LAJMI I FUNDIT:

Basha: Në të ardhmen mund të luaj për Kosovën

Basha: Në të ardhmen mund të luaj për Kosovën

Këtë sezon do ta ketë shumë të vështirë të luajë tek kjo Torino, ndonëse udhëtimi i tij italian nuk ka qenë nga më të mirët. Serie C, Serie D, gropa financiare. Ai ka parë gjithçka në futbollin italian. Flet për mundësinë e rikthimit te Kosova Ja rrëfimi i Migjen Bashës në intervistën dhënë ‘Sport Ekspres’ në Shqipëri.

Ajo që të godet sapo takon Migjen Bashën? Simpatia ekstreme. As që bëhet fjalë që të vonohet në ndonjë stërvitje. Në Lozanë ka luajtur tre sezone dhe në Torino prej 2012-ës, u ngjit në Serinë A pasi me Atalantën arriti të luante shumë mirë. Po miqtë e tij, janë të njëjtët me të cilët ndan ditën si Dalip Limani, trajner i FC Savigny-Forel (kategoria e tretë Zvicër. Gjithmonë një njeri i rëndësishëm teksa ka luajtur 24 ndeshje në sezonin 2013-2014 i bllokuar nga dëmtime të shumta. Gjithsesi këtë sezon do ta ketë shumë të vështirë të luajë tek kjo Torino, ndonëse udhëtimi i tij italian nuk ka qenë nga më të mirët. Serie C, Serie D, gropa financiare, ai ka parë gjithçka në futbollin italian. Ja rrëfimi i tij…

-Migjen Basha, do të shkojmë pak larg. Le Lozanën për Serinë C, nëntë vjet më parë…
– Gigi Simone, presidenti i Lukeses kishte aksione në Lozanë. Një ditë të bukur kur isha në Katar me skuadrën kombëare zvicerane U-18, agjenti im më mori në telefon dhe më tha që do të marr një faks. Shkoj poshtë në sekretari dhe marr kontratën. Sapo pashë numrat lart thashë “jam dakord". Por nuk më thanë ku do të shkoja dhe me kë do të luaja. Më vonë më thanë për kategorinë ku luaja. Isha vetëm 17 vjeç.

-Ishte e rrezikshme?
-Sigurisht që po. Por kur je 17 vjeç dhe ajo që do të fitosh të shkruar në kontratë ndryshon puna. Ika për paratë, kjo është e gjitha. Nuk rrezikoja asgjë? Doja të luaja futboll. Në Itali ishte ëndërr. Isha tifoz i Interit. E admiroja atë kampionat


-Por probleme ke pasur pa fund…
-Po kishte momente mizerabele. Në fillim mund të hanim gratis në 5-6 restorante, por më pas jo vetëm të ngrënit, por edhe rrogën nuk e merrnim.

-Je penduar?
-Kurrë. E pashë se ishte ndryshe atje ku isha rritur unë dhe duhet të gjeja fatin diku tjetër. Shkova një kategori më poshtë dhe kuptova dhe i thashë vetes. Duhet të bësh sakrifica, kjo është jeta e futbollistit, miku im”!

-Por jo të gjithë …
-Natyrisht që janë superstarët që prezantohen direkt si Messi. Po Gattuso dhe të tjerët? 80% e lojtarëve kanë bërë sakrifica, duke iu dedikuar futbollit. Je shembulli për një fëmijë. Por realiteti është tjetër! Sot jam mesfushor i Torino. Çmoj çdo moment të kohës time. Ndonjëherë e mendoj për ato kohë kur nuk paguhesha dhe sesi përfundova në tokë. Gjithsesi nuk jam bërë pishman që ika nga Lozana. Luftova për të ngjitur të gjitha shkallët dhe ia dola.

-Por kur luan me Interin çfarë i thua vetes?
-Është e vërtetë që kur zbres në San Siro kujtoj gjithë atë sakrificë për të arritur deri atje. Sidomos herën e parë kisha shumë emocione. Në fillim s’po e kuptoja më pas thashë me vete, luaj këmbët se duhet të mbuloj këtë tipin që çuditërisht ka fanellën e Interit dhe sot e kam armik. Gjatë lojës nuk dëgjoj as tifozët. Jam i përqendruar për atë që do të bëj në fushë. Gjatë rrugës në autobus dëgjoj muzikë shqiptare, dhe më pas asgjë speciale.

-Në Itali është në krye taktika?
-Gjatë javës shohim 5 ndeshje të kundërshtarit dhe sesi do të çajmë lojën. Është shumë e lodhshme…

-Njerëzit janë korrektë dhe të sjellshëm në rrugë duke ditur se je futbollist i Torinos?
-Ka plot reagime. Ndalojnë të më shohin. Më ndalojnë. Zakonisht është shumë bukur. Madje shumë bukur sepse një njeri që njihet në rrugë brenda vetes gëzohet! Ndonjëherë edhe bërtitje "Forza Juve", por vetëm kaq. Pas ngjitjes dhe sezonit të mrekullueshëm të Europës, gjërat kanë ndryshuar…

-Ishte sezon i jashtëzakonshëm 2013-2014!
-Humbëm vetëm ndaj ekipeve të mëdha, por mund të kishim marrë më shumë…

-Një dëmtim i radhës?
-Po e mora gjatë fazës përgatitore sezonin e kaluar. Gjithë kohën e kam kaluar në Lozanë. Kam filluar vrapimet por kur të kthehem në fushë do të jem shumë pas të tjerëve. Duhet të punoj që të fitoj vendin e titullarit. Por sigurisht nuk është mënyra më e mirë për të nisur sezonin.

-Vendose që të luaje për ekipin kombëtar shqiptar. Ishte objektivi yt?

-Po luaj prej një viti e gjysmë. Është një ëndërr shumë e bukur. Gjithmonë kam dashur ta vesh atë fanellë. Unë e dashuroj Zvicrën. Kujdes. Ka qenë shumë stresuese që të mos luaja ndeshjet kualifikuese mes dy kombëtareve të mia. Zgjodha Shqipërinë, por jam nga Lozana, krenar që jam rritur në Zvicër.

-Mund të luash me Kosovën që tani ka një kombëtare?
-Tani vetëm miqësore të njohura nga FIFA, por kjo nuk do të thotë se nuk do të shkoj nesër. Më thirrën u përgjigja. Kaq mund të them në këtë moment.

-Si është të kthehesh në Zvicër?
-Kur vij këtu në Entrebois është bukur. Në pallatin tim dhe pjesa e madhe e njerëzve në Teleclub, që më ndjek e di cili jam. Është një komshi që sa herë më sheh nëpër shkallë bërtet: "Forca Torino"! Më pëlqen të vij këtu ku janë rrënjët e mia, sepse ndihem mirë.

S’i do gazetat

“Unë gjithmonë mendoj jetën time. Nuk më pëlqen të jem në gazeta Basha, Basha…! Ëndrra ime për të qenë futbollist u realizua prej kilometrave që kam bërë jo nga gazetat. Të jesh i kërkuar nga një skuadër është mirë, por nuk kërkoj gjë”, tha Basha.

Krenar

“Dua që në fund të karrierës të jem krenar për atë që kam arritur. Asnjë nuk ka nevojë për mirënjohje të përjetshme, veç asaj të familjes. Dua që ata të jenë krenarë për mua. në botën e futbollit harrohesh shpejt… vetëm nëse nuk je Messi, kujtohesh 10, 5 vite jo më shumë. Ndërsa familja është ndryshe”.

S’do të bëhet trajner!

“Nuk kam dëshirë që të jem pjesë e futbollit… Si dhe karrierën e futbollit nuk e kam shumë të planifikuar. Nuk është si puna. Trajner karriere? Pse jo? Duke dalë nga Zvicra e duke vazhduar ngjitjen… Por është shumë larg si vendim”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Premier League

"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit

Liga e Kampionëve
I

I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Serie A

"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores

Liga e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Tifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas

Tifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori