Grushti i së djathtës
“PDSH-ja di të bëjë politikë por di edhe t’i bie grusht tavolinës” – është një fjali e z. Menduh Thaçit e cila kohëve të fundit po dëgjohet me të madhe, qoftë si “zile” celulari, qoftë si shpërthim inati i shqiptarëve të pakënaqur me politikën aktuale të “koalicionit” VMRO-BDI! Ndërsa, jo një herë z. Ali Ahmeti, tërthorazi, si përgjigje ndaj kësaj deklarate të z. Thaçit, është shprehur se “BDI kur ishte koha për grusht tavolinës e tha fjalën e vet në male, në luftë kundër branitellave”! Gënjeshtër e madhe, siç ishte edhe ajo luftë një gënjeshtër shumë e madhe. Lufta u nis për bashkimin e trojeve shqiptare! Kush i gënjeu ata trima që ranë për këtë kauzë!
BDI-ja nuk mund të identifikohet me PDK-në e Hashim Thaçit dhe, nëse insiston në këtë, kjo do të jetë super gënjeshtër. Pse? UÇK-ja e Kosovës, në transformim e sipër, një pjesë kaloi në parti politike (PDK, AAK etj), një pjesë u risocializua duke u inkuadruar nëpër vende të ndryshme pune dhe, një pjesë tjetër kaloi në TMK (Trupat Mbrojtëse të Kosovës)! UÇK-ja e Maqedonisë u dorëzua duke u çarmatosur sipas kërkesës së “ndërkombëtarëve” kurse luftëtarët mbetën në mëshirën e fatit. U arrit një amnesti e përgjithshme, ndërsa në “kohë paqe” një numër i madh i tyre u burgosën, u vranë e u heshtën!
Më vonë u themelua BDI-ja , gënjeshtra më e madhe që i ndodhi popullti shqiptar të Maqedonisë! Në mënyrë demokratike, shqiptarët të bashkuar me maqedonasit të integrohen në strukturat ndërkombëtare, sepse, me BDI-në çështjet shqiptare paskan marrur fund njëherë e përgjithmonë!
Menduh Thaçi ligj për maqedonasit
Ata që i kujtojnë proceset politike në Maqedoninë pos-komuniste, menjeherë do ta kujtojnë faktin se, më vitin 1994 PDSH-ja u themelua pikërisht si kundërpërgjigje ndaj partive politike maqedonase të cilat karrierën nacionaliste të tyre po e ngrisnin mbi shpinën shqiptare! Kur doli PDSH-ja në skenë mori hov krenaria kombëtare e shqiptarëve të këtushëm. Pra, shqiptarët rriheshin ku të haseshin! Shqiptarët nuk lejoheshin të lahen nëpër pishinat e qytetit, shqiptarët nuk lejoheshin të kenë vatër arsimore sipërore, administrata shtetërore ishte e blinduar për shqiptarët, simbolet kombëtare shqiptare si dhe gjuha shqipe ishin gjëra tepër të pështirosura për maqedonasit! Njësoj si sot nga qeverisja VMRO-BDI.
Atëbotë ky racizëm e nxiti njeriun e pathyeshëm dhe të papërkulur para militarëve shtetërorë maqedonasë dhe duke u rrebeluar edhe kundër partisë shqiptare që tashmë e kishte ngelur me bisht nën rrotë, formoi Partinë Demokratike Shqiptare! Z. Menduh Thaçi u bë ligj për maqedonasit, ua prishi krejt atë komoditet që e kishin krijuar mbi kurrizin e shqiptarëve të këtushëm! Shqiptarët e Maqedonisë me këtë Parti nisën të frymojnë si njerëz, nisën të ndjehen më krenarë, nisën të jenë më të organizuar politikisht, të veprojnë në bazë të një platforme të mirëfilltë kombëtare, nisën t’i hapin kontekstet shqiptare dhe për to të alarmojnë tërë komunitetin ndërkombëtar!
Natyrisht, politika maqedonase nuk do të qëndronte indiferente faqe kësaj lëvizje kombëtare. E dinte se z. Menduh Thaçi po bëhej shkatërrues i ëndërralave të tyre. Së këndejmi do të nis një “filozofi e re” politike maqedeonase! Shqiptarët janë të mirë por është Menduh Thaçi ai i keqi i cili po vepron si “bandit”! Në këtë grackë ranë edhe disa organizma ndërkombëtarë! Në anën e shërbimeve sekrete të UDB-së maqedonase u vënë edhe ambasada e ndërkombëtarë të tjerë që po vepronin në Maqedoni (rasti i ish-ambasadorit sovjetik), ndonjë tjetër që në emër të një cope të mishit të pëshurrtë janë në gjendje ta shtrembërojnë të vërtetën e të raportojnë trillime nga më të ndryshmet. Z. Menduh Thaçit i ra hise që, përveçse të angazhohet për zgjidhjen e konteksteve shqiptare në Maqedoni, të angazhohet me tërë qenien e vet edhe në ndihmë vëllezërve kosovarë që po luftonin kundër Serbisë.
PDSH-ja problem për qeveritë maqedonase
Strukturat udheheqëse të UÇK-së e njohin fare mirë kontributin logjistik të z. Menduh Thaçit i cili, po derdhte armë, municione e miliona dollarë për nevoja të ushtrisë kosovare. Këto fakte i keqpërdori UDB-ja maqedonase si dhe disa spiunë ndërkombëtarë dhe u munduan ta nxijnë personalitetin e z. Thaçit! Më e dhimbshmja është se kësaj shpifje dhe kësaj strategjia maqedonase iu besuan një grusht shqiptarësh (mbase udbashë) të cilët me të madhe nisën ta përhapin ndër shqiptarë! Morali i kësaj loje nëntokësore – shqiptarët e Maqedonisë të ngelin pa lider kombëtar, të thyhen në kurriz si dhe t’i humbin iluzionet se një ditë mund të ngrisin zë për çështjet e tyre të pazgjidhura kombëtare. Jo rastësisht sot, asnjë parti maqedonase muk pranon me qejf të koalicionojë me PDSH-në, sepse detyrohen që kërkesë për kërkese të shqiptarëve t’i realizojnë!
Përveç marrëveshjeve politike në mes të premierëve dhe z. Thaçit për zgjidhjen e ndonjë konteksti shqiptar, jo njeherë ky lider politik ka ditur që ta grushtojë edhe tavolinën dhe t’ia prishë të gjitha synimet kryeministrave! Jo njëherë ka braktisur parlamentin por edhe bashkëqeverisjen! Gruevskit, brenda 12 muajve dy herë ia solli saxhin mbi kokë duke iu kërcënuar me braktisje të qeverisë! Herën e parë kur në bisedime të fshehta me Ali Ahmetin e degradoi Marrëveshjen e Ohrit me atë pesëpikëshin e famshëm dhe, herën e dytë, kur u detyrua që brenda natës të heq dorë nga vënia e vizave për shqiptarët e Shqipërisë. Pa dyshim, në këtë kohë braktisi dhe Parlamentin duke e kushtëzuar kthimin me njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga ana e Maqedonisë.
Një tip kaq problematik nuk do të mund ta duronte asnjë politikan që ka synime të mbrapshta! Politika me të tilla synime do të kërkonte një partner që është i lehtë, i përdorshëm, i dëgjueshëm, lojal, i pazëshëm, manipulator, fajtor, vrojtues pasiv i paralizuar i rrahjes së popullit të vet (rasti i Nerezit), shkelës mbi marrëveshjet jetike kombëtare!
Kur do të tërhiqet nga politika z. Thaçi
Ali Ahmeti me gjoks prej Mic Sokoli vihet para konteksteve shqiptare e në të mirë të integrimit sa më të shpejtë të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike. Z. Ahmeti nuk po dëshiron të kuptojë (apo kështu i pëlqen, ose kështu është i porositur prej punëdhënësve) se me Maqedoninë në NATO e në UE përfundimisht varrosen kontekstet e shumta shqiptare në Maqedoni. Është koha e fundit kur mund të zgjihen këto probleme. Ndaj dhe, jo rastësisht z. Thaçi doli me kontratë të re politike! Vetëm të gjithë maqedonasit si dhe BDI-ja e Ali Ahmetit nuk e pranon këtë kontratë të re politike, sepse, janë të bindur se kjo e ngrit në piedestalin e pashembur Menduh Thaçin! Lideri i PDSH-së jo njëherë ka thënë se do të tërhiqet prej politikës në momentin kur njëherë e mirë do të zgjidhen problemet e shqiptarëve të Maqedonisë! Kjo është fare lehtë e mundshme, vetëm të merren vesh subjektet e këtushme politike.
Ali Ahmeti duhet ta braktisë qeverinë, duhet të zotohet se nuk ka bashkëqeverisje me asnjë parti përderisa nuk përfundon loja përçmuese dhe raciste e maqedonasëve dhe, pas kësaj, le të vazhdojë të merret me politikë, z. Thaçi do t’i kthehet profesionit të vet! Ai nuk do merita kombëtare, ai do zgjidhje definitive të problemeve të shqiptarëve të këtushëm. Këtë do ta arrijë, sepse, e ka platformën, e ka guximin, e ka diturinë, urtësinë, dhe, mbi të gjitha, e ka edhe përkrahjen kombëtare! Njeriu që është i gatshëm për një kauzë të këtillë heq dorë prej të gjitha interesave të tjera dytësore.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin