Me vetëm pak orë që na kanë mbetur për të hyrë në vitin 2011, është mirë të reflektojmë në 12 muajt e kaluar, të cilët u përcollën me ndeshje nga më interesantet dhe nga më të nxehtat, me tensione të mëdha, e gola fascinues, duke filluar që nga Liga e Kampionëve e deri te Kampionati Botëror.
Vërejtje: Ndoshta kemi harruar të fusim ndonjë prej ndeshjeve tuaja të preferuara, prandaj na shkruani në hapësirën për komente…
1. Manchester United 3–2 Bayern Munich (Çerekfinalja e Ligës së Kampionëve – ndeshja kthyese, 7 prill 2010).
Në përgjigje të një deficiti prej 2-1 nga ndeshja e parë, skuadra e Sir Alex Ferguson u ndez dhe tregoi formë të jashtëzakonshme në Old Trafford me një epërsi të shpejtë prej 3-0. Ivica Olic e ktheu Bayernin në lojë në fund të pjesës së parë, ndërsa pas përjashtimit të Rafael nga loja, gjermanët lanë ndoshta dhe gjakun në fushë për ta arritur golin i cili do t’i shpiente ata në gjysmëfinale, e ai i takoi Arjen Robbenit që realizoi një prej golave më të mirë këtë vit me anë të një voleji të ëndrrave.
2. Fulham 4-1 Juventus (1/8 e finales së Europa League, ndeshja kthyese, 18 mars 2010)
Ndoshta ishte kjo mbrëmja më dramatike e përjetuar ndonjëherë nga tifozët e mbledhur në stadiumin Craven Cottage. Goli hapës i David Trezeguet pas vetëm dy minutash lojë e vuri Juventusin në një epërsi prej 4-1 duke llogaritur dhe ndeshjen e parë, por ekipi i Roy Hodgson nuk ishte në disponim për t’u dorëzuar. Bobby Zamora dhe një dygolësh nga Zoltan Gera gjallëruan tifozët e mbledhur në stadium, para se Clint Dempsey tetë minuta pa përfunduar sfida ta eliminonte Juventusin, në ndeshjen më dramatike të përjetuar ndonjëherë në Europa League.
3. Inter 3-1 Barcelona (Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, ndeshja e parë, 20 prill 2010)
Përderisa ndeshja kthyese në Camp Nou e pa Interin duke bërë një heroizëm të pa përjetuar më parë, ishte kjo një ndeshje ku Nerazzurët e vunë njërën këmbë në finale. Do të ishte humbja e parë kjo për Barcelonën në atë sezon me dy gola diferencë, një humbje që nuk është dukur e tillë pas golit të herëshëm të Pedros. Interi u përgjigj me golat e Wesley Sneijder, Maicon dhe Diego Militos, duke dëshmuar kështu se skuadra e Jose Mourinhos nuk di vetëm të mbrohet, por edhe të sulmojë dhe të shënojë ndaj ekipeve më të mira evropiane.
4. Manchester City 0-1 Tottenham (Liga Premier, 5 maj 2010)
Ndeshja më e madhe atë sezon në Ligën Premier kishte tërhequr baste deri në 60 milionë funte, përderisa skuadra e Harry Redknapp kërkoi fitoren për të siguruar pozitën e katërt dhe vendin në Ligën e Kampionëve. Kushdo që do të kishte fituar do t’ia vinte fundin katërshes së madhe (të vjetër), por ishte Tottenhami që nuk u mjaftua me barazim dhe kërkoi kualifikim të pastër në garën më prestigjioze evropiane. Pasi Tottenhami pati punë me Interin të cilin e mposhti në shtëpi, tani Spursat do të përballen me Milanin në rrethin e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
5. Bayern Munich 0-2 Inter (Finalja e Ligës së Kampionëve, 22 maj 2010)
Dy skuadrat hynë në ndeshje me idenë për të krijuar një tripletë historike të titujve të fituar. Jose Mourinho doli të ishte fituesi i madh, duke marrë komplimente të mëdha dhe duke siguruar punën e re te Real Madridi pak ditë më vonë. Diego Milito ishte ylli kryesor me dy gola në këtë ndeshje, duke zbuluar pikat e dobëta të mbrojtjes bavareze të cilën e dënoi me një finish prej një eksperti. Massimo Moratti u kënaq më së shumti si president i Interit, por shtrohet pyetja nëse ndonjëherë do të përjetohet në Meazza epoka e ashtuquajtur ‘Mourinho’?
6. Gjermani 4-1 Angli (1/8 e finales së Botërorit 2010, 27 qershor 2010)
Gjermania copëtoi edhe Anglinë edhe Argjentinën gjatë Kampionatit Botëror, por kjo ndeshje e siguroi vendin në listën tonë për shkak të dramës në fund të pjesës së parë e cila ia bëri me dije FIFA-s që të nisë përdorimin e teknologjisë në vijën e golit. Miroslav Klose dhe Lukas Podolski ia dhanë Gjermanisë epërsinë prej 2-0 falë një futbolli tejet sulmues. Anglia u përgjigj me një gol me kokë nga Matthew Upson dhe u duk se do ta barazonte rezultatin para pushimit të pjesës së parë kur goditja e Lampard qartazi kaloi vijën fatale. Goli nuk u pranua nga gjyqtarët uruguaian, ndërsa në pjesën e dytë Mesut Ozil ia bëri bajat futbollin Gareth Bales, me ç’rast Thomas Muller kompletoi turpërimin e Anglisë.
7. Uruguai 1-1 Gana (Pas penaltive 4-2) (Çerekfinalja e Botërorit 2010, 2 korrik 2010)
Për shumë ky Botëror ishte një prej kampionateve me futbollin më të shëmtuar të parë ndonjëherë, kjo ndoshta për shkak të ndeshjeve të para. Kjo ndeshje, ose më mirë thënë sekondat finale të vazhdimeve, na detyruan ta përjetojmë dramën më të madhe që kemi parë ndonjëherë në futboll. Goli hapës i Sulley Muntarit nga distanca nuk bëri asgjë pos që e nervozoi Diego Forlanin që ia teroi portierit Muslera. Në vazhdime Luis Suarez u detyrua ta shpëtojë një gol të sigurtë të Ganës me një prekje me dorë, me ç’rast u përjashtua. Penaltinë nuk e konkretizoi Asamoah Gyan i cili goditi shtyllën, që natyrisht përbën një prej momenteve më të çmendura në historinë e Botërorëve.
8. Holandë 0-1 (pas vazhdimeve) (Finalja e Botërorit, 11 korrik 2010)
Ashtu sikur vet Botërori që nuk u dallua me futbollin më të bukur, ashtu edhe kjo finale ishte tejet e baraspeshuar, por në fund fitoi futbolli dhe ekipi më i mirë në Afrikën e Jugut. Një skuadër agresive holandeze u shfaq tejet e rrezikshme, këtë më mirë e dëshmoi dueli kung-fu i Nigel De Jong me Xabi Alonson. Arjen Robben e dëshmoi egoizmin e tij prej një sharlatani kur dy herë u gjend vet me portierin dhe nuk shënoi, madje refuzoi të pasonte te bashkëlojtarët kur kishte mundësinë. E loja tiki-taka e Barcelonës u shpagua në fund, me Andres Iniestan që me një goditje detyroi Johannesburgun të shpërthejë me britmat – Espana, Espana, Espana!
9. PSV 10-0 Feyenoord (Eredivisie, 24 tetor 2010)
Situata e tmerrshme në të cilën gjendet gjiganti holandez Feyenoord u reflektua edhe njëherë para tërë botës, kur PSV i djegi apo më mirë thënë i ndau në gjysmë me rezultat të pastër 10-0.
10. Barcelona 5-0 Real Madrid (La Liga, 29 nëntor 2010)
Barcelona shfaqi një prej paraqitjeve më të mira në historinë e futbollit kur deklasoi rivalët e përbetuar, Real Madridin e Jose Mourinhos dhe atë me një futboll të jashtëzakonshëm. Jose Mourinho e përshkroi humbjen si rezultat ‘historikisht më i keqi për klubin’, përderisa Los Blancos ishin viktimë e makinerisë e cila dëshmoi se nuk ka të ndalur.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë
Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë