LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuta dhe populli i Kosovës

Kushtetuta si akti më i lartë juridik i një vendi që garanton sovranitetin e tij, legjitimon sistemin politik dhe siguron liritë dhe të drejtat e njeriut brenda një shteti, meriton respektin e një populli dhe të qenurit krenar me të. Megjithatë në njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës populli i këtij vendi shumë pak tregoi emocione dhe entuziazëm për të. Kjo është shqetësuese dhe serioze. Një popull që nuk e ndjen Kushtetutën si të veten, që nuk është krenar me të dhe që nuk është i vetëdijshëm për vlerën dhe rëndësinë e saj për një shtet ai atë as nuk e mbron.

Megjithatë nuk dua të hyj thellë në këtë sepse mund të tingëllojë që e fajësoj popullin, gjë që nuk është fare e vërtet. Fajësia për këtë i takon politikbërjes kosovare po edhe asaj ndërkombëtare në këtë aspekt. Populli i Kosovës që dikur ka kënduar “Kushtetutë ja me hatër ja me luftë” në përvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së re ishte tejet indiferent dhe aspak nuk vërehej ditë festive në qytet dhe jetën publike dhe shoqërore në Kosovë.

Shkaqet duhet hulumtuar dhe duhet evidentuar për ti evituar sepse gjendja e tillë nuk është e pranueshme. Kjo tregon vetëdije tejet të ulët shtetërore për popullin tonë, por, prapë ritheksoj se populli nuk fajësohet. Shkaqet pse sollën te kjo mund ti numërojmë në vazhdim.


1. Kushtetuta e Kosovës është një Kushtetutë e imponuar në rrugë të tërthortë, gjegjësisht, Kushtetutë e hartuar mbi Propozimin e Përgjithshëm të presidentit Ahtisaari. Gjatë procesit të hyrjes në fuqi të kësaj kushtetute nuk është pranuar referendumi gjë që e ka përjashtuar popullin nga procesi. Nuk e ka ndje veten se është pjesë e aktive për fuqizimin e Kushtetutës.

2. Nuk reflekton nevojën materiale dhe shpirtërore në masë të duhur të këtij populli. Kushtetuta duhet ti përfshij qartë parimet e përgjithshme që reflektojnë nevojën materiale të një populli si dhe atë shpirtërore sepse e lidhë shumë më fortë emocionalisht popullin me atë kushtetutë.

3. Reflektimi te populli se Kushtetuta po shkelet nga institucionet e Kosovës shumë herë edhe duke qenë e vërtet si dhe jorespektimi i duhur i saj nga vet ato. Format më të shpeshta të mosrespektimit të saj janë: zhagitja e procedurave për themelimin dhe konstituimin e institucioneve kushtetuese si avokatit të popullit (tash vonë i zgjedhur), gjykatës kushtetuese ( ende e pa aktivizuar duke qenë se ende është në renovim objekti i saj), etj.

4. Organizimet e zbehta për ditën e Kushtetutës, e sidomos kanë munguar aktivitet që populli kishte pas mundësi me i ndje, me i përjetu dhe me qenë pjesë e tyre. Pa dashur që ta ekzagjeroj organizimet më shumë kanë qenë për hatër të ndërkombëtarëve se sa për hatër të popullit.

5. Si dhe gjendja e rëndë ekonomike dhe marrja me vetveten e çdokujt, me këtë duke mbyt ndjenjën dhe krenarin shtetërore, kombëtare po edhe fetare.

Duke parë nga disa prizma besoj se këto janë disa nga shkaqet se përse nuk është ky popull i lidhur sa duhet me këtë kushtetutë. Ajo çka duhet ndërmarrë është:

1. Kushtetuta duhet respektuar nga vet institucionet shtetërore në përpikëri.

2. Duhet themeluar të gjitha institucionet të cilat konstituohen me këtë Kushtetutë. Me këtë populli do ta ndjente se mbi Kushtetutën po ndërtohen mekanizma që i garantojnë liritë dhe të drejtat e tij.

3. Në ceremonitë festive për Kushtetutë të ketë organizime që populli i ndjen dhe i përjeton si dhe është krenar me atë që sheh.

4. Si dhe amandamentimin dhe ndërhyrjet e nevojshme në Kushtetutë bazuar në afatin e presidentit Ahtisaari dhe implementimin e referendumit, gjë që populli do ta ndjejë vetën si pjesë aktive e procesit.

Populli jonë do të jetë krenar me këtë vend, me institucionet dhe me aktet që e bëjnë Kosovën shtet të fort, por, duhet të dimë se si atë ta bëjmë ta ndjejë veten krenar dhe sakrifikues për vendin e tij që ka vuajtur shumë për një dokument që i garanton liritë dhe të drejtat e tij. Abraham Linkoln thotë: Mos ndërhyj me asgjë në Kushtetutë. Kjo duhet të ruhet për shkak se është mbrojtësi i lirive tona.

Në trend

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori