Zotëri Thaçi, bëjeni Enver Hasanin edhe një herë Rektor të UP-së!
Pas vendosjes së profesor Enver Hasanit në krye të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës (UP), Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, atëbotë Kryetar i PDK-së, u pat takuar me profesor Hasanin për t’ia ‘uruar’ postin e rektorit. Pas takimit, Thaçi pat deklaruar para gazetarëve se zgjedhja e profesor Hasanit në krye të UP-së është bërë me konsesusin e të gjitha forcave relevante politike. Ç’është e vërteta, zgjedhja e profesor Hasanit në krye të UP-së qe bërë edhe përmes kërcënimeve dhe këtë, sikur të kishte guxim qytetar, do të duhej ta thoshte publikisht dhe zëshëm njëri prej të kërcënuarve, z. Basri Çapriqi.
Është e qartë se të gjithë udhëheqësit e UP-së, të zgjedhur pas luftës në Kosovë, kanë qenë të zgjedhurit e partive politike, sidomos të partive politike të dala nga lufta. Ata, me ardhjen në krye të UP-së, duke përfshirë edhe Rektorin aktual të UP-së, janë pasuruar në mënyrë të paligjshme. Dikush duke ndërtuar shtëpi në tokën e UP-së, kurse dikush tjetër duke blerë brenda një kohe fare të shkurtër banesa luksoze apo troje të shtrenjta në periferi të kryeqytetit.
Sidoqoftë, tashmë dihet se UP-ja brenda pak javësh duhet ta ketë rektorin e ri dhe për këtë post kanë konkuruar disa profesorë të UP-së. Pothuajse secili prej tyre duket të jetë kandidat potencial për ta çuar UP-në drejt shkatërrimit përfundimtar. Por, për ta bërë një gjë të tillë, profesor Hasani duket të jetë i pazëvendësueshëm sepse bashkë edhe më ndihmën e paraardhësve të tij, ai ka bërë gjëra që nuk janë bërë në asnjë universitet në botë dhe as që do të bëhen ndonjëherë.
Nën drejtimin e tij, në UP, në përputhje me Kartën e Bolonjës, janë mbrojtur magjistratura dhe doktoratura nga shumë politikanë, shumica e tyre nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Njëri prej pjesëmarrësve të Konferencës së Rambujesë, ka magjistruar me temën “Konferenca e Rambujesë”, kurse njëri prej udhëheqësve kryesorë të Zonës Operative të Llapit (UÇK), ka magjistruar me temën “Lufta e UÇK-së në Llap”. Në UP-në e drejtuar nga profesor Hasani ka pasur edhe doktoratura për “Partitë Politike në Britani të Madhe gjatë shekullit XIX”, të mbrojtura nga njerëz që nuk e zotërojnë fare gjuhën angleze dhe, për më shumë, të mbrojtura para anëtarëve të komisioneve që po ashtu nuk e zotërojnë fare gjuhën angleze.
Kur jemi te doktoraturat, duhet thënë se profesor Hasani, për arsye politike dhe personale, disa profesorëve të UP-së ua ka pamundësuar të doktorojnë nën arsyetimin se, mes tjerash, janë mbi 50 vjeçar dhe Kosova nuk ka kurrfarë përfitimi prej tyre. Mirëpo, në anën tjetër, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, edhe përkundër faktit se është mbi 50 vjeçar, është pranuar të doktorojë në UP-në e udhëhequr nga Enver Hasani. Për më shumë, ka pasur raste edhe kur Rektori Hasani, njërin prej profesorëve që ia ka pamundësuar të doktorojë, e ka ngacmuar seksualisht përmes mesazheve telefonike.
Sidoqoftë, në UP-në e Rektorit Hasani përzgjedhja e shumë ligjëruesve është bërë pa plotësuar pothuajse asnjë kriter. Këshilltari i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është përzgjedhur ligjërues, duke shkelur rregullat, nga një komision në përbërje të të cilit kanë qënë Zëvendës-Kryeministri, Hajredin Kuçi dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj. Çuditërisht në përbërje të këtij komisioni nuk ka qenë Ministri i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami. Po ashtu, këshilltarja e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, është përzgjedhur ligjëruese në UP, duke shkelur ligjin.
Por, rasti më interesant ka qenë kur një nga ligjëruesit në nivelin Master në Fakultetin e Arteve, në kohën e Rektorit Hasani, në të njëjtën kohë sa ka ligjëruar në këtë drejtim, ka regjistruar edhe vetë studimet master duke i mbajtur kështu ligjërata jo vetëm studentëve, por edhe vetës. Ndoshta lexuesve mund t’u duket e pabesueshme, por kriteret e tij kur ai e ka vlerësuar veten kanë qenë në përputhje të plotë me Kartën e Bolonjës.
Për fund, pa përmendur edhe margaritarë tjerë të Rektorit Hasani, duhet thënë se Hashim Thaçi duhet të bëjë çmos që ta bind profesor Hasanin që ta udhëheqë UP-në edhe për një mandat sepse ai, më shumë se kushdo tjetër prej njerëzve të kandiduar, do ta rriste numrin e njerëzve me tituj mr. dhe dr. në radhët e PDK-së. Për më shumë, edhe vet Hashim Thaçi do të mund të magjistronte me temën “Si e kam gjuajtur Bujar Bukoshin me taketuke në Konferencën e Rambujesë?”. Këtë temë kaq interesante dhe me interes për shkencën do të mund ta mbronte para një komisioni kompetent, të përbërë nga Arsim Bajrami, Enver Hoxhaj dhe Hajredin Kuçi.
(Shkrim i botuar në Koha Ditore)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës