Geto shqiptare
Nuk bëhet fjalë këtu për Shkupin shqiptar të cilit ia kanë zënë frymën dhe i ngjason getos varshavase para 70 viteve, ndonëse këto lagje të vjetra të struktura në bregun e majtë të Vardarit njëmend i ngjasojnë një getoje të tkurrur. Geto shqiptare për të cilën shkruhet këtu, sot është shumë më e madhe në kontekstin e saj gjeografik dhe në përmasat e ndrydhjes politike dhe ekonomike. Geto shqiptare sot po bëhet atdheu shqiptar, ajo copë e tij ku shtrihen Shqipëria sovrane dhe Kosova gjithashtu sovrane për aq sa është e tillë. Jemi ne shqiptarët, ata të izoluarit në mikrokozmosin tonë të vogël etnik të limituar në vijat e imponuara nga kongreset dhe konferencat e të fortëve të cilët kur hartonin kufijtë as nuk na njihnin si komb.
Fakti që Shqipëria dhe Kosova nuk përfshihen në tabllon e dorës së shtrirë evropiane të liberalizimit të vizave të prezantuar nga BE, mund edhe të mos hedhë gjithë fajin dhe të gjen gjithë arsyen tek neglizhenca tradicionale evropiane që ka përcjell kaq devotshëm historinë tonë. Një gjë megjithatë edhe kësaj radhe i troket kureshtjeve tona. Optimistët e trajtojnë si koincidencë dhe urojmë të jetë kështu, por edhe viti 1912 kishte injoruar në tërësi kombet evropiane më shumicë jo-krishtere duke e ngatërruar edhe më shumë dhe shtyrë me dekada shtetëformimin e tyre.
Nëse në sqarimin e dhënë formal të mospërfshirjes në liberalizimin e vizave përmendën Shqipëria, Kosova dhe Bosnja, kjo absolutisht nuk përkon me realitetin. Ky izolim godet shqiptarët dhe boshnjakët. Përse ? Sepse për serbët e Kosovës nuk është vështirë të kenë të regjistruar një adresë vendbanimi në Serbi dhe të marrin një pasaportë (biometrike) serbe, sikur që nuk paraqet aspak problem edhe për serbët e Bosnjës të cilët nuk pajisen më pasaportat e këtij shteti, aq më tepër pasaporta serbe lëshohen legalisht nëpër gjysmën e shtetit kurse marrëveshja e Dejtonit iu garantoi dyshtetësinë.
Pyetja që do të duhej të dominoi në opinionin shqiptar në ty dy anët e kufirit e që do të kërkonte përgjigjen se ku është geto shqiptare në gjithë këtë, do të mëtonte më hollësisht të prekë përmasat dhe vonesën kronologjike të dy shteteve shqiptare, të mos themi vonesën që i shkaktohet individualisht çdo qytetari që nga studentët deri tek familjarët e rëndomtë në vizitat e tyre. Në planin ekonomik do të rëndojë edhe më shumë bizneset dhe mundësitë e tyre për të bashkëpunuar dhe zhvilluar. Por ajo që është më e rëndësishme hapja e temës mbi Geton shqiptare duhet të mobilizojë ndërgjegje të atyre, vizionet dhe prioritetet e të cilëve edhe një herë u ngatërruan më ëndrrat apo së paku më fjalët që i drejtuan elektoratit të tyre.
Derisa Shqipëria ka trashëguar një problem nga e kaluara dhe gjendja e regjistrit civil është diktuar nga shumë rrethana të çrregullimit të sistemit, në Kosovë pasaportat ka vetëm një vit që janë duke u lëshuar. Është ditur fare mirë që elementet biometrike të pasaportave kosovare si një standard i kërkuar nuk duhet të lihen anash, por ja që u lanë për tu kursyer buxheti dhe arka e varfër, sa të lë aq shumë për të dëshiruar që ai të kursehej në segmente tjera dhe jo këtu.
Në mes të kombinimit të injorimit evropian që i bëhet qytetarëve dhe non-shalancës amatoreske vendore, është banori i rëndomtë i getos shqiptare që do të vuajë pasojat. Natyrisht, bën edhe që ashtu siç është bërë praktikë e komunikimit me qytetarët, të vazhdohet që në ekranet e sponzoruara televizive të prezantohet një gjendje ideale me progresin hovi i të cilit nuk ndalet dot, apo edhe ti hidhet më tutje syve tanë me hi qymyri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës