Një universitet publik për tri komunat, Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë
Është e arsyeshme dhe tejet themelore që të ketë pasur, dhe që duhet të ketë kërkesa përmes një faktori demokratik arsimor, dhe me përkrahjen e gjithë faktorit politik të të dy shteteve shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë, e që do të bënte të vlerësohet me tendenca arsimore për dije dhe kulturë, për themelimin e Universitetit Publik në gjuhën amtare shqipe për komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, për të dëshmuar se fjala është për arsimimin superior kolektiv të të tri komunave në fjalë, me një stad të zhvillimit dhe përparimit.
Që të shihet modaliteti i pasqyrimit për të ndikuar në këtë drejtim në kohën aktuale, mund të na shërbej themelimi i Universitetit të serbëve të Kosovës në pjesën veriore të Kosovës për komunat Albanik, Zveçan etj, që askush nuk e ka kundërshtuar dhe penguar.
Kjo kërkesë themelore për themelimin e Universitetit Publik në komunat shqiptare, do të ishte ekuivalente me realitetin konkret të kohës. Përderisa jepet një e drejtë për minoritetin serb në Kosovë, kurse ndalohet për minoritetin shqiptar, kjo bie ndesh dhe aspak reale duke u eliminuar ekzistenca e faktorit shqiptar dhe e drejta e tij për arsimim superior.
Kjo barrë mbi supe i bie së pari shtetit të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, pastaj të gjithë faktorëve relevant që kanë ndikim në këtë drejtim, e po ashtu edhe Universitetit të Prishtinës dhe Tiranës, për të sinjalizuar se janë të gatshëm që të ofrojnë kuadro për këtë Universitet Publik në çdo kohë.
Duke krijuar hapësirën me një shtrirje gjithëkombëtare shqiptare, do të krijohet një realitet i arsyeshëm, për të ndjekur të gjitha procedurat që kishin me arsyetue bindshëm kërkesat e arsimit të lartë për shqiptarët në këto komuna, i cili do të dominonte në institucionet e shteteve shqiptare.
Kur flasim për proceduar të tilla, konkretisht për ndikimin tek faktorët me ndikim, duhet të kemi parasysh edhe iniciatorin se sa ndikues kishte me qenë, i cilit nivel dhe çfarë kuadri përfaqëson, me qëllimin e përkrahjes.
Kjo kërkesë si rrugë demokratike, duhet të dërgohet organeve të qeverisë së Serbisë, për ta sinjalizuar se është koha e themelimit të Universitetit Publik Shqiptar. Këtë ata duhen ta kenë parasysh, sepse pretendojnë në shumë kërkesa në BE, tani sidomos për liberalizimin e vizave dhe marrëveshjen.
Duke i qëndruar besnik kësaj kërkese, (që deri dje ka qenë tabu temë, apo tabu kërkesë), të jetës arsimore për dije më të lartë shoqërore dhe kombëtare, veçanërisht duke u ballafaquar për çdo ditë me kërkesa për themelimin e Universitetit Publik, do të arrihet mjaft bindshëm në një kohë relativisht të shkurtër aspirata e popullit shqiptar në fushën e arsimit të lartë në tri komunat, Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Mbase për disa kjo kërkesë dhe e drejtë e patjetërsueshme, disi mund të duket si e ftohtë, por kjo është e fuqishme për nga dashuria që zgjon për t’u arsimuar në radhë të parë, dhe pastaj që përkon me realitetin dhe plotësimin e standardeve që janë kusht për integrimin e vendeve të rajonit, në BE dhe NATO, sidomos kushti më i veçantë për plotësimin dhe respektimin e të drejtave minoritare.
Kjo kërkesë duhet përkrahur si një vijë e modernizuar në fushën e arsimit, si një e drejtë që e gëzojnë minoritetet e shteteve të rajonit dhe botës së qytetëruar, dhe as që ishte dashtë të bëhet pengesë në këtë drejtim. Po qe se vije në shprehje baza buxhetore dhe kuadri arsimor, këtu duhet patjetër të përgjigjen dy qeveritë, së pari e shtetit të Republikës së Kosovës dhe pastaj ajo e Shqipërisë, që të mos mbetet arsye e shtetit të Serbisë në mungesë të përkufizuar të buxhetit që të pengojë themelimin e Universitetit Publik Shqiptar.
Dua që t’i bëjë me dije institucionet e Republikës së Kosovës dhe personalitete me ndikim në Kosovë, për ndihmën që na dhanë pjesa Lindore e Kosovës, pikërisht të këtyre tri komunave Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë gjatë organizimeve në mërgatë dhe Kosovë para lufte, gjatë lufte dhe pas lufte për përkrahjen e formimit të shtetit më të ri të Republikës së Kosovës. Në mërgatë vëllezërit tanë të këtyre komunave ishin në ballë të proceseve në mërgim. Ne që jemi në mërgim dhe që punuam bashkë me këta vëllezër, për Pavarësinë e Republikës së Kosovës, dua ta dinë se do ta kenë përkrahjen tonë institucionale të Qeverisë së Kosovës dhe do ta ngrisim zërin për çdo të drejtë të tyre.
Këtu duhet krijuar një shkallë e lartë bashkëpunimi me përparësi për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës Lindore, dhe mund të themi se është një kërkesë legjitime dhe mjaft e drejtë e cila dëshmon para Bashkësisë Ndërkombëtare se kush është shteti serb dhe me çfarë qeverie kanë të bëjnë, kishte me qenë një korruptim për qeverinë ”demokratike” të ashtuquajtur të Serbisë, kurse në të njëjtën kohë duhet të hapet një horizont i dijes kulturo-shqiptare me dëshirën për t’u arsimuar duke themeluar këtë Universitet Publik Shqiptar për komunat në fjalë.
Problemin të cilin cituam, na bën me dije ne dhe të gjithë të tjerët, për një gjendje zbrazëtie apo për një boshllëk të madh në mungesë të Universitetit Publik për këto komuna, e ¨qe krijon një situatë të tillë e cila shkakton pakënaqësi tek popullata e kësaj ane. Këtë zbrazëtirë është duke e penguar faktori politik serb, duke nxjerr kryet për të penguar për këtë problem, që ka shpërla memorien e vendosmërisë shqiptare.
Sidoqoftë, kërkesa që del nga gjiri i popullit, është e gjykuar që të triumfojë, të cilat e shoqërojnë edhe shumë dukuri të tjera përcjellëse përveç arsimit. Pikërisht edhe kjo kërkesë që do të ketë një shtrirje shumë të gjerë, i jep vlera të dëshirës për dije dhe shkencë, kësaj radhe që janë arsimore dhe që duhen artikuluar në mënyrë profesionale.
Ky horizont i hapur, pret rreshtimin e atyre që duhet rreshtuar dhe duhet ndihmuar vëllezërit tanë, që nuk kursyen asgjë për Pavarësinë e Republikës së Kosovës, as mundin as gjakun.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/07/Pasaportat-e-kosoves-780x439.jpg)
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?
![Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Collina-780x439.jpg)
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht