LAJMI I FUNDIT:

Lista e plotë e të gjitha zyrtarizimeve deri me tani në Premier Ligë

Lista e plotë e të gjitha zyrtarizimeve deri me tani në Premier Ligë

Sezoni 2014/15 është vetëm një kujtim, dhe tani të gjitha ekipet janë duke shikuar të përforcojnë skuadrën e tyre për sezonin e ri. Tani edhe zyrtarisht është hapur tregu i transferimeve për sezonin 2015/6 dhe kështu kanë filluar edhe zyrtarizimet e një pas njëshme.

Premier Ligë është një ndër ligat më të ndjekura në botë dhe ky fakt është edhe te ne, dhe kështu Telegrafi.com ka përpiluar listën e plotë të të gjitha transferimeve hyrëse dhe dalëse që kanë ndodhur deri më tani në Premier Ligë:

Arsenali: Kufizimet financiare duket se janë hequr dhe tani Arsene Wenger është gati të ndërtojë një ekip i cili do të rivalizojë seriozisht Chelsea dhe Unitedin në vitin e ardhshëm në luftën për titull:
Blerjet: Petr Cech (Chelsea).
Largimet: Ryo Miyaichi (St. Pauli), Abou Diaby, Ajayi Semi.

Aston Villa: Ardhja e Tim Sherwood në shkurt kishte një efekt shumë pozitiv te Villa dhe tani ata janë të gatshëm të rrisin nivelin e skuadrën së tyre dhe t’i shmangen largimit nga Premier Liga.
Blerjet: Scott Sinclair (Manchester City), Micah Richards (Manchester City).
Largimet: Darren Bent (Derby County), Andreas Weimann (Derby County), Yacouba Sylla (Rennes), Ron Vlaar, Matthew Lowton (Burnley).


Bournemouth: Përfunduan të parët në Championship dhe tani qëllimi kryesor i tyre është të mbetët në Premier Ligë.
Ardhjet: Artur Boruc (Southampton), Adam Federici (Reading), Christian Atsu (Chelsea), Sylvain Distin (Everton), Tyrone Mings (Ipswich), Joshua King ( Blackburn).
Largimet: Ian Harte, Brett Pitman (Ipswich).

Chelsea: Kampionët aktual të Premier Ligë dëshirojnë të fitojnë edhe titullin e tyre të dytë rresht. Dhe, me trajnerin Jose Mourinho, mundësit që ekipi londinez të përsërit suksesin e vitit të kaluar janë të mëdha.
Ardhjet: Nathan (Atletico Paranaense), Cristian Manea (Viitorul Constanța).
Largimet: Christian Atsu (Bournemouth), Thorgan Hazard (Borussia Monchengladbach), Gael Kakuta (Sevilla), Didier Drogba, Lewis Baker (Vitesse).

Crystal Palace: Duke përfunduar në pozitën e dhjetë ata ishin një nga befasitë e sezonit të kaluar dhe tani objektivi i klubit është të sigurojë një vend në Ligën e Evropës për sezonin e ri.
Ardhjet:
Largimet: Shola Ameobi, Stephen Dobbie, Peter Ramage, Jerome Thomas, Owen Garvan.

Evertoni: Ata patën një sezon zhgënjyes duke përfunduar në vendin e njëmbëdhjete dhe tani atë dëshirojnë të rikthehen në sezonin e ri me një ekip i cili synon rikthimin në Ligën e Evropës.
Ardhjet: Tom Cleverley (Manchester United), Gerard Deulofeu (Barcelona)
Largimet: Sylvain Distin (Bournemouth), Antolin Alcaraz.

Leicester City: U rikthyen dhe shpëtuan në javët e fundit dhe tani ‘Dhelprat’ shpresojnë që në sezonin e ardhshëm të kenë një vazhdimësi e cila do t’i mbaj ata edhe për një sezon në Premier Ligë.
Ardhjet: Christian Fuchs (Schalke), Shinji Okazaki (Mainz), Robert Huth (Stoke City).
Largimet: Matthew Upson, Anthony Knockaert (Standard Liege) Chris Wood (Leeds).

Liverpooli: Deri më tani ata janë klubi më aktiv në tregun e transferimeve në Premier Ligë, verën e kaluar ata blen shumë lojtar dhe po me të njëjtin intensitet kanë filluar edhe këtë vit, por më shpresën se blerjet e këtij sezoni do të jenë më të suksesshme se ato të një viti më parë.
Ardhjet: James Milner (Manchester City), Danny Ings (Burnley), Nathaniel Clyne (Southampton), Adam Bogdan (Bolton), Roberto Firmino (Hoffenheim), Joe Gomez (Charlton Athletic)
Largimet: Iago Aspas (Sevilla), Steven Gerrard (LA Galaxy), Brad Jones, Glen Johnson, Sebastian Coates (Sunderland).

Manchester City: Kanë shpenzuar shumë viteve të fundit, por tani ata duhet të shpenzojnë me një plan financiar duke mos thyer rregullat UEFA-së dhe kështu ata janë të detyruar të shesin dhe pastaj të hidhen në sulm për të blerë në mënyrë që të jenë sa më serioz në luftën për titull.
Ardhjet: Enes Unal (Bursaspor).
Largimet: Scott Sinclair (Aston Villa), Dedryck Boyata (Celtic), James Milner (Liverpool), Karim Rekik (Marseille), Matija Nastasic (Schalke), John Guidetti, Micah Richards (Aston Villa).

Manchester United: Ata janë kthyer në Ligën e Kampionëve dhe tani qëllimi i tyre është të shpenzojnë duke qenë pretendent për të fituar në të gjitha garat pjesëmarrëse në sezonin e ri.
Ardhjet: Memphis Depay (PSV Eindhoven)
Largimet: Tom Cleverley (Everton), Ben Amos (Bolton) Saidy Janko (Celtic).

Newcastle United: Mezi shpëtuan nga largimi, por tani me Steve McClaren i cili pritet të lejë gjurmë pozitive në ekip, objektivat e klubit kanë ndryshuar.
Ardhjet:
Largimet: Jonas Gutierrez, Ryan Taylor, Adam Campbell.

Norwich City: U rikthye aty ku ishte dy vjet më parë, pothuajse me të njëjtën skuadër. Por, Norwich nuk dëshiron të ketë fatin e QPR.
Ardhjet: Graham Dorrans (West Brom), Youssouf Mulumbu (West Brom)
Largimet: Cameron McGeehan (Luton), Carlos Cuellar, Mark Bunn.

Southamptoni: Një tjetër surprizë, ata arritën të përfundonin të shtatët dhe të jenë pjesë e Ligës së Evropës dhe tani trajneri Ronald Koeman, është në kërkim të sukseseve tjera.
Ardhjet: Juanmi (Malaga), Cedric Soares (Sporting CP), Maarten Stekelenburg (Fulham)
Largimet: Artur Boruc (Bournemouth), Dani Osvaldo, Nathaniel Clyne (Liverpool)

Stoke City: Mark Hughes ka arritur të bëjë një transformim të ekipit gjatë dy viteve të kaluara dhe tani ai është duke shpresuar që të bëjë ende përmirësime në ekipin e tij dhe pse jo dhe të provojë edhe Ligën e Evropës.
Ardhjet: Philipp Wollscheid (Bayer Leverkusen), Joselu (Hannover)
Largimet: Robert Huth (Leicester City), Wilson Palacios, Thomas Sorensen.

Sunderlandi: Klubi ka bindur Dick Advocaat të qëndroi edhe më gjatë në ekip, pasi ishte ai i cili arriti t’i mbaj ata në Premier Ligë dhe tani klubi anglez është në kërkim të ngritjes së ekipit, pasi ka dy vite që janë shumë afër zonës e cila i shpie në Championship.
Ardhjet: Sebastian Coates (Liverpool).
Largimet: El-Hadji Ba (Charlton Athletic), Anthony Reveillere.

Swansea City: Swansea ka vazhduar të ketë rritje të vazhdueshme sezon pas sezoni dhe klubi anglez që tani ka filluar me blerje të shumta. Kjo është një tregues i qartë se objektivat e klubit janë të hyjë në Ligën e Evropës.
Ardhjet: Andre Ayew (Marseille), Eder (Braga), Franck Tabanou (Saint Etienne), Kristoffer Nordfeldt (Heerenveen).
Largimet: Gerhard Tremmel.

Tottenhami: Ekipi i Mauricio Pochettino ishte nën pritshmërinë në sezonin e kaluar dhe tani atë janë në kërkim të lojtarëve sa më cilësorë, pasi aspiratat e klubit nga Londra janë të përfundojnë në top-katërshe.
Ardhjet: Kevin Wimmer (Cologne), Kieran Trippier (Burnley).
Largimet: Paulinho (Guangzhou Evergrande), Brad Friedel, Bongani Khumalo, Cristian Ceballos, Lewis Holtby (Hamburg).

Watfordi: Qëllimi i tyre është të mbijetojnë në sezonin e tyre të parë në Premier Ligë dhe këtë pritet ta bëjë me anë të blerjeve cilësore gjatë afatit kalimtar.
Ardhjet: Sebastian Prodl (Werder Bremen), Matej Vydra (Udinese), Giedrius Arlauskis (Steaua Bucharest)
Largimet:

West Bromwich Albion: Me Tony Pulis, ekipi anglez është gati të krijojë një klub serioz në mesin e tabelës, një klub i cili do të jetë një kafshatë e vështir edhe për ekipet e mëdha.
Ardhjet: James McClean (Wigan Athletic).
Largimet: Graham Dorrans (Norwich City), Youssouf Mulumbu (Norwich City), Chris Baird ( Derby County), Donervon Daniels ( Wigan Athletic).

West Ham: Me Slaven Bilić dhe me drejtuesit e klubit të cilët janë të gatshëm të shpenzojnë, në sezonin e ri është e sigurt se do të kemi një West Ham edhe më të fortë në të gjitha aspektet.
Ardhjet: Darren Randolph (Birmingham City), Pedro Obiang ( Sampdoria), Dimitri Payet (Marseille)
Largimet: Dan Potts (Luton), Carlton Cole, Jussi Jaaskelainen, Guy Demel, Nene.