Të dielën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Giuseppe Meazza do të parakalojnë dy prej ushtrive më të armiqësuara, në gjendje lufte që prej më se një shekulli, armata Benitez, përballë ‘falangës së kuqe’ të Massimilano Allegrit, Interi kundër Milanit, 18 tituj kundër 17, në derbin numër 175…
Në kërkim të ringjalljes
Kampioni aktual i Evropës, Inter, ka vuajtur nën drejtimin e trajnerit Rafael Benitez. Arsyet për këtë janë të shumta, por fakt është se Interi nuk është ai i sezonit të kaluar, as në Itali e as në Evropë.
Interi në Derbi della Madonnina do të hyjë në pozitën e katërt me 20 pikë nga 11 ndeshje, tri më pak se rivali lokal Milan. Forma e Interit këtë muaj është poashtu katastrofale. Pasi u shkel nga Tottenhami në White Hart Lane, dy barazimet prej 1-1 ndaj Brescias dhe Lecces flasin më shumë për formën e Nerazzurëve.
Mbrojtja e Interit e ka pasur të vështirë këtë sezon, përkundër faktit se ka pranuar vetëm gjashtë gola, statistikë kjo më e mira në Serie A. Lëndimet e Diego Militos kanë bërë që sulmi i Interit të vuajë me vetëm 13 gola në 11 ndeshje, tre më pak se vendi i nëntë Palermo. Froma e Interit në shtëpi është më e dobët se kurrë, me tri barazime në pesë ndeshje në të gjitha garat në San Siro. Interi nuk di për fitore në shtëpi që prej 22 shtatorit.
Përsëri, Interi ka treguar në të kaluarën se është kampion në Derbi della Madonnina, pasi ka dalë trimfues në tri ndeshjet e fundit. Njerëzit e Benitez e dijnë se një fitore do t’i bënte ata liderë para Rossonerëve. Një humbje do t’i distanconte gjashtë pikë nga Milani.
Hakmarrja opsion i vetëm!
Cinikët më të mëdhenj ende mund të kenë rezerva për gjasat e Milanit për Scudetto këtë sezon, por me pjesën tjetër të sfidantëve që po vuajnë nga paqëndrueshmëria, skuadra e Massimilano Allegrit ka gjasa të mëdha për ta fituar Scudetton pas gjashtë vitesh.
Milani hyn në ndeshjen e të dielës duke e ditur se ka rastin për t’u larguar gjashtë pikë ndaj konkurrentit të drejtpërderjtë, Interit. Për momentin kuq e zinjtë janë liderë me 23 pikë, një pikë më shumë se vendi i dytë Lazio. Fitorja prej 3-1 ndaj Palermos e Milanit ishte fitorja e gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit.
Milani ka vuajtur në mbrojtje dhe ka pranuar 11 gola në po aq ndeshje këtë sezon në Serie A. Për ta sqaruar më mirë, skuadra më e trofeshme në botë ka pranuar më shumë gola se Parma, që ka po aq pikë sa Bologna në pozitën e 18-të. Sidoqoftë, gjigantët milanezë kanë qenë të jashtëzakonshëm në sulm, me 20 gola në 11 ndeshje, që i bën ata me sulmin më të mirë pas Juventusit.
Sidoqoftë, skuadra e Allegrit do të duhet që ta mbyllë mbrojtjen për të rigjetur mentalitetin e ndeshjeve të mëdha. Milani ka dështuar të fitojë ndaj skuadrave të mëdha këtë sezon. Barazoi me Lazion në Romë, humbi ndaj Juventusit në San Siro dhe gjithashtu dështoi totalisht ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve. Derbi është rast i përkryer për Silvio Berlusconin që të kërkojë paraqitje të veçantë nga të urdhëruarit e tij.
Lajmet e ekipeve
Inter
Sulley Muntari, McDonald Mariga, Thiago Motta, David Suazo, Maicon dhe Walter Samuel, nuk do të jenë të gatshëm për derbi për shkak të lëndimeve. Benitez pritet të luajë me formacion 4-2-3-1 që do ta shohë Goran Pandevin, Wesley Sneijderin dhe Samuel Eto’on në një mesfushë ofensive prej tri lojtarëve, përderisa Diego Milito pritet të luajë i vetmuar në sulm.
Milan
Daniele Bonera, Alexandre Pato, Filippo Inzaghi dhe Massimo Oddo, janë jashtë sfidës për shkak të lëndimeve. Zërat e fundit thonë se Ronaldinho mund të lihet në pankinë, me Clarence Seedorfin si trikuartist dhe Robinhon me Ibrën në maje të sulmit.
Forma kokë më kokë
Inter 2-0 Milan
Milan 0-4 Inter
Milan 0-2 Inter
Inter 2-1 Milan
Milan 1-0 Inter
Forma e Interit
Lecce 1-1 Inter
Inter 1-1 Brescia
Tottenham 3-1 Inter
Genoa 0-1 Inter
Inter 1-1 Sampdoria
Forma e Milanit
Milan 3-1 Palermo
Bari 2-3 Milan
Milan 2-2 Real Madrid
Milan 1-2 Juventus
Napoli 1-2 Milan
Lojtarët kyç:
Wesley Sneijder (Inter)
Sneijder është tani i gatshëm fizikisht dhe mund të startojë ndaj Milanit. Holandezi ka munguar në barazimin e fundjavës ndaj Lecces për shkak të anemisë dhe rikthimi i tij të dielën do të jetë krucial për Interin që ka vuajtur për gola dhe kreativitetin e tij. Vizioni i Sneijderit dhe aftësia e tij për të lidhur mesfushën me sulmin do të jetë i rëndësishëm në këtë ndeshje.
Zlatan Ibrahimovic (Milan)
Zlatan Ibrahimovic ka luajtur ndaj Interit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar për Barcelonën, por nuk arriti të bëjë asgjë. Tani me Milanin ai do ta ketë rastin për t’u dëshmuar përsëri ndaj ish-klubit. Suedezi ishte lojtari kryesor i Interit në Scudettot e fituar në vitet 2007, 2008 dhe 2009. Aftësia e tij për të krijuar diçka konkrete nga asgjë do të jetë me rëndësi ndaj mbrojtjes zi-kaltër që ka shfaqur dobësi së fundmi.
Formacioni i mundshëm i Interit (4-2-3-1): Julio Cesar, Marco Materazzi, Lucio, Christian Chivu, Ivan Cordoba, Javier Zanetti, Dejan Stankovic, Samuel Eto’o, Wesley Sneijder, Goran Pandev, Diego Milito.
Formacioni i mundshëm i Milanit (4-3-1-2): Christian Abbiati, Alessandro Nesta, Thiago Silva, Luca Antonini, Ignazio Abate, Andrea Pirlo, Matthieu Flamini, Gennaro Gattuso, Clarence Seedorf, Robinho, Zlatan Ibrahimovic.
Epilogu
Ky është një derbi, që do të thotë se forma nuk do të ketë aspak rëndësi. Gjithçka varet nga performanca momentale e ekipeve. Interi ka lëndime, përderisa Milani ka vuajtur në mbrojtje. Dikush mund të presë shumë gola në Meazza të dielën, por një moment magjik mund ta vendosë ndeshjen. Zlatan Ibrahimovic që llogaritet si dështak në ndeshjet e mëdha dhe Samuel Eto’o në formë të zjarrtë pritet të jenë protagonistët.
Parashikimi: Inter 1-1 Milan
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje
Real Madrid është klubi i parë që fiton një miliardë euro në një vit
Chelsea bën lëvizjen e parë për Garanachon - Man United i njofton për çmimin
“Xhaka mund t'i bashkohet Real Madridit”, ish-sulmuesi zviceran thotë se Graniti mund ta pasojë Modricin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë