LAJMI I FUNDIT:

Çfarë mësuam nga kjo javë në Ligën e Kampionëve

Çfarë mësuam nga kjo javë në Ligën e Kampionëve

Faza e parë e 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve definitivisht është një për t’u mbajtur gjatë në mend. Kjo për faktin se kemi parë incidente të tipit të Superligës së Kosovës, rënie të italianëve dhe ngritje të anglezëve. Po ashtu Raul theu rekordin e kahmotshëm të Inzaghit… Por, çfarë kemi mësuar tjetër nga kjo javë në Ligën e Kampionëve?

Barcelona varet shumë nga një njeri

Mëngjesi i parë pas disfatës ndaj Arsenalit solli një numër lajmesh dhe deklarata për sfidën e zhvilluar në Emirates. Vendime të gjyqtarëve të cilat nuk ishin në anën e Pep Guardiolës, i cili nuk arriti që ta drejtojë në mënyrë adekuate skuadrën e tij, të paktën një herë në cilësinë e mysafirit, pasi që Barcelona nën Pep Guardiolan në Ligën e Kampionëve nuk di për fitore si mysafir (në fazat e eliminimit direkt).

Por, të injorohet mungesa e kapitenit Carles Puyol atëherë menjëherë injorohet dhe gjithë rëndësia e takimit ndaj Arsenalit. Barcelona ka dështuar t’i fitojë 10 ndeshje këtë sezon. Në tetë prej tyre, Blaugranët ishin pa Puyolin në përbërje të parë. Gerard Pique foli para ndeshjes ndaj Arsenalit për përqëndrimin dhe lidershipin e partnerit të tij. Xavi mendon se është lojtari më i rëndësishëm i Barcelonës.


Puyol mund të mos kënaqë estetikët e futbollit apo ata të fitores me teknikën e tij, por ai është njeriu më vital për Barcelonën. Mbrojtja duket shumë e dobët pa praninë e tij. Flakët e Real Madridit që po bën të pa mundurën për ta fituar titullin ashtu sikurse një ndeshje e dytë ndaj Arsenalit po e bën Barcelonën të dridhet. Barcelona nuk duhet të lejojë pranimin e golave. Pep, më mirë shpreso që Puyol është në kulmin e përgaditjes së tij për ndeshjen kthyese dhe për vazhdimin e sezonit në La Liga. No Puyol, No party.

Milani nuk është në formë të dobët, por është ekip i keq në Ligën e Kampionëve

San Siro edhe njëherë ishte kështjellë e futbollit evropian. Ekipi i vetëm të cilin Milani e ka mposhtur në atë impiant është Auxerre. Në fakt, skuadra franceze është ekipi i vetëm të cilin e ka mposhtur Milani në këtë garë. Forma në shtëpi duhet të jetë brengë e madhe për Massimiliano Allegrin edhe pse tani mund të jetë shumë vonë. Rossonerët mund ta kenë dëgjuar për herë të fundit këngën e tyre të preferuar në shtëpi, pasi e kanë shumë të vështirë kualifikimin ndaj Tottenhamit.

Një skuadër që ka shumë fitues të Ligës së Kampionëve ka humbur aftësinë për të diktuar ndeshjet në fushën e vet. Kuq e zinjtë mund ta fitojnë titullin në Itali, por ekziston dallim shumë i madh në klas mes tyre dhe disa prej skuadrave më kompetitive evropiane. Ekipet angleze i janë frikësuar Giuseppe Meazzas më shumë se çdo impianti tjetër evropian. Ata shumë rallë nxirrnin rezultate pozitive në atë fushë. Tre herë brenda katër sezoneve Milani ka pësuar prej skuadrave angleze në San Siro. Muret janë duke u afruar përreth Berlusconit. Muret janë duke u afruar përreth ekipit të tij të futbollit.

Roma është rrënuar. Shakhtari ekip i jashtëzakonshëm!

22 tetori i vitit 2008 është datë që duhet të mbahet mend. Është hera e fundit që Shakhtari ka pësuar humbje në shtëpi. Ishte humbje ndaj Sportingut në Ligën e Kampionëve, por një përvojë e tillë për ukrainasit ka munguar që nga ajo kohë. Është vërtet një ecuri e jashtëzakonshme. Mircea Lucescu ka ndërtuar një ekip me stilin e Jose Mourinhos. Ndjenja për të humbur një ndeshje në tokë të vet është e pa zakontë për skuadrën e tij. Arsenali është ekipi i vetëm që ka shënuar në Donbass Arena. Përkrah Tottenhamit, ukrainasit kanë qenë skuadra më e freskët dhe më dinamike në Ligën e Kampionëve.

Ata ishin fituesit e merituar të një grupi të vështirë, kjo me anë të futbollit atraktiv, impulsiv dhe të shpejtë. Pushimi i gjatë dimëror nuk ka ndikuar që ata të lëkunden. Ata ishin shumë të mprehtë për Romën në Olimpico dhe shkatërruan pa problem romakët. Me Douglas Costan, Jadson dhe Willianin ata kanë tri brazilianët më të mirë që luajnë jashtë Evropës. Roma ishte tepër e dobët, pasi posedon një numër pensionerësh. Me këtë skuadër, Roma nuk ka gjasa që ta eliminojë Shakhtarin, sidomos jo në Donetsk. Roma është dashur të fitojë në Olimpico dhe të mos pranojë gol. Ata nuk e bënë as njërën e as tjetrën. Shumë e vështirë që Roma të kualifikohet më tej.

Raul nuk është thjeshtë dekorim për Schalken, por futbollisti kryesor

Ish-kapiteni i Real Madridit mbetet lojtar vendimtar edhe në moshën 34 vjeçare. Spanjolli e ka thyer edhe njëherë, rekordin e golashënuesve nëpër garat evropiane për klube. Ai ia bëri bajat Valencias Ligën e Kampionëve me golin e tij të 70-të në karrierë në garat evropiane. Raul është legjendë e gjallë dhe niveli i punës së tij është vërtetë për t’ia pasur zili. Ai e ka marrë mbi vete Schalken, pas një starti të dobët në klubin gjerman, ndërsa tani është shndërruar në shtyllën kryesore të Felix Magath. Nuk është fshehtësi që Magath adhuron lojtarë me uri dhe qëndrueshmëri.

Raul e ka këtë në shpirt. Partneri i tij Klaas-Jan Huntelaar është komplet lojtar tjetër kur luan me kombëtaren, pasi është dashur të ishte ai bartësi kryesor, sepse kushtoi më shtrenjtë. Ekzistoi teoria që Raul kishte mbaruar dhe Schalke e ka marrë vetëm si dekorim nga Real Madridi. Ai e ka dëshmuar veten edhe njëherë. Një dozë e mentalitetit të tij nuk do t’i bënte keq aspak Milanit.

Barcelona është në kërkim të mesfushorit të gabuar

Ndaj Liverpoolit në Kupën FA të të rinjve në vitin 2009, Jack Wilshere bëri masakër në Emirates ashtu sikurse moshatarët e tij Liam Brady dhe Mesut Ozil, duke diktuar lojën dhe duke lansuar pasime. Ai shfrytëzoi topin sikurse një yo-yo, duke orkestruar mesfushën e Arsenalit me dominim dhe duke hyrë në kundërsulme kur ka pasur dëshirë. Në një ekip jashtëzakonsiht të ri, ai është ylli i ri i jashtëzakonshëm.

Ndaj Barcelonës në të njëjtin stadium, Jack Wilshere, reprezentuesi anglez, pikoi nga qielli. Po ka tendenca për mos zhvillim të Wilshere, mirëpo pa dyshim se 19 vjeçari është lojtari më i mirë në zhvillim te Arsenali që nga koha e Cesc Fabregas. Mund të jetë kapiteni ai që ka ADN-në katalanase, por ishte kolegu i tij i mesfushës ai që, në mbrëmjen epike të Emirates bëri kërdinë. Tinejxheri pasoi dhe ndërhyri si askush tjetër në fushë. Kaloi një nga një disa prej kampionëve të botës në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve dhe ai nuk është ende 20 vjeç. Lojtar me prespektivë për të cilin Arsenali mund të ndihet krenar.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

La Liga
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë:

Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"

La Liga
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje

Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje

Liga e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë

Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë

La Liga
Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit

Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori