Ndoshta titulli duket paksa i çuditshëm, por kësaj radhe vendosëm që të përdorim titullin e librit të Dritëro Agollit, “Shkëlqimi dhe Rënia e Shokut Zylo”, me një modifikim fare të vogël, në atë që tani ne e quajmë “Shkëlqimi i CR7 dhe Rënia e Shokut Messi”.
Ju kujtohet një vit më parë kur keni pasur rastin ta lexoni një prej editorialeve më të veçanta që si subjekt pati Lionel Mesin dhe ‘jashtëtokësorizmin’ e tij. Por, harrojeni tani Messin, sepse këtu pari ka filluar të ri-shkëlqejë një yll i ri, një yll që është lindur i tillë, që po lë gjurmë si i tillë, e që do vdesë si i tillë, Cristiano Ronaldo i njohur si CR7.
Sezoni i jashtëzakonshëm i Cristiano Ronaldos me Manchester United, kur pati shënuar 42 gola në të gjitha garat, e dërgoi portugezin te skuadra me lojën më të mirë sot në botë, Real Madridi. Sezoni i parë për Ronaldon ishte sa fantastik aq edhe zhgënjyes, pasi që në skenë ishte një aktor tjetër, i quajtur atëkohë si ‘joplanetar’, Lionel Messi.
Sezoni i ri 2010-2011 duket të jetë destinuar plotësisht për Cristiano Ronaldon. Superylli portugez ka shënuar deri në këtë moment dhjetë gola në La Liga, pa e përfshirë atë goditjen fenomenale ndaj Milanit.
Ronaldo këtë sezon po tregon gjithçka dhe kur themi gjithçka, kemi të bëjmë me GJITHÇKA. Ndaj Milanit, Ronaldo kreu pothuajse vetë gjithë punën. Heroi i vitit të kaluar në Bernabeu, Pato, shkaktoi një goditje dënimi. Më pas, vjen në skenë njeriu i duhur për ekzekutime. Pasi kapi topin me një lehtësi të jashtëkonshme, e përcjellur me klas e elegancë të paparë, Cristiano e lë topin në fushëbetejë, për t’ia dhënë goditjen kundërshtarit.
Shikon njëherë Ozilin, i cili hedhë flokët menjëanë me shenjë që Ronaldo ta marrë përgjegjësinë. Shikon njëherë përreth dhe përqëndrohet te portieri Amelia. Shikimi i tij prej një ikone shpon ndërgjegjen e porterit të Milanit, që humb veten dhe nuk di ta pozicionojë si duhet murin e gjallë. Zhvendohet tri hapa mbrapa, hap këmbët në stilin e tij, frymon thellë dhe gjithë sytë kthehen kah CR7. Fillon vrapin dhe të gjithë ngadalë ngriten në këmbë, të shtangur në pritje të konkluzionit dhe…ndizet i gjithë stadiumi. Cristiano Ronaldo ka shënuar gol ndaj Milanit, të cilit iu gëzua më shumë se një fëmijë. Gjithë Bernabeu në këmbë.
Me që jemi tek golat, mbetemi tek golat dhe te ndeshja e zhvilluar ndaj Racing Santanderit ku portugezi realizoi katër gola. Shpejtësia e Ronaldos u shfaq edhe njëherë në horizont, kur Gonzalo Higuain lanson një top në zonë. Cristiano Ronaldo si tigër i vërtetë hyn brenda dhe realizon gol. Pas golit të parë që dëshmoi shpejtësinë, i kthehemi golit të tretë që shfaq qëndrueshmërinë. Një harkim ashtu të zakonshëm, nuk e kap dot Cristiano, që pasi shkoi në publik, u kthye si vigan, mashtroi një herë e lehtë mbrojtjen mysafire dhe shënoi gol të bukur nga afërsia.
Definitivisht Crisitano Ronaldo po rikthehet në formën më të mirë, duke lënë nën hije Lionel Messin. Ronaldo ka filluar të shfaqë shpejtësinë rinore, qëndrueshmërinë e një kolosi, moralin e një tigri, kreativitetin e një piktori në asistime, shpejtësinë e një leopardi, dhe…çfarë ka tjetër që nuk kemi përmendur për këtë njeri, për këtë njeri që është shembull i fëmijëve tanë, shembull i një mentaliteti që nuk e ka në fjalor të vetin fjalën dorëzim.
Në ringjalljen e Ronaldos ka luajtur rol serioz strategu më karizmatik në histori të futbollit, Jose Mourinho, që si mjeshtër i moralit që është, arriti që ta zgjojë nga foleja skifterin e quajtur CR7. Motivatori i Ronaldos, tani duket të jetë njëkohësisht dhe shkatërruesi i Messit, pasi që ishte Mourinho ai që zbuloi ‘vaksinën’ kundër sëmundjes së quajtur Barcelona, me ç’rast duhet të ndalësh ‘bakterien’ e quajtur Lionel Messi.
Por, çdo anë e bardhë, ka dhe anën e zezë të saj. Në fakt, nuk është që kemi të bëjmë me ndonjë të ‘zezë’ të madhe, por për ata që njohin Ronaldon është çështje brengosëse. Ju kujtohet Alessandro Nesta dhe fluturimet e tij në publik nga Ronaldo? Atë fansat duan ta shohin më shpesh. Janë driblimet ato për të cilat po flasim. Në driblim, Messi mbetet kampionë i kampionëve, por nuk është e thënë që Ronaldo nuk di të driblojë, por ende nuk e ka gjetur elementin e tij, elementin e driblimit në vrap, shkatërrues për rivalët.
Për Lionel Messin dhe aftësitë e tij nuk ka nevojë të flitet shumë, pasi që ai është i dëshmuar nga sezoni i kaluar. Por, a thua vallë pse ka dështuar Messi në Botëror? Nëse këtu ka faj Maradona, pse vallë ‘El Messiah’ nuk po tregon atë që tregoi sezonin e kaluar? Është pikërisht ajo arseyja – Xavi dhe Iniesta. Kur këta dy futbollistë, njëri prej tyre nëse është i lënduar, atëherë ‘lëndohet’ në njëfarë mënyre edhe Lionel Messi. Pa dy mjeshtrit e futbollit, dy artistët e Camp Nou, i ashtuquajturi ‘Zoti’ nga Samuel Eto’o, Lionel Messi, nuk po arrin që të shfaqë elegancën dhe prepotencën ikonike të sezonit të kaluar, kur theu, shkatërroi e djegi gjithçka. Duket se tani ia ka lënë vendin rivalit të tij të përbetuar, Ronaldos.
Këtu është vendi që të flasim për Ronaldon e jo për rivalin e tij Lionel Messi, por medoemos duhet të përmendet fakti, që ‘el Messiah’ këto ditë nuk po dëgjohet, përkundër golave. Tani rolet siç duket janë ndërruar në krahasim me sezonin e kaluar. Tani jashtëtokësori është Ronaldo, heroi është Ronaldo dhe lojtari më i mirë në botë është Ronaldo…apo jo?
Natyrisht, përgjigjen e kësaj pyetje do ta kuptojmë më 28 nëntor në ‘el Classico’, por duam të dimë nga ju lexues të nderuar, tifozë të Real Madridit dhe Barcelonës, të Lionel Messit e Cristiano Ronaldos, e të futbollit në përgjithësi, se a ka filluar shkëlqimi i Ronaldos dhe rënia e Lionel Messit? Cili është lojtari më i mirë i planetit? Shprehuni në hapësirën për komente….
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAfati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Manchester United interesohet për yllin e Real Madridit
'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit
Real Madridi interesohet për transferimin e yllit të Interit
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë