Një javë para zhvillimit të ndeshjeve të para çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Telegrafi ju sjell një pasqyrë të të katër sfidave dhe parashikimet se cilat ekipe kanë më shumë gjasa për të qenë në katërshen e fundit.
Çerekfinalja e parë: Real Madrid – Tottenham Hotspur
Tottenhami deri tash ka qenë befasia e Ligës së Kampionëve duke triumfuar në fazën grupore ndaj kampionit në fuqi të kësaj gare, Interit, dhe duke eliminuar Milanin në 1/8-tën e finales.
Megjithatë Real Madridi i këtij viti është në një nivel tjetër nga dy gjigantët italianë. Kjo u dëshmua edhe në rundin e kaluar, kur Madridi bëri një paraqitje të shkëlqyeshme për të eliminuar Lyonin. Lideri i ekipit, Cristiano Ronaldo, i shoqëruar nga dyshja dinamike e mesfushës Angel Di Maria dhe Mesut Ozil, dhe me Karim Benzema që po gjen formën e tij, do të jenë vështirë të stopohen nga Tottenhami. Shqetësimi më i madh i madrilenëve do të jetë mbrojtja dhe pengimi i ritmit të lojës që zhvillon Tottenhami.
Në anën tjetër ekipi anglez rrezikon të jetë pa dy anësorët më të shpejtë të ekipit, Aaron Lennon dhe Gareth Bale. Mungesa e tyre do të vështirësonte edhe më shumë punët për Spursat.
Me një fjalë, Real Madridi është rivali më i vështirë i mundshëm për Tottenhamin, mbase përveç Barcelonës, dhe po ashtu vjen në kohën më të vështirë për Spursat.
Parashikimi: Real Madridi kualifikohet në gjysmëfinale
Çerekfinalja e dytë: Chelsea – Manchester United
Edhe pse është një derbi mes dy ekipeve angleze, kjo do të jetë sfida më interesante çerekfinale e Ligës së Kampionëve. Të dyja ekipet kanë një rivalitet të ashpër nga kampionati anglez, me Chelsean që vitin e kaluar për pak ia morri titullin Manchester United.
Sa i takon kualiteteve të dy ekipeve, pavarësisht disa muajve jo të kënaqshme, Chelsea aktualisht është rikthyer në formë. Blutë janë një shkallë më lartë me lojën fizike dhe ata këtë e dëshmuan duke fituar derbin e parë mes tyre në kampionatin anglez. Po ashtu, synimi i Chelesat këtë sezon është Liga e Kampionëve, pasi ata po ngecin në garën për titullin e Ligës Premier. Për më tepër kjo sfidë do të jetë edhe një shans për hakmarrje për Blutë për disfatën në finalen e vitit 2008.
Zbrazëtira te Chelsae do të jetë mungesa e David Luiz, i cili nuk është në dispozicion për garën evropiane. Në anën tjetër, shqetësimi më i madh i Djajve të Kuq do të jetë mbrojtja me Rio Ferdinand që do të vazhdojë të jetë jashtë fushe. Por Manchester pret edhe rikthimin e lojtarëve si Antonio Valencia, Ji-Sung Park dhe Darren Fletcher, dhe shpreson për rikthimin në formë të Wayne Rooney.
Parashikimi: Chelsae do të kualifikohet për në gjysmëfinale.
Çerekfinalja e tretë: Barcelona – Shakhtar Donetsk
Barcelona nuk pritet ta ketë aspak të vështirë këtë sfidë, duke marrë parasysh se eliminoi një ekip të fuqishëm si Arsenali në 1/8-tën e finales. Shqetësimi më i madh për trajnerin Pep Guardiolka do të jetë fakti se ndeshja e dytë në udhëtim ndaj ekipit ukrainas vjen menjëherë para ndeshjes El Clasico, ndaj Real Madridit.
Edhe pse gjasat janë të pakta, ukrainasit mund të bëjnë edhe ndonjë befasi. Në fazën grupore të garës ata dolën mbi Arsenalin, ndërsa eliminuan Romën duke mposhtur në të dyja ndeshjet në sfidën e 1/8-tës së finales. Nëse Shakhtar shënon gol në Camp Nou në ndeshjen e parë, ata mund të kenë ndonjë shans për ndeshjen e dytë.
Prapëseprapë, Barcelona është ekipi më i mirë në botë për momentin dhe gjasat janë shumë të vogla të eliminohet, aq më pak nga një ekip i papërvojë në garën evropiane, si Shakhtar.
Parashikimi: Barcelona fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinale.
Çerekfinalja e katërt: Inter – Schalke
Edhe pse jo një sfidë e nivelit të sfidave të tjera çerekfinale, megjithatë niveli dhe gara për të cilën zhvillohet kjo ndeshje i jep asaj një interesim. E veçanta e ndeshjes është sepse njëri prej rivalëve është kampioni në fuqi i kësaj gare Inter.
Sipas shumëkujt, Nerazzurët janë favoritët e kësaj ndeshje dhe jo vetëm pse janë kampionë, por pasi këtë e dëshmuan duke eliminuar një ekip tjetër më gjigant gjerman, Bayernin e Munichut.
Interi e ka rikthyer formën nën drejtimin e Leonardos dhe nuk duhet ta ketë të vështirë as përballë Schalke. Në anën tjetër ekipi gjerman ka edhe një disavantazh tjetër përveç kualitetit jo bindës në skuadër – Schalke sapo ka shkarkuar trajnerin Felix Magath që e solli ekipin deri në çerekfinale. Ardhja e trajnerit të ri, Ralf Rangnick, mund të sjellë freski në ekip, megjithatë ai do të ketë nevojë për më shumë kohë për të imponuar stilin e tij të lojës dhe për t’u përshtatur me ekipin.
Parashikimi: Interi fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinale
Orari i ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Më 5 prill dhe 13 prill zhvillohen ndeshjet e para dhe të dyta:
Çerekfinalja 1: Real Madrid v Tottenham Hotspur
Çerekfinalja 2: Inter Milan v Schalke 04
Më 6 prill dhe 12 prill zhvillohen ndeshjet e para dhe të dyta:
Çerekfinalja 3: Barcelona v Shahktar Donetsk
Çerekfinalja 4: Chelsea v Manchester United
Orari i ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve
26 prill dhe 4 maj:
1. Inter Milan / Schalke 04 v Chelsea / Manchester United
27 prill dhe 3 maj:
2 Real Madrid / Tottenham Hotspur v Barcelona / Shakhtar Donetsk
Finalja do të zhvillohet më 28 maj në Wembley të Londrës.
Se cilët do të jenë fituesit do të kuptojnë vetëm pas dy javësh. Deri atëherë, jepni mendimet dhe parashikimet tuaja në hapësirën për komente! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje
Chelsea bën lëvizjen e parë për Garanachon - Man United i njofton për çmimin
Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë