LAJMI I FUNDIT:

Loja e KFOR-it me Policinë e Kosovës!

Dy lajme të mira kanë “goditur” Prizrenin, në fillim të këtij muaji. Të dya lajmet janë lidhur me një emër-Nexhmi Krasniqi. Lajmi i parë ishte zgjedhja e tij në krye të Policisë në Prizren, ndërsa i dyti ishte mbrojtja e kredibilitetit të krijuar për nëntë vite dhe kompetencave të garantuar edhe me Kushtetutë të këtij institucioni.

I sapozgjedhur në postin e drejtorit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, për herë të parë në Kosovë, tregoi se si duhet të mbrohen kompetencat e krijuar dhe fituar me shumë sakrifica të një institucioni të vendit. Përkundër bashkëpunimit, që ka treguar për nëntë vite PK-ja në Prizren me Brigadën Shumëkombëshe të KFOR-it në këtë qytet, drejtori i sapozgjedhur i policisë, Krasniqi më shumë se një orë, javën që shkoi nuk lejoi njësitet e KFOR-it të ndërhyjnë në objektin e “Shtëpisë së Bardhë” dhe në Qendërn për Punë Sociale, ku ishte alarmuar rrejshëm se ishte vendosur një mjet shpërthyes.

Ai refuzoi që kontrollimi i objekteve në të cilat dyshohej për vendosjen e mjeteve shpërthyese, që të bëhet nga njësiti për çminim i KFOR-it. Por, ky refuzimi tij, zgjati vetëm deri në momentin kur KFOR-i, dhunshëm ndërhyri në “çminimin e bombave”, të cilat ishin “kurdisur” në shenjë revolte ndaj këtyre dy institucioneve nga një grua 33 vjeçare.


Kjo ndërhyrje e KFOR-it pa dëshirën e policisë me të drejtë revoltoi drejtorin Krasniqi, pasi që ajo ndodhi vetëm pak minuta para se të intervenoi njësiti i PK-së, që po sa kishte ardhur nga Prishtina.

Me këtë veprim KFOR-i, përveç që injoroi, ia mohoi edhe kompetencat Policisë së Kosovës. Alarmi i rrejshëm për vendosjen e mjeteve shpërthyese në objektin e dy institucioneve të Prizrenit, gjithashtu nxori në pah se PK-ja, edhe pas një viti të shpalljes së Pavarësisë së vendit dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës, fatkeqësisht nuk funksionon me kompetenca të plota dhe se ende i ka duart e lidhura për të vepruar sipas planeve dhe standardëve të veta.

Policia dhe Ministria e Mbrojtjes, pas kësaj ndërhyrjeje, duhet të ulën dhe t’i qartësojnë kompetencat me KFOR-in, në mënyrë që në të ardhëm të mos ndodhë një konflikt siç ndodhi javën e shkoi në Prizren. Intervenimi i dhunshëm i KFOR-it në dy objektet e institucioneve në Prizren, të cilat ishin “rrezikuar” nga “bombat” e 33 vjeçares, nuk duhet të shikohet si gjest human.

Pa anashkaluar kontributin e KFOR-it gjerman, që ka dhënë në stabilitetin e sigurisë në nëntë vitet e pasluftës në Prizren, ndërhyrja në kompetencat e PK-së, javën që shkoi më shumë e ka dëmtuar besimin dhe autoritetin tek qytetarët dhe bashkëpunimin e ndërsjellë me policinë. Zhgënjimi është krejt normal. KFOR-i në këtë rast e ka kryer një punë që nuk i ka takuar.

Në një komunikatë të lëshuar për media, KFOR-i ka pranuar se “nuk ka ndonjë nivel të shtuar të gatishmërisë për të intervenuar para dy apo tre minutave”. PO në këtë komunikatë të lëshuar për media, KFOR-i saktëson se njësiti për çminim (EOD), së pari shërben për aktivitetet e KFOR-it dhe për t’i ndihmuar institucionet e sigurisë në Kosovë.

Në bazë të këtij citimi, përfaqësuesit e KFOR-it, ndërkaq bien ndesh me veprimin e tyre që treguan javën e kaluar ndaj PK-së. Ata po ashtu tregohen shumë kontradiktor në vlerësimin e situatës. Thonë se “sikur të ishte intervenuar me kohë rreziku do të ishte evituar menjëherë”, ndërkohë që hetimet dhe zbulimi i rastit nga policia e Kosovës (jo nga KFOR-i), rezultoi se askush nuk ishte i rrezikuar nga ky alarm.

Pavarësisht ndërhyrjes së KFOR-it, PK-ja ishte sërish ajo që identifikoi dhe arrestoi të dyshuarën që kishte bërë thirje të rrejshme nga një kabinë në qytet. Policia zbuloi se e dyshuara këtë akt të rëndë e kishte bërë në shenjë revolte ndaj këtyre dy institucioneve për shkak moszgjidhjes së këtyre dy institucioneve të një problem social që kishte të bënte me strehim.

Jam shumë i bindur se policia e Kosovës, që në fillim ka dyshuar se alarmi ka qenë i rrejshëm dhe se në këto dy objekte nuk ka asgjë që rrezikon jetën e njerëzve. Logjika për të konstatuar se në këto dy objekte nuk ka pasur mundësi të ketë të vendosur ndonjë mjet shpërthyes ka qenë shumë i thjeshtë.

Dy objektet e “rrezikuara” nga një grua e moshës 33 vjeçare, sigurohen 24 orë nga punëtorët e sigurimit. Madje, në Kuvendin Komunal, asnjë person nuk mund të hyjë brenda nga punëtorët e sigurimit pa akreditim. Dhe e dyta në kohën kur policia ka marrë telefonatën e rrejshme për vendosjen e mjetit shpërthyes, përfaqësuesit e KFOR-it, po në këtë objekt kanë qenë duke zhvilluar një takim me kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja.

Prandaj, nga hyrën mjetet shpërthyese në këto dy objekte të institucioneve në Prizren?! KFOR-i dhe ekspertët e sigurisë të cilët kanë vlerësuar se drejtori i sapozgjedhur Nexhmi Krasniqi, ka rrezikuar jetën e qytetarëve ende nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje. Policia, ndërkaq pavarësisht ndërhyrjes së KFOR-it në kompetencat e tyre, ka arrit menjëherë të zbuloi dhe identifikoi personin që kishte dhënë alarm të rrejshëm për vendsojen e mjetit shpërthyes.

Zbuluan nivelin i “rrezikshmërisë” që dy institucionet për më shumë se dy orë ishin “përballuar” nga një grua e revoltuar për mungesën e një vendi të strehimit. Enigma e vetme e gjithë kësaj ngjarjeje tashti ka mbetur vetëm vendimi i ndërhyrjes së KFOR-it në kompetencat e Policisë së Kosovës.

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori