LAJMI I FUNDIT:

Debat: A e ka humbur titullin Real Madridi?

Debat: A e ka humbur titullin Real Madridi?

Javier Camunas vuri duart mbi sy, më pas puthi unazën në dorën e tij të djathtë, i shoqëruar nga Carlos Aranda. Bashkëlojtarët e përqafuan, shkuan në vijën fundore dhe përshëndetën tifozët e Osasunas. Ishte bukur i realizuar dhe shumë i rëndësishëm po ashtu – i dërgoi ata tri pikë mbi zonën e rënies nga La Liga dhe po ashtu mund të ndërrojë kahjen e sezonit, kjo për shkak të besimit të marrë nga kjo fitore.

Por, përderisa Camunas dhe bashkëlojtarët e tij ishin duke festuar me delir, ishin lojtarët e Real Madridit të cilët kishin rënë në dëshpërim të thellë. Ata kanë pasur rastet e tyre, por dështuan t’i konkretizonin dhe tani me një gol dizavantazh 30 minuta pa përfunduar takimi, është normale që besimi të zvogëlohet. Atë shpejtë.


Nuk është hera e parë që madrilenët janë përulur nga një klub që po lufton për mbijetesë – Hercules dhe Almeria frikësuan keq Los Blancos, por tani ishte një atmosferë e ‘zezë’ e cila pëshpëriste në mendjet e futbollistëve të Mourinhos, se nuk do të ketë rikthim, as shpëtim. Tri ndeshjet e fundit zyrtare të Real Madridit janë fituar me një gol epërsi dhe pos kësaj erdhi dhe një barazim zhgënjyes ndaj Almerias – humbja në Reyno de Navarra ishte shumë e natyrshme.

Jose Mourinho zëvëndësim të trefishtë, duke sjellur në lojë Kakan, Xabi Alonson dhe Emmanuel Adebayorin, një lëvizje jo dhe aq e paramenduar e shahut, dhe në tentim që si baba ta shpëtojë vajzën e vet nga kidnapuesit, ai mori revolen duke u dalur ballë për ballë kundërshtarëve pa ndonjë mbrojtje, me gjoks të hapur.

Tek e fundit, një zëvëndësim i trefishtë në atë moment kur jeni në dizavantazh mund të jetë një ‘taktikë mjeshtërore’ po aq sa një ‘taktikë’ për të rikthyer të gjithë në mbrojtje kur jeni me një lojtar më pak. (Kujtojmë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në Camp Nou ndaj Barcelonës kur Interi i Mourinhos pësoi me rezultat 1-0, por u kualifikua në finale. Atëkohë The Special One bëri tri ndërrime.)

Zëvëndësimet nuk funksionuan dhe në mënyrë të pa evitueshme, Reali e humbi këtë ndeshje. Ndoshta edhe titullin në Primera Divizionin spanjoll…

Kjo për shkak se Real Madridi tani është në vendin e dytë, shtatë pikë prapa Barcelonës. Janë komplet tetë pikë që nga koha kur Barcelona e shkatërroi auran e Mourinhos dhe sharmin e Real Madridit në nëntor, duke detyruar presidentin Florentino Perez ta përshkruajë këtë si disfatën më të keqe në histori të Realit. Përderisa Real Madridi nuk hakmerret për atë poshtërim prej 5-0, ata do të humbin edhe më tutje në luftën kokë më kokë me Barcelonën, nëse ndodh rastësisht që të dyja ekipet të kenë pikë të njëjta në fund të sezonit.

Tani mund të arsyetoheni duke thënë se nën Juande Ramos në pjesën e dytë të sezonit 2008-2009 dhe nën Manuel Pellegrinin në sezonin 2009-2010, Reali i dha Barcës sfidë të vërtetë dhe mbajti gjallë shpresat e Los Blancos për titull deri në javët përfundimtare. Por, mund edhe të arsyetoheni se me ndeshjet ndaj Atletico Madridit (në shtëpi), Athletic Bilbaos (në shtëpi), Valencias (si mysafir), Sevillas (si mysafir), Villarrealit (si mysafir), Real Madridit (si mysafir) dhe Espanyolit (si mysafir), Barcelona e Pep Guardiolas mund të humbasë pikë, ndoshta ata as nuk do të pësojnë, e as nuk do të fitojnë. Për më shumë, Blaugranët do të pushojnë shumë lojtarë kryesorë për sfidat kruciale në Ligën e Kampionëve.

Por, kështu do të bëjë edhe Real Madridi, që luan deri në fund të sezonit ndaj Espanyolit (si mysafir), Atleticos (si mysafir), Bilbaos (si mysafir), Barcelonës (në shptëi), Valencias (si mysafir), Sevillas (si mysafir) dhe Villarrealit (si mysafir). Barcelona i ka fituar 15 ndeshjet e fundit radhazi dhe ka humbur vetëm pesë pikë në 21 ndeshjet e para, ndërsa deri në fund të sezonit Blaugranët kanë edhe 17 ndeshje në La Liga. Për më shumë, Barcelona mund të humbasë një ndeshje dhe të ketë besim – Real Madridi nuk guxon të dështojë në këto 17 ndeshjet e mbetura, e këtu e përfshijmë edhe ‘el Classicon’ në Santiago Bernabeu.

Mourinho thotë se ai nuk është emëruar trajner i Realit për të mposhtur Barcelonën – ai erdhi për të fituar trofe. Problemi është që nëse dëshiron të fitosh trofe, atëherë duhet ta përpunosh një plan për pushtimin e Barcelonës, ashtu sikurse bëri sezonin e kaluar në San Siro me Interin e tij legjendar.

Kudo që Reali shikon, e sheh Barcelonën – liderët e La Ligas, favoritët e Ligës së Kampionëve dhe rival i tyre potencial në finalen e Coppa del Rey. Barcelona është për Real Madridin sikurse një fantazmë që është ngjitur për hijen e Realit.

Barcelona ka shënuar 401 gola në 137 ndeshje nën Guardiolan dhe Messin, i cili realizoi dy herë ndaj Herculesit dhe ka realizuar 164 gola në total, për t’u bërë golashënuesi i katërt më i mirë në histori të Barcelonës. Barca po vazhdon me formën vrasëse për të thyer të gjitha rekordet e mbetura në kampionat dhe edhe pse ka zëra se nuk është më e mirë se gjatë sezonit 2008-2009, rekordet e tyre dhe lehtësia me të cilën ata po djegin kundërshtarët në Spanjë, e thonë të kundërtën. Barcelona duket e pa ndalshme.

Ndoshta këtë e di Jose Mourinho dhe po tenton të fshihet prapa arsyetimeve, por eklipsi nuk do të zgjasë aq shumë. Mourinho e kërkoi një sulmues për të kompletuar skuadrën e tij dhe ia sollën Adebayorin. Mourinho poashtu mund të pohojë se është sezoni i tij i parë në Bernabeu dhe se atij iu nevojitën dy vjet për ta bërë Interin kampion të Evropës, por ai po ashtu duhet të di se nëse nuk fiton asgjë në fund të sezonit 2010-2011, atëherë ky do të ishte viti i tretë me radhë për Real Madridin që do të qëndrojë duarbosh, ashtu sikurse gjatë viteve 2003-2006.

Ndoshta portugezi mund të fajësojë problemet jashtë fushe (sikurse që janë vështirësitë e fundit në marrëdhëniet me drejtorin Jorge Valdano) si indikator shpërqëndrues të performancave të ekipit të tij. Por përsëri, Barcelona poashtu nuk e ka një stol jashtëzakonisht të shëndoshë me të ardhmet e Guardiolas dhe Daniel Alves të pa sigurta, ashtu sikurse jo stabiliteti financiar.

Mourinho mbetet trajneri më i mirë në botë dhe njeriu ideal për ta shpëtuar sezonin e Real Madridit, por tani ka vetëm një barkë për ta mbajtur veten mbi ujë, në mes të oqeanit. Mund të jenë edhe 51 pikë për t’u fituar në 17 ndeshjet e mbetura në La Liga, por e vërteta e fuqishme dhe e pastër është që titulli nuk është në dorën e Real Madridit. Ata ia treguan një copëz të titullit Barcelonës në Camp Nou më 29 nëntor dhe që nga ajo kohë Blaugranët kanë vazhduar keqtrajtimin e Real Madridit, sa që tani e ka të tërin në dorë.

La Liga nuk është e Realit për t’u fituar, por është e Barcelonës për t’u humbur…

Çfarë mendoni ju lexues dhe fansa të nderuar, a do të humbasë Barcelona pikë sa ta rikthejë Real Madridin në luftën për titull dhe a do të kalojnë Los Blancos 17 ndeshjet e mbetura pa u mposhtur për të fituar në fund të gjitha titujt?

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

La Liga
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë:

Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"

La Liga
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje

Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje

Liga e Kampionëve
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë

Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë

La Liga
Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit

Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori