LAJMI I FUNDIT:

Statistika nga finalja e Ligës së Kampionëve

Statistika nga finalja e Ligës së Kampionëve

Barcelona shënoi tre gola, kurse Juventusi vetëm një, në finalen e Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Berlin.

Sa i përket posedimit të topit, Bianconerët e patën 39 për qind, kurse Blaugranët dominuan me 61 për qind.

Goditjet totale drejt portës ishin në favor të katalunasve (17:14), ndërsa brenda kornizës së portës, kampioni i porsashpallur goditi shtatë herë ndërsa, nënkampioni gjashtë herë.

Juve pati tetë goditje nga këndi, kurse Barca dy më pak. Pasimet e kompletuara të ekipit spanjoll ishin 491, derisa të bardhezinjve vetëm 277.


Dy kartonë të verdhë iu ndanë lojtarëve të Zonjës së Vjetër, kurse vetëm një për Blaugranët. /Telegrafi/