Ka filluar lufta! Të gjithë në rresht, marsh – bëhuni gati për luftën, kjo është lufta. Të shtunën mbrëma heshtat dhe topat do të gumëzhijnë në fushëbetejen legjendare të Santiago Bernabeut. Nga njëra anë të zgjuarit nga varri me në krye gjeneralin impenjativ, imazhi i të cilit tremb çdo kundërshtar, Real Madridi i Mourinhos, do të presë në betejën e parë të luftës që fillon të shtunën, zgjat 18 ditë dhe ka katër beteja, ushtrinë e cila rrallë herë ka ditur të gabojë caqet kundërshtare, armata jashtëtoksore e mbretit të strategjisë Tiki-Taka, Barcelona nga planeti tjetër e Pep Guardiolas.
Koha: 16 prill, 2011 – ora 22:00
Vendi: Santiago Bernabeu, Madrid.
A e dini se?
Real Madridi ka fituar vetëm në ato ndeshje këtë sezon kur e ka pasur i pari epërsinë.
Klubi nga Bernabeu zakonisht ka shënuar herët në El Clasicot e luajtur në shtëpi, duke regjistruar shumë gola në 15 minutat e parë.
Këtë sezon, Reali është dëshmuar ekipi më i mirë ofensiv në kampionat në minutat hapës, duke shënuar 11 herë në 15 minutat e parë.
Lojtarët spanjollë te Real Madridi kanë shënuar vetëm dy gola këtë sezon (Sergio Ramos dhe Esteban Granero).
Mbretërit e Spanjës kanë pranuar më pak gola nga majtakët në La Liga këtë sezon (tre) dhe po ashtu kanë pranuar më pak gola nga ndërprerjet (tre).
Barcelona i ka fituar pesë ndeshjet e fundit ndaj Real Madridit, që përbën ecurinë më të mirë të tyre ndaj nëntëherë kampionit evropian.
Pedro është futbollisti i cili ka aritur të shënojë nga një herë në dy El Clasicot e fundit, përderisa Lionel Messi po ashtu ishte i suksesshëm në dy përballjet e fundit në Bernabeu. Messi nuk ka shënuar asnjëherë në përballjet me ekipet e Jose Mourinhos.
Skuadra e Pep Guardiolas ka pranuar më pak gola me kokë në La Liga se sa rivalët tjerë, por është ekipi që ka shënuar më shumë gola në La Liga jashtë 16 metërshit.
Më parë kemi shkruar se Reali është i mirë në 15 minutat e parë të takimit, por harrojeni – e tillë është edhe Barca. Blaugranët nuk kanë pranuar asnjë gol këtë sezon në këtë periudhë kohore.
Takimi i fundit
29 nëntor, 2010: Barcelona 5-0 Real Madrid
El Clasico i nëntorit do të mbahet gjatë në mend sa i përket praqitjes së kompletuar nga Barcelona, që luajti futboll prej planeti tjetër për t’i bërë rivalët e vjetër të duken shumë të pa rrezikshëm. Lionel Messi e kishte goditur shtyllën para se golat nga Xavi dhe Andres Iniesta ta vënë Barcën në avantazh pas pjesës së parë. Barca ishte e pa mëshirshme, pasi David Villa shënoi dy gola, ndërsa Jeffren Suarez nuk mungoi në listën e shënuesve, për rezultatin 5-0. Për Realin përfundoi edhe më keq ky takim, pasi Sergio Ramos u përjashtua nga loja.
Forma kokë më kokë
Barcelona – Real Madrid 5:0
Real Madrid – Barcelona 0:2
Barcelona – Real Madrid 1:0
Real Madrid – Barcelona 2:6
Barcelona – Real Madrid 2:0
Forma e Realit
Tottenham – Real Madrid 0:1
Athletic Bilbao – Real Madrid 0:3
Real Madrid – Tottenham 4:0
Real Madrid – Sporting Gijon 0:1
Atletico Madrid – Real Madrid 1:2
Forma e Barcës
Shakhtar – Barcelona 0:1
Barcelona – Almeria 3:1
Barcelona – Shakhtar 5:1
Villarreal – Barcelona 0:1
Barcelona – Getafe 2:1
Përbërjet e skuadrave
Real Madrid
Madrilenët në këtë takim do të mund të llogarisin në të gjithë futbollistët kryesorë, ndërsa pritet që të mungojë Fernando Gago për shkak të lëndimit. Esteban Granero është i suspenduar.
Los Blancos pritet të paraqiten në këtë takim me një formacion 4-4-2 i cili kryesisht për detyrë do të ketë shkatërrimin e mesfushës së Barcelonës dhe harmoninë e saj, ndërsa Mesut Ozil do të ketë për detyrë që ta ushqej Ronaldon me topa, i cili me siguri se do të jetë vendimtar për fatin e takimit. Ende nuk dihet se me cilin sulmues do të luajë Mourinho, por Adebayor sipas të gjitha gjasave do të luajë në El Clasicon e pare për të.
Formacioni i mundshëm i Real Madridit (4-4-2): Casillas; Ramos, Pepe, Carvalho, Marcelo; Khedira, Alonso; Ronaldo, Ozil, Di Maria; Adebayor.
Barcelona
Blaugranët do të udhëtojnë në Madrid me mungesa të theksuara. Ende nuk dihet nëse Puyol do të luajë në këtë takim, por kapiteni pritet të jetë i gatshëm. Eric Abidal dhe Krkic mungojnë për shkak të lëndimeve, ndërsa Mascherano është i suspenduar.
Çfarë të flitet për Barcelonën? Nuk ka kurrfarë dilemash. Formacioni tipik 4-3-3 nëse arrin që të orkestrohet pa problem nga Xavi dhe të harmonizohet edhe më mirë me Lionel Messi në sulm, atëherë Reali nuk do të ketë çfarë të kërkojë në këtë sfidë.
Formacioni i mundshëm i Barcelonës (4-3-3): Valdes; Alves, Pique, Busquets, Adriano; Xavi, Keita, Iniesta; Villa, Messi, Pedro.
Lojtarët kryesorë
Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
CR7 do të ketë për detyrë që të hakmirret në nderë të madrilenëve dhe në nderë të trajnerit të tij Jose Mourinho. Ronaldo mund ta bëjë këtë, posedon gjithçka për ta ç’nderuar Barcën, pasi me 28 golat në La Liga dhe 6 në Ligën e Kampionëve ka treguar se është futbollist prej superlative.
Lionel Messi (Barcelona)
Nga planeti tjetër! Definitivisht. Ky njeri nuk ka të ndalur. Pos që mund ta thyejë tabunë ndaj Jose Mourinhos për mos shënim të asnjë goli ndaj skuadrave të portugezit, nëse shënon ndaj Realit, ‘El Messiah’ do të arrijë në kuotën e 49 golave në të gjitha garat, me 29 të shënuar vetëm në La Liga.
Epilogu
Jose Mourinho e ka pasur në dorë Guardiolan para se ky i fundit ta ketë vënë nën hije portugezin në Camp Nou dimrin e kaluar, duke bërë që tani The Special One të quhet The Special Five, për shkak të pesë golave të pranuar. Ajo ndeshje thjeshtë e nënvizoi dominimin e Barcelonës në Spanjë. Një ripërsëritje e atij takimi është e pamundur dhe me Realin që do të kërkojë fitoren për të mbajtur edhe pak shpresë për titull (me tetë pikë më pak aktualisht) do të kërkojë fitoren në El Clasico para tifozëve të vet, ashtu si hakmarrjen për turpin e nëntorit të kaluar.
Parashikimi: Real Madrid 2-1 Barcelona
Cili është parashikimi juaj për këtë sfidë? Shprehuni në hapësirën për komente…
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje
Chelsea bën lëvizjen e parë për Garanachon - Man United i njofton për çmimin
Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë