LAJMI I FUNDIT:

Jo “pushimeve” në Ohër!

Ata që mendonin se Kosova është “kafshatë” e lehtë për t’u kapërdirë, tashmë e kanë kuptuar se një gjë e tillë është e pamundur. Të jesh një shtet i ri, shtet që ka nevojë për ndihmën e fqinjëve për të forcuar shtetësinë e vet nuk do të thotë që të jesh i gatshëm t’i përulesh dhe të kërkosh mëshirë me çdo kusht. Sot, Maqedonia dhe Kosova janë dy shtete të pavarura dhe sovrane, dhe si të tilla duhet të jenë të barabarta në trajtimin që i bëjnë njëra-tjetrës. Në të kundërtën, ndodh ajo që ndodhi, ngelesh me “ftesë” në dorë.

Veprimi i presidencës maqedonase jo vetëm që nuk ka kurrfarë baze ligjore dhe asnjë shenjë të fqinjësisë së mirë por edhe ka problem në logjikën se si është menduar. Një shtet ose e pranon ose nuk e pranon shtetin tjetër. Nëse e pranon, je i detyruar ta trajtosh si shtet, të sillesh me të si shtet dhe të kryesh të gjitha obligimet që një shtet ka ndaj një shteti tjetër. Dhe, pikërisht këtu është gabimi i Maqedonisë. As nuk ishte e zoja t’i thoshte jo pranimit të Kosovës, e as sot nuk është në gjendje ti plotësojë obligimet që ka ndaj një shteti që e ka pranuar si të pavarur dhe sovran.

“Jo”-ja e Presidentit Sejdiu ishte shumë me vend, e saktë, e drejtë dhe e arsyeshme. Loja hileqare e palës maqedonase irritoi jo vetëm Kosovën dhe kosovarët por edhe shqiptarët në Maqedoni dhe me gjerë. Ky akt, në fakt përforcon idenë e atyre që unë nuk dua t’u besoj, “se Maqedonia nuk do miqësi me shqiptarët”. Unë dhe shumë të tjerë si unë, nuk duam të besojmë se për Maqedoninë, në peshore Serbia është më e rëndë se Kosova dhe shqiptarët që jetojnë brenda Maqedonisë, por ja që ky është realiteti dhe askush nga ne, sado që të përpiqet, nuk është në gjendje të argumentojë.


E kam të vështirë ta kuptoj qartë se me këto veprime ku do të dalë kryeministri maqedonas (i cili në mënyrë indirekte është ndryshuesi i plani të vizitës së presidentit Sejdiu) por padyshim që ky veprim ka mbështetur për muri partnerin e tij të koalicionit BDI-në, e cila çdo ditë e më shumë është nën presionin e elektoratit për t’ia treguar “dhëmbët” Gruveskit (nëse akoma i ka ngelur ndonjë).

Dhe si përfundim i asaj që përmenda më lartë, thënia “JO” e presidentit Sejdiu është një shuplakë që nuk pritej shumë nga pala maqedonase. Sejdiu, me këtë veprim i bëri të ditur Gruevskit e Ivanovit se nuk është i interesuar që pushimet sivjet t’i kalojë në Ohër ose Shkup, pasi nëse do ikte në pushime do preferonte Durrësin, Vlorën ose Sarandën.

(Autori është kryeredaktor i ueb-faqes albeu.com)

Në trend

Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori