Transferimi i sulmuesit shqiptar në Inter është lëvizja më e mirë e këtij klubi drejt rikthimit në maje që prej kohës kur e ngritën trofeun e Ligës së Kampionëve në vitin 2010.
Lista e transferimeve të fundit të Interit nuk është se i shkon shumë kalibrit të lojtarëve që më parë luanin te Interi, shkruan Goal.
Saphir Taider, Ishak Belfodil, Zdravko Kuzmanovic, Yann M’Vila, Ezequiel Schelotto, Alvaro Pereira, Gaby Mudingayi, Matias Silvestre, Tommaso Rocchi, Ricardo Alvarez, Jonathan, Mauro Zarate, Angelo Palombo… Emrat janë të shumtë, por sukseset të pakta.
Që prej se e fituan Ligën e Kampionëve në vitin 2010, Nerazzurrët – fillimisht nën udhëheqjen e Massimo Morattit, dhe tani Erick Thohirit – e kanë fokusuar vëmendjen e tyre në blerjen e lojtarëve të kategorisë së dytë. Me shtrëngimet nga ‘Financial Fair Play’, ata pranuan që të mos kërkojnë më lojtarë si Ibrahimovic dhe Eto’o, por të mundohen të zbulojnë disa Maicon dhe Cambiasso tjerë.
Problemi, për shumicën e kohës, është se ata ia kanë huqur shënjestrës shumë. Duke u munduar që të bënin tregti të mirë, ata shpeshherë kanë përfunduar duke paguar shumë për të marrë shumë pak. Ata shpenzuar 5 milionë euro në të moshuarin Diego Forlan, rreth 9 milionë euro në Alvarezin, 5 milionë euro për Jonathanin dhe 10 milionë euro për Pereiran.
Doli që të jetë se kjo strategji po ju kushtonte më shumë se përpjekjet për t’i transferuar lojtarët më të mirë në të kaluarën, duke mos përfituar aspak nga ana sportive. Për ta përforcuar këtë fakt, vlen të përmendet se shumica e lojtarëve që fituan Tripletën u larguan me çmim të lirë dhe disa të tjerë u pensionuan, rënia e Interit nuk ishte befasi aq e madhe.
Fillimisht, tentimi për të nënshkruar me Xherdan Shaqirin nga Bayern Munichu u duk si një transferim i pamundur, mirëpo gjermanët shpejtë shprehën gatishmëri për të biseduar. Një pjesë e parave të transferimit u financua nga sponsori kryesor i Interit, Nike, për ta përmbyllur marrëveshjen, dhe rezultati ishte se 23-vjeçari shqiptar është bërë transferimi më i madh i Interit prej se ata u shpallën Kampion të Evropës për të tretën herë.
Zikaltërit kanë bërë ‘çuditërisht’ edhe disa transferime të mirë së fundmi, me Samir Handanovic, Mateo Kovacic dhe Mauro Icardi, të cilët e kanë dëshmuar vetën si lojtarë cilësorë për skuadrën. Por, asnjë prej tyre nuk ishin të klasit dhe të kalibrit të Shaqirit. Handanovic ishte, dhe është, një performues solid në portë. Kovacic dhe Icardi ishin talentë për të ardhmen, mirëpo që duhet të rriteshin ende.
Shaqiri, në anën tjetër, është i gatshëm tani. Ai tashmë është një lojtar që e bën dallimin në pjesën e sulmit, një lojtar me cilësi të mëdha. Siç e dëshmoi edhe në Kupën e Botës me Zvicrën verën e kaluar, ai ka kapacitet që ta mbajë peshën e skuadrës mbi supe. Pasi shënoi një het-trik ndaj Hondurasit për ta dërguar Zvicrën në fazën e eliminimeve, ai ishte ylli i kampionatit edhe përkundër humbjes ndaj Argjentinës në Sao Paulo.
Mos aktivizimi i tij këtë sezon në Allianz Arena ka qenë kriminal. Ndikimi i tij potencial në San Siro mund të jetë monumental.
Me huazimin e Lukas Podolskit, Inter ka krijuar një ndër repartet e sulmit më të mira në Serie A. Me gjermanin që i bashkohet Kovacicit dhe Shaqirit pas sulmuesit qendror Icardit, Roberto Mancini papritmas ka krijuar sulmin më eksploziv që Interi e ka pasur prej kohës së Leonardos.
Për më shumë, në këtë linjë të sulmit të gjithë janë të rinj dhe të uritur për trofe. Është një sulm që mund t’i bëjë tifozët e Interit të ëndërrojnë përsëri.
Mbesin ende disa shqetësime për mbrojtjen e skuadrën zikaltër, por një mënyrë për ta hequr presionin mbi mbrojtjen është përforcimi i sulmit, duke i bërë kundërshtarët që të fokusohen më shumë në mbrojtje. Për këtë, e keni shembull Manchester Unitedin.
Te Shaqiri, Interi ka gjetur një lloj lojtari i cili mund ta bëjë dallimin për ata që shpresojnë në rikthimin te Liga e Kampionëve. Liga italiane ka pasur një garë interesante deri më tani për vendin e tretë, mirëpo tani Nerazzurrët duket se do ta udhëheqin garën për këtë pozitë.
Ta marrësh një lojtar i cili do t’i përshtatej kampionit, Juventusit, deri në pikë të fundit dhe do t’i përmirësonte atë, padyshim se është një goditje e qëlluar.
Shumë kanë dyshuar në aftësitë e Mancinit për ta përmirësuar Interin pa shpenzuar shumë, por Shaqiri është rrëmbyer me para pothuajse të njëjta që janë shpenzuar për blerjet e Taider dhe Belfodil nga Ëalter Mazzarri. Nuk ka të bëjë me atë se sa shumë shpenzoni, por ku i shpenzoni ato.
Shaqiri mund të jetë transferimi i vitit në Serie A. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
Tifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos
Barcelona është e interesuar për 'Lamine Yamalin portugez'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!