Humbja e Arsenalit nga Barcelona në Camp Nou nuk kaloi pa incidente, ndërsa gjqytari Massimo Busacca ishte njeriu që në fund ishte pjesë e kritikave të ashpra të Arsene Wenger dhe Robin Van Persiet.
Skuadra nga Londra ishte tejet e frustruar me disa vendime të marra nga Busacca, ndërsa Wenger besoi se skuadra e tij do të mund të kualifikohej lehtë po që se Van Persie nuk do të përjashtohej.
Por, nuk janë vetëm Topçinjt ata që ndihen keq për vendimet e gjyqtarit, ka dhe nga ata Blaugranë që ankohen, kështu që Telegrafi hedh një shikim në incidentet kryesore të ndeshjes së zhvilluar në Camp Nou, për të parë nëse vërtet Arsenali u dëmtua nga gjyqtari apo nëse ai ndryshoi kursin e këtij takimi.
Minuta e 27-të
Incident: Samir Nasri hyn në duel me Daniel Alves në fushën që i takon Barcelonës, ndërsa është mbrojtësi brazilian ai që u tregua i ashpër ndaj mesfushorit francez, duke marrë me vete edhe topin, por edhe vet Nasrin.
Vendimi i gjyqtarit: Nuk ka ndërhyrje, loja vazhdon.
Pse është kontraverse: Arsene Wenger ishte tejet i nervozuar pas kësaj ndërhyrje që e la Samir Nasrin të lënduar në tokë. Alves u duk që e mori topin, por dueli përfundoi me një ndërhyrje në formë gërshëre. Nuk ishte i vetmi rast kur gjyqtari lejoi vazhdimin e lojës edhe kur u duk se Barcelona shkaktoi ndërhyrje të pa lejueshme.
Rregullat: Duhet të akordohet goditje e lirë kur një lojtar godet ose tenton ta godasë një kundërshtar, apo tenton të ketë kontakt pa e prekur topin gjatë ndërhyrjes.
Verdikti i Telegrafit: Vendim i drejtë – Arsenali u nervozua me shumë vendime të gjyqtarit, por ai vërtet këtë arriti ta vërejë. Ndërhyrja e Alves ishte fizike dhe ai e zuri Nasrin me anë të ‘gërshërës’, por gjëja e rëndësishme në gjithë këtë është se ai preku së pari topin.
Minuta e 33-të
Incident: Abu Diaby ndërhyn në Lionel Messin brenda zonës së 16 metërshit, pikërisht para hundës së gjyqtarit.
Vendimi i gjyqtarit: Nuk ka ndërhyrje, loja vazhdon.
Pse ishte kontraverse: Barcelona ishte duke bërë presion për një shpërthim ndaj një ekipi të Arsenalit që u qëndroi valëve të shumta të sulmeve të Barcelonës dhe nuk ka dyshim se Blaugranët merituan një penalti. Gjyqtari ishte fare pranë vendit të incidentit dhe është dashur ta ketë parë ndërhyrjen e Diabyt në Messin.
Rregullat: Duhet të akordohet goditje e lirë kur një lojtar godet ose tenton ta godasë një kundërshtar, apo tenton të ketë kontakt pa e prekur topin gjatë ndërhyrjes. Nëse ndonjë prej këtyre rregullave thehet brenda zonës, atëherë skuadra kundërshtare fiton penalti.
Verdikti i Telegrafit: Vendim i gabuar – Gjyqtari ishte në pozitë të mirë për ta parë ndërhyrjen dhe ai bëri gabim të madh pse nuk akordoi penalti. Arsenali shpëtoi mirë me këtë gabim.
Minuta e 45-të
Incident: Nervoza në fushë rritet përderisa Wilshere rrëzohet në tokë pas një dueli. Lojtarët e Barcelonës nuk e mirëpritën këtë gjë dhe si rezultat paraqiten kacafytjet. Eric Abidal është parë duke vënë dorën në fytin e Van Persiet gjatë këtij incidenti.
Vendimi i gjyqtarit: Gjyqtari veproi mirë në këtë ‘mish-mash’, duke tentuar t’i qetësojë lojtarët. Ai nuk e ndëshkoi askënd pas incidentit.
Pse është kontraverse: Në ndonjë natë tjetër, Abidal do të përjashtohej nga loja. Ai qartë ngreu dorë mbi Van Persien dhe nëse gjyqtari do ta kishte parë këtë, atëherë Barcelona në pjesë të dytë do të kishte luajtur me 10 lojtarë.
Rregullat: Një lojtar përjashtohet duke u ndëshkuar me karton të kuq nëse sillet në mënyrë të dhunshme, siç është rasti te grushtimet.
Verdikti i Telegrafit: Vendim i gabuar – Abidal kishte fat që qëndroi në fushë. Disa javë më parë Abou Diaby ishte përjashtuar për një sulm të tillë ndaj një lojtari të Newcastle dhe askush vërtet nuk do të ishte ankuar po që se edhe Abidal do të ishte dërguar në zhveshtore për një dush të ftohtë.
Minuta e 46-të
Incident: Van Persie dhe Daniel Alves përplasen në fushën që i takon Barcelonës. Sulmuesi i Arsenalit tenton ta tejkalojë kundërshtarin brazilian, i cili rrëzohet në tokë duke mbajtur duart në fytyrë.
Vendimi i gjyqtarit: Ndërhyrje e pa lejueshme dhe karton i verdhë për Van Persien.
Pse është kontraverse: Van Persie sigurisht se e zuri Daniel Alvesin, por mbrojtësi brazilian u rrëzua shumë lehtë në tokë duke mbajtur më pas dhe duart për fytyrë. Sulmuesi holandez thjeshtë e preku pak me krahët e tij Alvesin dhe kjo ishte gjithë ajo që iu nevojit brazilianit për të shkaktuar telashe për Arsenalin.
Rregullat: Duhet të akordohet goditje e lirë kur një lojtar godet ose tenton ta godasë një kundërshtar, apo tenton të ketë kontakt pa e prekur topin gjatë ndërhyrjes, kërcen mbi kundërshtarin, akuzon kundështarin, sulmon ose tenton ta sulmojë, apo shtynë kundërshtarin. Një lojtar mund të ndëshkohet me karton të verdhë për çdo gjë që konsiderohet sjellje e dhunshme, sikurse që është grushtimi, sjellja jo sportive, apo thyerje e rregullave tjera, si p.sh, ndërhyrje të pa lejueshme në seri.
Verdikti i Telegrafit: Vendim i drejtë – Van Persie luajti rrezikshëm duke ngritur duart lart dhe duke shtyrë Daniel Alvesin, por ai e teproi kur e zmadhoi duke mbajtur duart për fytyrë. Ky vendim ishte krucial pasi më vonë Van Persie do të përjashtohet nga loja.
Minuta e 56-të
Incident: Van Persie tenton të hyjë brenda zonës së Barcelonës, por zihet thellë në pozitë jashtë loje. Ai nuk e dëgjon vërshëllimën e gjyqtarit dhe provon goditjen në gol.
Vendimi i gjyqtarit: Arbitri mendoi se holandezi po humbte kohë dhe ia tregoi kartonin e dytë të verdhë.
Pse është kontraverse: Vendimi dëshpëroi tifozët e Arsenalit, pasi xhirimet e ngadalsuara treguan se goditja e Van Persiet erdhi vetëm një sekond pas vërshëllimës së gjyqtarit. Vet sulmuesi holandez ishte kundër këtij vendimi, duke thënë se ai nuk e dëgjoi vërshëllimën për shkak të zhurmës së 95 mijë tifozëve.
Rregullat: Gjyqtari mund të japë një karton të verdhë për një lojtar i cili vonon lojën. Lojtari mund të përjashtohet nëse ndëshkohet dy herë me karton të verdhë.
Verdikti i Telegrafit: Vendim i gabuar – Gjyqtari mendoi se zbatoi rregullat, por ishte një vendim absolutisht qesharak. As një fije tolarancë nuk u shfaq nga gjyqtari, ndërsa fakti se koha mes vërshëllimës së gjyqtarit dhe goditjes së Van Persiet ishte vetëm një sekond, hedh kripë në plagët e Arsenalit. Ishte vendimi kryesor dhe vendimi më skandaloz që prej kohësh. Askush nuk do ta di kurrë se cili do të ishte rezultati po që se do të ishte në lojë Van Persie, por një gjë është e sigurtë – ndaj Barcelonës është vështirë të luash me 11 lojtarë, e lëre më me 10.
Minuta e 71-të
Incident: Një ndërhyrje e Laurent Koscielnyt e sheh Pedron të rrëzuar në zonën e 16 metërshit.
Vendimi i gjyqtarit: Penalti, pa karton të verdhë.
Pse është kontraverse: Vërtet, këtu nuk ka asgjë kontraverse. Arsenali nuk ka pasur të drejtë të ankohej pasi Pedro qartë u rrëzua në mënyrë të pa lejueshme në zonë. Francezi ka mundur të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë, por gjyqtari zgjodhi që të mos e tepronte me dy kartona të kuqë.
Rregullat: Duhet të akordohet goditje e lirë kur një lojtar godet ose tenton ta godasë një kundërshtar, apo tenton të ketë kontakt pa e prekur topin gjatë ndërhyrjes. Nëse ndonjë prej këtyre rregullave thyhet brenda zonës, atëherë skuadra kundërshtare fiton penalti. Në rast të kartonit të dytë të verdhë, lojtari përjashtohet.
Verdikti i Telegrafit: Ishte vendim i drejtë – Arsenali nuk ka mundur të ankohej për penaltinë pasi nuk do të ishte befasi nëse Koscielny do të përjashtohej nga loja. Busacca ndëshkoi të tjerë për ndërhyrje shumë më të lehta.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje
Chelsea bën lëvizjen e parë për Garanachon - Man United i njofton për çmimin
Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë