E mira e mos-liberalizimit të vizave për Kosovë-Shqipëri
Duke kaluar nëpërmjet një ure mbi lumin Rajna, në fakt pa e vërejtur fare ne ishim duke kaluar kufirin e dikurshëm Francë-Gjermani dhe këtë e dëshmoi vetëm një tabelë me mbishkrimin "Bundes Republik"…
Që nga lajmi se Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi nga vendet e rajonit do të përfitojnë nga viti 2010 liberalizim të vizave me BE-në, duke lënë anash Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën, ky lajm u bë si të thuash kryetema e çdo bisede në këto vende duke arritur në përfundime të lloj-llojshme kryesisht në kontekst negativ. Një nga përfundimet normalisht është edhe getoizimi i kësaj pjese, respektivisht ajo që po më intereson më shumë, getoizimi i Kosovës dhe Shqipërisë. Fjalinë e fundit është mirë ta shohim dhe ta lexojmë edhe njëherë: getoizimi i Kosovës dhe Shqipërisë! Dhe në fakt, kështu është karshi proceseve evropiane. Por, a është karshi proceseve brendashqiptare?
Thuhet se një gotë gjysmë të zbrazur dikush e shikon si gjysmë të mbushur, ndërsa dikush tjetër si gjysmë të zbrazur. Unë tash dua t’ju provokoj me një gotë që e kemi ëndërruar gjenerata e gjenerata. Them se ne si komb dhe në këtë rast në dy shtete të njohura ndërkombëtarisht, mund ta shfrytëzojmë mjaft mirë këtë "getoizim" në të mirën tonë të përbashkët. Derisa ne po pretendojmë të shkojmë në një Evropë pa kufi (rasti Gjermani-Francë, dhe në gjithë BE-në), atëherë pse ne, vetëm ne, vetëm kufiri shqiptaro-shqiptar u dashka të jetë kufi i tillë? Pse qytetarët e të dy anëve u dashka të presin në kolonë për të lëvizur andej-këndej, ndërsa askund tjetër vendet e BE-së dhe pjesa e liberalizuar nuk presin? Kush mund të na detyrojë të mos e bëjmë një mini-shengen tonin, një zhdukje të pikave kontrolluese karshi Shqipërisë, sidomos tani?
Qytetarët e të dy anëve të kufirit, sidomos, pjesa politike dhe përfaqësuese, institucionet tona, e kanë për obligim të fillojnë të mendojnë pozitivisht se si ta shfrytëzojmë këtë rast të mirë që na është ofruar për t’i kryer detyrat tona të shtëpisë. Nuk është mirë të përhapet paniku në popull se na mbetëm të izoluar etj. etj., por të punohet për zhbllokim. Ky zhbllokim duhet të fillojë së pari mes nesh. Dua që atë përjetim të kalimit Francë-Gjermani dhe anasjelltas, ku nuk kisha nevojë për t’i treguar as letërnjoftimin e as pasaporten askujt, pasi nuk ekzistonte askush, nuk ishte pikë kontrolluese kufitare. Këtë e dua për kufirin Kosovë-Shqipëri.
Nëse Evropa momentalisht po na izolon, atëherë të mos e izolojmë ne veten dhe të bëhemi gati shumë shpejt që të mos i lëmë asnjë arsyetim tjetër të mungesës së kapaciteteve për të pasur të drejtën e liberalizimit të vizave. Mos t’ia lëmë fajin vetëm Evropës, por e përsëris, t’i kryejmë ne detyrat e shtëpisë, ato që na takojnë karshi Evropës dhe çka është me rëndësi, ato që na takojnë karshi qytetarëve të dy shteteve. Një liberalizim i tillë i vizave me BE-në do të ndodhë shumë shpejt edhe për neve, por jo duke u vetëmjaftuar dhe duke u kukatur, por duke punuar dhe duhet pasur parasysh se tashmë të gjitha rrugët na qojnë për në Tiranë dhe, rruga për në Evropë do të jetë kah Tirana.
(Kontakti: bashkim.fazliu@yahoo.com)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj