LAJMI I FUNDIT:

Premier Ligë: Tetë lojtarët që mund të pësojnë ngritje të formës nga ndryshimi i pozicionit

Premier Ligë: Tetë lojtarët që mund të pësojnë ngritje të formës nga ndryshimi i pozicionit

Trajnerët duan lojtar të gjithanshëm që janë në gjendje të luajnë në pozicioneve të ndryshme, sepse ata kështu mund t'i japin ekipit një qasje më të gjerë në lojë.

Pozicionet në futbollin modern janë zhvilluar aq shumë sa që pika në mes mbrojtjes dhe sulmit janë shumë të paqarta dhe lehtë të lëvizshme, shembulli më i mirë janë mbrojtësit anësor.

Më poshtë keni një listë prej tetë lojtarësh të cilët mund të kenë në ngritje në formë në rast se ata vendosin të ndryshojnë pozitën gjatë sezonit të ardhshëm.

1) Adnan Januzaj (Sulmues)
Që nga koha kur ai shpërtheu nën urdhëratë e David Moyes dhe me dy gola kundër Sunderlanduit në tetor 2013, karriera e Adnan Januzaj në Old Trafford është ngadalësuar paksa.


Januzaj nuk arriti të shënonte në 18 ndeshje në sezonin e kaluar nën urdhëratë e Van Gaal dhe ishte një ndër lojtarët që ka krijuar më së paku shanse nga të gjithë lojtarët.

Megjithatë, tani te United mungon një alternativë në sulm, pasi aty është vetëm Wayne Rooney dhe mesfushori i përfaqësueses së Belgjikës mund të jetë ai i cili mund të luaj si sulmues në sezonin e ardhshëm dhe kështu ai do të kishte një ngritje në karrierë dhe Unitedi një lojtar plus te i cili mund të kishte përkrahje.
Qetësia, dinakëria dhe driblimet e tij e bëjnë atë një kërcënim real për kundërshtarët.

Nëse Januzaj konvertohet në një sulmues në sezonin e ardhshëm, ai duhet të përmirëson saktësinë e goditjeve. Pasi, në sezonin e kaluar saktësia e tij ishte 28%, shifër që ishte më e vogla nga të gjithë lojtarët me tipare sulmuese që posedojnë ‘Djajtë e Kuq’.

2) Jack Wilshere (Mesfushor i djathtë)
3) Ross Barkley (Sulmues)
4) Daley Blind (Qendër mbrojtës)
5) Kurt Zouma (Qendër mbrojtës)
6) Seamus Coleman (Mesfushor i djathtë)
7) Fernando (Qendër mbrojtës)
8) Eric Dier (Mesfushor qendror)