LAJMI I FUNDIT:

Vizita e humbësit

Buja që ka shkaktuar vizita private e Tadiqit në Kosovë po merr konotacione të një kundërshtimi të përgjithshëm. Çështja nuk aq e rëndë siç pandehet. Hyrja e Tadiqit në Kosovë nuk ishte spektakulare, ishte e pahetueshme dhe e pavëmendshme.

Vizita e Tadiqit në Kosovë, ishte një vizitë e humbësit, ngaqë nuk ishte një vizitë e një zyrtari sovran, ishte më tepër vizitë e një "mysafiri" të padëshiruar që struket nga pamundësia për të bërë ndonjë sherr më të madh, pas një "dorëzani" të fuqishëm dhe mik të Kosovës, forcave shumëkombëshe të KFOR-it.

Akti i hyrjes, i qëndrimit dhe i kthimit ishte shumë mirë i aranzhuar nga forcat e KFOR-it, ngaqë ata janë forca e vetme e sigurisë së kufijve të jashtëm të Kosovës, ata kanë kapacitetet e vetme teknike që të sigurojnë kufijtë nga ajri. Territori ku ateroi helikopteri është territor me të cilin menaxhon kisha ortodokse, prandaj ndërhyrja eventuale brenda kompleksit kishtar është jo vetëm e panatyrshme por edhe e parealizueshme meqë ajo është pjesë e vlerave kulturore të trashëgimisë ndërkombëtare, të deklaruar nga UNESCO.


Pavarësisht nga kritikat e pareshtura në aspektin e ushtrimit të brendshëm të sovranitetit, është e qartë se Kosova do të vazhdojë të jetë e kufizuar me ndërhyrjet diplomatike nga jashtë. Edhe ashtu vet akti i shpalljes së pavarësisë është një projekt i përbashkët vendor-ndërkombëtarë, parime që duhet të vlejnë edhe në t’ardhmen për të ruajtur "fytyrën".

Ishte e qartë që kryetari serb me paralajmërimin e vizitës pretendonte që të provokonte stabilitetin në Kosovë, por edhe uljen e imazhit të saj në prag të depozimtimit të dokumentacionit voluminoz të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë në dobi të aktit se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte veprim i drejtë dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar, meqë pranimet e pareshtura diplomatike janë avokati më i denjë i këtij realiteti.

Nuk është vetëm kjo meqë vetëm njohja e SHBA dhe shteteve tjera më të zhvilluara dhe më të fuqishme diplomatike, janë një dëshmi e mjaftueshme e sovranitetit të pakontestueshëm të saj. Në këtë pikëpamje Kosova tash për tash, është shtet i njohur ndërkombëtar nga 57 shtete, por i kufizuar nga brenda sipas provizioneve ndërkombëtare që rrjedhin nga Marrëveshja e Ahtisaarit dhe pushtetit ndërkombëtar që është vendosur atje.

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar do të jetë akoma pushteti kryesor përsa i përket zbatimit të çështjeve të "Interesit Vital" siç i përkufizon edhe draft-Kushtetuta e Kosovës, dhe do të ketë autoritete të gjera ekzekutive në këtë pikëpamje, që janë superiore karshi organeve të zgjedhura të Kosovës.

Gjithashtu, prania ndërkombëtare e sigurisë dhe kufizimet drastike për Forcën mbrojtëse të Kosovës (përfshirë numrin e ushtarëve dhe llojet e armatimit) gjithashtu paraqesin një pengesë që Kosova të ushtrojë sovranitet të plotë në aspektin e brendshëm.

Rezistenca politike-diplomatike që po bënë qeveria e Kosovës është e limituar nga kufizimet juridike të përcaktuara në Marrëveshjen Ahtisaari, që është bazë e Kushtetutës së Kosovës, dhe i presioneve ndërkombëtare siç ishte rasti në fillim i rikonfigurimit të UNMIK-t; akti i kundërshtimit të hapur të 6 pikëshit të Moonit dhe kërkesat për largimin e UNMIK-ut nga Kosova janë indikacione të mjaftueshme se qeveria e tashme e Kosovës, aq sa ka fuqi, po iu përmbahet me konsekuencë qëndrimeve të deklarauara pas shpalljes së pavarësisë.

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori