Të gjithë kandidatët për kryetar të Prizrenit?!
Shpesh, duke u motivuar nga shumë veprime dhe ndërmarrje të gabuara dhe spirituoze të politikanëve lokal dhe qendror, qytetarët e Prizrenit janë të pirur të sajojnë lloj-lloj batuta, apo “shtosa”, sikur zakonisht i quajnë me zhargonin provincial në përdorim.
Këso far “shtosa”, vazhdimisht tregohen nëpër ndeje të shumta të badihavaxhive ordinar të qytetit.. Ato, gjatë tregimit të përsëritur, dita ditës shumohen, zbukuron, qëndisen dhe përshtaten me elemente të reja përmbajtjesore duke u bërë sa më të kapshme dhe interesante si humor.
Para mbajtjes së zgjedhjeve te përgjithshme dhe lokale të vitit 2007, atëbotë, kryetari ende aktual i degës së PDK-së në Prizren, dhe tani edhe deputet i Parlamentit të Kosovës, z. Zafir Berisha, ndoshta edhe si shaka, pat deklaruar se, posa PDK-ja t’i fiton zgjedhjet në këtë komunë, gjënë e parë që do ta bëj është ndryshimi i ngjyrës së “Shtëpisë së Bardhë”; asaj ndërtese më moderne dhe më atraktive administrative komunale të qytetit, ku aktualisht është vendosur udhëheqja e ngushtë pushtetar e saj.
Vërtet, PDK-ja i fitoj zgjedhjet, dhe, mbase njëra nga shumë premtimet të saja të parealizuara deri më tani, është edhe ky: ndryshimi i ngjyrës së SHTËPISË SË BARDH. Kështu, këtë vit, sa më shumë po afrohet dita e zgjedhjeve për pushtetin lokal, kësaj shakaje të mësipërme, tani si vazhdim po i shtohet edhe pjesa e dytë: “Këtë ndryshim të koloritit të mureve të ndërtesës më të famshme të qeverisë lokale në Prizren, nuk e bëri Zoti kësmet, ngase, qysh po duket, është e shkruar që këtë vit, sërish aty të vendoset si kryetar, ideatori dhe ndërtuesi i parë i saj, Eqrem Kryeziu”.
“Hajgare, hajgare, por kosi me pare” – thotë populli, ama, marrë seriozisht, ata që sado pak e njohin mentalitetin prizrenas dhe karakterin e ish kryetarit, z. Eqrem Kryeziut, të cilit kurrë nuk i dihet, atëherë, edhe pse ai zyrtarisht ende jo i kandiduar, shumë lehtë mund të ndodh e kundërta: konkurrenti më serioz për kryetar komune në këto zgjedhje të jetë pikërisht Eqrem Kryeziu, i cili, para këtij mandati, përplot 7 vite ishte i pari absolut dhe me ndikim të pacenueshëm vendimmarrës në këtë qytet.
Mu për këtë qëllim, nga tabori i degës së LDK-së në Prizren, si duket, qëllimisht lansohen në opinion emrat e disa kandidatëve tjerë si propozime të mundshme për kryetar komune nga kjo parti, dhe aty nuk figuron emri i EQËS. Kjo, s’ka se si të interpretohet tjetër, veçse si një taktikë e parapërgatitur qëllimisht nga vetë Eqrem Kryeziu. Ai, sigurisht pret që, së pari zyrtarisht, të gjitha degët e partive tjera ta kandidojnë kandidatin e tyre për kryetar komune, dhe, në fund, si befasi, në opinion të del emri i tij për këtë post si pretendent më serioz.
PDK-ja e cila aktualisht është në pushtet, vazhdon të jetë e bindur se, nga këto zgjedhje, edhe këtë herë, pa kurrfarë telashe, do ta ketë votëbesimin e popullit për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Ajo, dy vite sa ishte në pushtet, aq krijoji si bindje një figurë të idealizuar për veten, saqë elektoratin e gjerë prizrenas e shikon nga prizma e disponimit pozitiv të reflektuar nga rrethi i ngushtë i militantëve partiak me të cilët ka kontakt çdo ditë si interes; më pas, shumë mbështetet në rezultate e aksionit, sikur thuhet, “tejet të suksesshëm” disa ditësh, për regjistrimin e anëtarëve të rijnë ku ofronin plotësimin e fletëaderimeve partiake edhe mysafirëve të rastit nëpër qebaptore dhe kafeteri; si dhe kalimit “spektakular” të ditëve të fundit në radhët e saj të disa anëtarëve të parëndësishëm dhe me autoritet minorë nga partitë e tjera..
Edhe përpos kësaj, dega e PDK-së në Prizren, ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidatin e vet për kryetar komune për këto zgjedhje, andaj, bazuar, sërish në fjalët e “çarshisë”, beteja mbase përçarëse brenda – përbrenda partisë për këtë kandidat, do të zhvillohet: në mes të deputetit aktual të Kuvendit të Kosovës, z. Zafir Berisha, për të cilin flitet se nuk e ka përkrahjen e duhur të Hashim Thaçit, dhe, kryetarit aktual, z. Ramadan Muja, i cili, si duket ka marr lezet në këtë post, dhe ka indicie serioze se Thaçi po e favorizon edhe për këtë mandat.
Nga spektri tjetër partiak opozitar dhe jashtëparlamentar të qytetit, në këto zgjedhje për kryetar komune të Prizrenit, pa dyshim se do të ketë edhe emra tjerë kandidatësh në koalicion si dhe ndonjë të pavarur. Të gjithë këta të tjerë në konkurrim, përpos si emra me një biografi pozitive, nuk do të jenë asgjë tjetër, veçse elemente pasuruese të mozaikut demokratik zgjedhor që duhet të duket me sa më shumë kandidat për kryetar.
Por, me këtë rast, mos ta harrojmë edhe befasinë e mundshme. Në fakt, për fillim, edhe pse jo aq emër i njohur për prizrenasit, kandidati tanimë veç i shpallur edhe zyrtarisht për kryetar komune nga radhët e AAK-së, z. Bislim Zyrapi, dita-ditës po e përvetëson simpatinë e qytetarëve të këtij qyteti. Sa më ka ra mua të dëgjoj, për të ende nuk ka batuta dhe barsoleta përqeshëse sarkazmatike. Përkundrazi, si vlerësim nga shumëkush mund të hasësh në konstatimin: “Nuk e njoh, ama kam dëgjua fjalë të mira për të”. Me sa duket, Bislim Zyrapi, ngadalë, por sigurt, po përvetëson simpatinë e zgjedhësve prizrenas.
Sido që të jetë, pa dyshim se karakteristika e zgjedhjeve të nëntorit në Prizren do të përshkruhet nga disponimi i ndryshuar i zgjedhësve që do të varioj: në mes të sentimentit për ish kryetarin e mëparshëm Eqrem Kryeziu, nga njëra anë, dhe kandidatit të dal si propozim nga PDK-ja aktualisht në pushtet, por me gjasa të përçarjes brenda përbrenda saj pikërisht në lidhje me kandidaturën e kryetarit. Me këtë rast, patjetër si rezervë e befasisë së mundshme për fitore, duhet llogaritur edhe në kandidatin e AAK, z. Bislim Zyrapi, emri i të cilit, ngadalë por sigurt, ka filluar ta përfitoj simpatinë e prizrenasve.
Edhe pse nga aspekti klimatik, data e 15 nëntorit e shpallur si ditë zgjedhore për pushtetin lokal në Kosovë, pritet të jetë e ftohtë, për prizrenasit, ajo ditë do të jetë e ngrohët dhe përplot befasi. Të shpresojmë që ato të jenë të këndshme…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/baza-ushtarake-380x233.jpg)
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
![Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/italianet-1212-380x233.jpg)
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_2-92-380x233.jpg)
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
![Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-22-202412-380x233.png)
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël
![Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/ramos-380x233.jpg)
Sigurimi i shkakton lëndim yllit të Portugalisë duke ndjekur tifozin që hyri në fushë
![Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-102-380x233.jpg)
Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-21-232102-380x233.png)
Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/9d749220-2fc5-11ef-808e-2b63087e573f-380x233.jpg)
"Ndaj tij do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare" - klubi i Rubin Kazanit me reagim për situatën e Mirlind Dakut
![Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1718976950-shutterstock_2195102597aaa-750x453-1-380x233.jpg)
Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan
![Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/spacialja-380x233.jpg)
Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së
![PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448772076_1043006780946318_2815115585225805309_n-380x233.jpg)
PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit
![Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/susret-u-taksiju-830x0-1-380x233.jpg)
Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi