkimit Europian.


Prandaj, shtrohet pyetja: çfarë do të mund të bënte më shumë një mision i cili është dizajnuar të ndihmojë thellimin e demokracisë në vend, ndërkohë që mandati i tij politik është i kushtëzuar nga mosnjohja e realitetit praktik nga struktura e përbashkët evropiane në emër të së cilës është instaluar?

Misioni i BE-së në Kosovë, i ftuar dhe i mirëpritur nga qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj, është shenjë e partneritetit tradicional të Kosovës me demokracitë e përparuara euro-amerikane. Ky partneritet mund e duhet të zhvillohet. Komentimet e sojit: “EULEX-i si UNMIK-u” nuk besoj se përkojnë me realitetin politik, edhe nëse kurthi praktik të cilin e përmendëm e shtynë atë drejt lëndimit të relacionit strategjik me qytetarin e Kosovës dhe me institucionet e saj.
Prandaj, ne nuk mund të gjykojmë për EULEX-in sikur për UNMIK-un, sepse nuk dëshirojmë të kthehemi në kohën e protektorateve të mëdha, tashmë kur realiteti politik në Kosovë është krejtësisht tjetër. Ajo çfarë mund të bëjmë ne është që të besojmë se BE-ja do të arrijë të zhvillojë politika unike në planin e jashtëm. Po e ritheksojmë: qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një mision funksional të BE-së, madje ky synim nuk ndërlidhet aspak vetëm me veriun, megjithëse rastisi që aty të fillonte testi i vërtetë për të.

Koordinimi me institucionet e republikës sovrane është i domosdoshëm, për të përcjellë vullnetin qytetar për ligjshmëri të aplikuar si normë. “Prania e padukshme” e EULEX-it duhet të zëvendësohet me mekanizma strategjikë, të cilët ritheksojnë e ridëshmojnë se projekti për liri de të drejta qytetare në Kosovë është projekt për t’i mbrojtur vlerat identitare dhe kulturore të qytetarëve të saj dhe se ai është pjesë e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe demokracive evropiane.

Ne nuk guxojmë ta lëndojmë këtë partneritet sepse do t’u binim mohit parimeve demokratike që na udhëheqin dhe për të cilin në krijuam një lëvizje model në Europë. Prandaj, debatin për rolin dhe fuqinë e misionit të BE-së në Kosovë, sikur edhe për mekanizmat e tjerë, unë do të doja që ta zhvendosnim nga “ballafaqimi“ mes fuqisë reale në ballafaqim konceptesh reale: tendencës për ta ruajtur brishtësinë politike dhe për të mos i lënduar ambiciet e vendeve anëtare të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, në njërën anë, si dhe konceptit të qytetareve të Kosovës për të ndërtuar partneritet strategjik në ndërtimin e vlerave të përbashkëta evropiane e euro-amerikane, në anën tjetër.

Qoftë EULEX-i, qoftë institucionet e Kosovës duhet të dëshmojnë se “beteja” për fuqi është më parë betejë për vlera universale dhe se fuqia e imponuar praktike, si tendencë për legjitimimin e ndasive brenda vetë strukturës së BE-së, derivon domosdo në ‘kurthin praktik”. BE-ja, para se misioni i saj në Kosovë, duhet të provojë të dalë nga “kurthi praktik”; ajo duhet t’u dëshmojë strukturave udhëheqëse se unifikimi i qëndrimeve për sa u përket politikave të jashtme është esencial për misionin e saj këtu.

Nga pikëvështrimi i qytetarit të Kosovës kjo do të mund të përkthehej në thirrjen e tipit: ndikoni që vendet tuaja anëtare (të cilat tek e fundit i kanë njohur dhe pranuar vlerat e përbashkëta europiane) ta njohin realitetin në Kosovë. Kjo do t’ju ndihmonte ju në krijimin e një politike të jashtme të unifikuar dhe do ta forconte dukshëm partneritetin tuaj me Kosovën. Por, kjo do ta lironte në të njëjtën kohë edhe misionin tuaj këtu nga “kurthi praktik” (edhe “politik”, do të thosha), në të cilin është shtyrë, besoj shumë me padashjen tuaj.

Në trend

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Lajme
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Kalo në kategori