Me një epërsi prej 2-0 nga ndeshja e parë, Barcelona e Pep Guardiolas është favorit i madh i madh për të arritur në finalen e Wembleyt. Megjithatë, El Clasico i fundit edhe pse pritet të kalojë me Blaugranët dominantë, janë Los Blancos ata që do të kërkojnë rikthimin sensacional.
El Classico III
Gara: Gjysmëfinalja e parë Ligës së Kampionëve
Koha: 3 majl, 2011 – ora 20:45 në Ipko/Digitalb kanalet SS1/HD4
Vendi: Camp Nou, Barcelonë.
Visca El Barça
Barcelona e Pep Guardiolës do ta kërkojë fitoren e 126-të në Ligën e Kampionëve në histori të klubit ndaj Real Madridit, në sfidën kthyese para 100 mijë Blaugranëve.
Tensionet nga ndeshjet e kaluara nuk janë harruar ende dhe ashtu pritet të jetë dhe sfida kthyese, me shpresë në një referim jo kontravers.
Barcelona vjen nga një humbje shokuese në udhëtim te Real Sociedadi, ndërsa në sfidën kthyese tejet të rëndësishme, Barcelona do të hyjë me disa mungesa. Fitorja është objektivi kryesor për djemtë e Guardiolës, të cilët do të shpresojnë që Real Madridi të hapet dhe të luajë futboll.
Mission Impossible
Real Madridi do të hyjë në një tunel, për të ardhur deri te fushbeteja e El Clasicos së fundit. E po, ja që nuk ekziston fare dritë në atë tunel dhe vërtet rrezikohet mbajtja e asaj beteje përfundimtare.
Metafora e lartpërmendur qartë shpreh gjasat e Real Madridit në ndeshjen kthyese. Ato nuk janë të vogla, pasi Reali fare nuk ka gjasa që të kualifikohet.
Jose Mourinho pranoi publikisht se e kishte të pa mundur t’i motivojë lojtarët e tij për ndeshjen ndaj Real Zaragozës, duke vënë në pikëpyetje kredencialet e tij për ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Sidoqoftë, as pesimistët më të mëdhenj nuk duhet të besojnë se Real Madridi nuk është në gjendje që me një Jose Mourinho të jashtëzakonshëm ta bëjë rikthimin, megjithëse kjo është shumë e vështirë që të ndodhë…mos të themi e pa mundur.
Ndeshjet kokë më kokë
Real Madrid – Barcelona 0:2
Barcelona – Real Madrid 0:1
Real Madrid – Barcelona 1:1
Barcelona – Real Madrid 5:0
Real Madrid – Barcelona 0:2
Forma e Barcës
Real Sociedad – Barcelona 1:2
Real Madrid – Barcelona 0:2
Barcelona – Osasuna 2:0
Barcelona – Real Madrid 0:1
Real Madrid – Barcelona 1:1
Forma e Realit
Real Madrid – Zaragoza 2:3
Real Madrid – Barcelona 0:2
Valencia – Real Madrid 3:6
Barcelona – Real Madrid 0:1
Real Madrid – Barcelona 1:1
Përbërjet e skuadrave
Barcelona
Krahu i majtë mbetet pozita më problematike te Barcelona. Adriano dhe Abidal janë ende jashtë fushave të lojës, kështu që Carles Puyol, edhe ky vet në dyshim për sfidën, duhet të luajë në një pozitë të pa natyrshme për të. Sergio Busquets pritet të luajë në qendër të mbrojtjes, pasi sezoni tashmë ka përfunduar për Gabriel Militon
Në mesfushë, Andres Iniesta sipas të gjitha gjasave do të luajë në këtë sfidë, por nëse ai nuk do të jetë i gatshëm, atëherë vendin e tij do ta zë Seydou Keita. Nuk priten befasi në sulm.
Portieri i dytë Jose Pinto është i suspenduar.
Formacioni i mundshëm i Barcelonës (4-3-3): Valdes; Dani Alves, Pique, Busquets, Puyol; Xavi, Mascherano, Iniesta; Pedro, Messi, Villa.
Real Madrid
Real Madridi nuk pritet të bëjë ndryshime ekstreme për këtë ndeshje edhe pse ata duhet të luajnë me qëndrim më agresiv se në Bernabeu. Adebayor pritet të luajë në qendër të sulmit për ta shpërqëndruar mbrojtjen Blaugrane me atributet e tij fizike, ndërsa Ozil do të ketë rol më pivotal në këtë takim.
Pepe dhe Sergio Ramos janë të suspenduar, duke shkaktuar probleme në fazën defensive, përderisa Jose Mourinho do të jetë në tribuna. Mesfushorët Sami Khedira dhe Fernando Gago janë të lënduar.
Formacioni i mundshëm i Real Madridit (4-2-3-1): Casillas; Arbeloa, Carvalho, Albiol, Marcelo; Alonso, Diarra; Di Maria, Ozil, Ronaldo; Adebayor
Epilogu
Real Madridi duhet të hapet dhe kjo do t’i bëjë ata të ekspozohen para sulmit të jashtëzakonshëm të Barcelonës. Jose Mourinho ka thënë javën e kaluar se ai ndjen që finalisti tashmë dihet edhe pse ai sigurisht se beson në një rikthim. Megjithatë, që kjo të ndodhë, gjasat janë të vogla. Barcelona do ta shtrijë dominimin mbi rivalët e vjetër për të shënuar fitore në këtë takim.
Parashikim: Barcelona 2:0 Real Madrid
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje
Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit
Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë