LAJMI I FUNDIT:

Llamkos Kosova me më së shumti shikues në Kosovë

Llamkos Kosova me më së shumti shikues në Kosovë

Pas nëntë xhirove të luajtura në Superligë, saktësisht, 64 mijë e 200 shikues kanë qenë të pranishëm në stadiumet kosovare, në 53 ndeshje të luajtura me praninë e tifozëve. Stadiumi ‘Ferki Aliu’i Llamkos Kosovës në Vushtrri ka qenë më i vizituari me 11 mijë tifozë në pesë ndeshje.

Pas nëntë xhirove të luajtura, skuadra kampione e Kosovës, Llamkosi, është ekipi që ka numrin më të madh të përkrahësve në stadium. Në pesë ndeshje të luajtura në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri, Llamkosin e kanë përcjellë gjithsej 11 mijë shikues, apo thënë ndryshe, me një mesatare prej më shumë se 2 mijë fansave në ndeshje. Më së shumti shikues ka pasur në takimin derbi kundër Prishtinës, 4 mijë, të cilët kanë qenë të udhëhequr nga grupi “Forca”, raporton SportPlus.

Në pozitën e dytë në këtë aspekt qëndron Vëllaznimi i Gjakovës, ku në 5 ndeshje në stadiumin e qytetit, kanë qenë të pranishëm 10 mijë e 500 tifozë, të udhëhequr nga “Kuqezinjtë e Jakovës”. Besa e Pejës, kompleton podiumin me 8 mijë e 500 shikues në pesë ndeshje.

Për çudi, Prishtina, renditet në vendin katërt me vetëm 6 mijë e 400 shikues në 5 ndeshje dhe kështu është parë mungesa e tifozëve “Plisat” për klubin e tyre të zemrës. Për befasi, janë përkujdesur tifozët, “Xhimmat” e Istogut. Në 4 ndeshje, në stadiumin “Demush Mavraj”, janë mbledhur 6 mijë e 500 tifozë.


Skuadrat dhe numri i shikuesve

Llamkosi: 11.000 (5 ndeshje)
Vëllaznimi: 10.500 (5 ndeshje)
Besa: 8500 (5 ndeshje)
Istogu: 6500 (4 ndeshje)
Prishtina: 6400 (5 ndeshje)
Drenica: 5000 (4 ndeshje)
Trepça ’89: 4000 (4 ndeshje)
Trepça: 3900 (4 ndeshje)
Feronikeli: 3500 (5 ndeshje)
Ferizaj: 2000 (4 ndeshje)
Drita: 1900 (4 ndeshje)
Hajvalia: 1500 (4 ndeshje)